Video

Maqedonia refuzon ndihmat nga Kosova – News, Lajme – Vizion Plus

Loading...

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV

Maqedonia nuk ka pranuar ofertën për ndihmë të Kosovës, e cila kishte shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa të forcës së sigurisë për të ndihmuar rajonin e Tetovës në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga përmbytjet. Forcat e sigurisë dhe njësitet e posaçme mund të ndihmonin autoritetet maqedonasve edhe në operacionet e kërkimit për 6-vjeçaren e zhdukur në Shipkovice, ku tashmë në ditën e katërt nuk ka ende asnjë gjurmë të Rina Ahmetit. Por nuk mjafton me kaq, pasi gjatë ditës së djeshme është raportuar nga autoritetet kufitare në Maqedoni se është penguar hyrja e disa kamionëve me ndihma nga Kosova për banorët shqiptarë të zonave të prekura. Siç raporton agjencia e lajmeve INA, kampionëve u është kërkuar të ndjekin procedurat e rregullta në doganë, që për më tepër kërkojnë kohë. Të pyetur nga mediat në lidhje me këtë çështje, zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe policisë nuk kanë qenë të gatshëm për koment. Katër persona janë konfirmuar të vdekur nga përmbytjet që goditën rajonin e Tetovës, ndërsa autoritetet shpallën disa ditë zie për viktimat dhe vazhdojnë të mbështesin në terren me forca të shumta banorët e zonave të prekura.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Maqedonia refuzon ndihmat nga Kosova – News, Lajme – Vizion Plus Maqedonia refuzon ndihmat nga Kosova – News, Lajme – Vizion PlusRating: 5.0
To Top