Video

Maqedonia e zhytur në krizë – News, Lajme – Vizion Plus

Loading...

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV

Kur Maqedonia ndodhet ne udhëkryq, ne mesin e nje krize politike dhe institucionale, saktësisht tre muaj pas mbajtjes se zgjedhjeve pa qeveri, mediat ne vend njoftojnë se presidenti Ivanov do te zhvilloje nje vizite 10 ditore ne Australi, duke nisur nga data 24 mars deri ne 4 prill. Gjithnjë sipas mediave, kreu i shtetit nuk do te zhvilloje aty asnje takime te nivelit te larte, por është ftuar per te marre pjese ne disa aktivitete te organizuara nga diaspora maqedonase ne Australi. Analistet gjykojnë se dy mund te jene arsyet per këto pushime te zgjatura te kreut te shtetit ne kontinentin e largët: Ose ai ka ndërmend t’i dorëzohet presionit te ndërkombëtareve dhe te japë mandatin per qeverinë gjate këtyre diteve, e pastaj te largohet per te shmangur protestat e mbështetësve te VMRO-se, ose nuk synon te jape mandatin, por kerkon te largohet pikërisht per t’iu shmangur presionit ne rritje te ndërkombëtareve. Te premten, duke prezantuar programin qeveritar kreu i LSDM-se i beri edhe njëherë thirrje presidentit t’i jape mandatin. Por ne nje reagim menjëherë me pas, VMRO theksoi se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e reja.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Maqedonia e zhytur në krizë – News, Lajme – Vizion Plus Maqedonia e zhytur në krizë – News, Lajme – Vizion PlusRating: 5.0
To Top