Video

Maqedoni, vritet me atentat kreu i komunës Bogovinë – News, Lajme – Vizion Plus

Loading...

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV

Vritet me arme zjarri kryetari i komunës se Bogovines ne Maqedoni, Hazbi Idrizi. I zgjedhuri vendor nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim është qëlluar ne nje lokal pas nje zënke per motive te dobëta nga një bashkëqytetar me inicialet Q.A. Sipas burimeve policore, te cituara nga mediat shqiptare ne Maqedoni, Idrizi është qëlluar me gjashte plumba dhe ka ndërruar jete, pasi është transportuar me urgjence ne spitalin e Tetovës. autori ka tentuar te kryeje vetëvrasje, duke qëlluar me pas veten me një plumb, por aktualisht ndodhet ne spitalin e Shkupit ne gjendje kritike per jetën. Mësohet se ai ishte një ish-punonjës i komunës. Nuk ka me shume te dhëna per ngjarjen, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet. Idrizi ishte i vlerësuar dhe i mbështetur nga komuniteti, qe pas zgjedhjes se pare ne krye te komunës ne vitin 2009 e kishte rizgjedhur ne vitin 2013.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Maqedoni, vritet me atentat kreu i komunës Bogovinë – News, Lajme – Vizion Plus Maqedoni, vritet me atentat kreu i komunës Bogovinë – News, Lajme – Vizion PlusRating: 5.0
To Top