Video

LSDM paralajmëron Gruevskin – News, Lajme – Vizion Plus

Loading...

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV

Ndërsa parlamenti i Maqedonisë vazhdon të jetë i bllokuar, lideri i LSDM, Zoran Zaev ka paralajmëruar se shumica do ta zgjedhë kryeparlamentarin e ri, qoftë edhe në një sallë tjetër nga ajo e seancave, apo edhe jashtë institucionit të kuvendit. Në një konferencë, ai deklaroi se VMRO-DPMNE nuk pranon të dorëzojë pushtetin, për t’iu shmangur përgjegjësive.

“Tani askush nuk ka dyshime se udhëheqësit e VMRO-së nuk dëshirojnë ta dorëzojnë pushtetin për shkak se dëshirojnë të shmangen nga përgjegjësia. Por drejtësia dhe shteti i së drejtës do të funksionojnë në vend. Është gënjeshtër se do të ndryshohet Kushtetuta, është gënjeshtër se do të ketë federalizim, është gënjeshtër se do të ndryshohet flamuri, himni dhe stema e Maqedonisë dhe që ajo do të behet shtet dyetnik”.

Kundërpërgjigjja ka ardhur nga VMRO-DPMNE përmes deputetit Antonio Milloshovski, i cili deklaroi se kreu i kuvendit mund të zgjidhet vetëm në kuvend dhe se Zaev po tenton të krijojë institucione paralele dhe po bën grusht shteti në Maqedoni. Zoran Zaev nuk e ka marrë mandatin nga presidenti për formimin e qeverisë së re, me argumentin se nuk e mbështet platformën e një shteti të huaj, që cenon pavarësinë e vendit.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . LSDM paralajmëron Gruevskin – News, Lajme – Vizion Plus LSDM paralajmëron Gruevskin – News, Lajme – Vizion PlusRating: 5.0
To Top