Warning: Use of undefined constant all - assumed 'all' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/tragetwe/GazetaShqip.com/wp-content/plugins/fauxload/fauxLoad.php on line 99
Video

Kuvendi voton qeverinë “Zaev” në Maqedoni – News, Lajme – Vizion Plus

Loading...

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV

Votimit të qeverisë së Maqedonisë i parapriu një debat që zgjati për dy ditë mes deputetëve të shumicës së re dhe opozitës së ish-kryeministrit Gruevski. Përballë akuzave të kundërshtarëve politike kreu i LSDM, Zaev, paraqiti synimet kryesore te programit të tij qeverisës: rritja ekonomike dhe integrimi i vendit.“Pushteti i kaluar kishte prirje albanofobe, radikal-nacionaliste dhe banditeske dhe prandaj ai pushtet ra. Unë dhe kabineti im do të punojmë për bashkimin dhe jo ndarjen e popullit, do të punojmë për jetë më të mirë, për kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet, për të ardhme më të mirë për të gjithë.”Lideri i VMRO, Gruevski tha se qeveria e tij, nuk ka punuar kundër shqiptarëve, ndonëse përshëndeti faktin që Zaev dha garanci se nuk do të mbështesë Platformën e Tiranës.“Qeveria ime nuk punoi kundër shqiptareve, por investoi në zonat e banuara prej tyre. Askush nga ne nuk luftonte që t’i pakësohen të drejtat shqiptarëve, pasi ata si në të shkruarën, edhe në të ardhmen do të kenë progres në përdorimin e gjuhës së tyre”.Pavarësisht skepticizmit të ligjvënësve të opozitës për realizimin e premtimeve për investime, apo rritje ekonomike, qeveria e re ka nisur punën. Ministrat nisën të marrin detyrën nga paraardhësit, ndërsa së bashku me Zaev u pritën në një takim në presidencë edhe nga kreu i shtetit, Gjorgje Ivanov, i cili u uroi punë të mbarë

Loading...

Notice: Trying to get property 'term_id' of non-object in /home/tragetwe/GazetaShqip.com/wp-content/themes/flex-mag/functions.php on line 994
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...

Notice: Undefined index: HTTP_REFERER in /home/tragetwe/GazetaShqip.com/wp-content/themes/flex-mag/single.php on line 348
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Kuvendi voton qeverinë “Zaev” në Maqedoni – News, Lajme – Vizion Plus Kuvendi voton qeverinë “Zaev” në Maqedoni – News, Lajme – Vizion PlusRating: 5.0
To Top