Home / Tech / Shkelje e privatësisë, “Facebook” sërish në shënjestër

Shkelje e privatësisë, “Facebook” sërish në shënjestër

Platforma gjigante teknologjike “Facebook” është sërish në shënjestër sa i takon shkeljes së të dhënave të privatësisë.

Sipas “New York Times”, rrjeti social ka hyrë në marrëveshje me të paktën 60 prodhues të telefonave inteligjentë, tableta dhe pajisje të tjera celulare, duke u lejuar atyre qasje në të dhënat personale të mijëra përdoruesve dhe “miqve” të tyre pa pëlqimin e qartë. Ndër grupet me të cilat u nënshkruan marrëveshjet do të ishin Apple, Amazon, BlackBerry, Microsoft dhe Samsung.

Marrëveshjet do të lejonin që “Facebook” të shtrijë në masë të madhe gamën e saj, duke lënë prodhuesit e pajisjeve të lëvizshme të ofrojnë dhe shpërndajnë tek përdoruesit disa nga shërbimet më të njohura që karakterizojnë kolosin social, siç janë rubrikat. Në këmbim, “Facebook” ka lejuar grupe të tilla si Apple dhe Samsung për të hyrë në të dhënat personale të përdoruesve dhe “miqve” të tyre, edhe në rastet kur ata ishin të bindur se kishin mohuar ndonjë ndarje të të dhënave të tyre.

“Facebook”, nga ana e tij, u përgjigj nëpërmjet nënpresidentit Ime Archibong se kompania dha qasje në të dhënat e përdoruesit për të vetmin qëllim të sjelljes së rrjetit social në ‘smartphone’ të ndryshëm ekzistues, në një periudhë kur nuk kishte dyqane të aplikacioneve.

4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje