Tech

Rusia shqyrton mundësinë e bllokimit të “Facebook”-ut

Rusia thotë se mund ta bllokojë Facebookun, nëse kjo kompani e medias sociale nuk i ruan të dhënat e përdoruesve rusë në servera të vendosura në territorin rus. Ky paralajmërim nga kreu i rregullatorit të mediave shtetërore të vendit, Roskomnadzor, vjen vetëm disa ditë pasi Rusia bllokoi aplikacionin e mesazheve të koduara Telegram:

Paralajmërimin për Facebook-un e bëri javën e kaluar Alexander Zharov, kreu i rregullatorit të mediave shtetërore Roskom-nadzor. Arsyeja? Ka dështuar të respektojë legjislacionin e ruajtjes së të dhënave.

Zharov i tha gazetës Izvestia se agjencia e tij do të zhvillojë hetime për Facebook-un deri nga fundi i vitit dhe nëse kjo platformë e mediave sociale nuk i ka vendosur të dhënat e përdoruesve rusë në territorin rus, agjencia e tij do të shqyrtojë bllokimin e saj.

Disa ditë para këtij paralajmërimi, një gjykatë e Moskës miratoi një kërkesë të Roskom-nadzorit për të bllokuar Telegramin – një aplikacion për mesazhe të koduara. Për shkak të mbrojtes së fuq..

Loading...

Rusia thotë se mund ta bllokojë Facebookun, nëse kjo kompani e medias sociale nuk i ruan të dhënat e përdoruesve rusë në servera të vendosura në territorin rus. Ky paralajmërim nga kreu i rregullatorit të mediave shtetërore të vendit, Roskomnadzor, vjen vetëm disa ditë pasi Rusia bllokoi aplikacionin e mesazheve të koduara Telegram:

Paralajmërimin për Facebook-un e bëri javën e kaluar Alexander Zharov, kreu i rregullatorit të mediave shtetërore Roskom-nadzor. Arsyeja? Ka dështuar të respektojë legjislacionin e ruajtjes së të dhënave.

Zharov i tha gazetës Izvestia se agjencia e tij do të zhvillojë hetime për Facebook-un deri nga fundi i vitit dhe nëse kjo platformë e mediave sociale nuk i ka vendosur të dhënat e përdoruesve rusë në territorin rus, agjencia e tij do të shqyrtojë bllokimin e saj.

Disa ditë para këtij paralajmërimi, një gjykatë e Moskës miratoi një kërkesë të Roskom-nadzorit për të bllokuar Telegramin – një aplikacion për mesazhe të koduara. Për shkak të mbrojtes së fuqishme të privatësisë, Telegram është përdorur nga grupet ekstremiste – arsyeja e cituar nga autoritetet ruse për të kërkuar që krijuesi i aplikacionit, Pavel Durov, t’ia dorëzojë fjalëkalimet zyrtarëve rusë të sigurisë.

Por Durov e ka refuzuar këtë, duke thënë se aplikacioni Telegram do ta ruajë lirinë dhe privatësinë e klientëve:

“Kërcënimet për të bllokuar Telegramin, nëse nuk jep të dhënat private të përdoruesve, nuk do të japin fruta. Telegram ka për të vazhduar të mbrojë lirinë dhe privatësinë,”- tha Durov.

Roskom-nadzor i është përgjigjur Pavel Durovit, duke bllokuar adresat me të dhëna, në pronësinë e kompanive Google dhe Amazon, pasi ato mësuan se Telegram ka përdorur shërbimet e tyre të ruajtjes së të dhënave, për të mos lejuar ndalimin e tyre. Disa thonë se një veprim i tillë nuk është produktiv.

6 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Rusia shqyrton mundësinë e bllokimit të “Facebook”-ut Rusia shqyrton mundësinë e bllokimit të “Facebook”-utRating: 5.0
To Top