Home / Tech / Range Rover Sport arrin të ngjitet në 999 shkallët e malit Tianmen, që ndryshe njihen si “porta e parajsës” (Foto/Video)

Range Rover Sport arrin të ngjitet në 999 shkallët e malit Tianmen, që ndryshe njihen si “porta e parajsës” (Foto/Video)

Një Range Rover Sport elektrik ka arritur të ngjitet rrugës së tij drejt parajsës, duke u bërë kështu vetura e parë e dedikuar për terrene malore që lëviz nëpër rrugën më të rrezikshme me 99 kthesa, dhe duke u ngjitur në 999 shkallët e njërës prej pjesëve më të frekuentuara të parkut nacional të Kinës.

Vetura me pesë ulëse P400e hibrid 4X4, është bërë SUV i parë në botë që ka arritur të ngjitet në “Portën e Parajsës” në provincën kineze Hunan, një nga rrugët më sfiduese dhe me më së shumti kthesa në botë, transmeton Telegrafi.

Sfida filloi në rrugën 11 kilometëreshe në malet Tianmen e njohur ndryshe si rruga e dragoit, që ka 99 kthesa sikurse lëvizjet e bishtit të dragoit.

Ndërkaq pjesa finale dhe më e rrezikshmja ishte ngjitja në 999 shkallët e vendosura në këndin 45 shkallë të njohura ndryshe si “Porta e Parajsës”, duke përdorur benzinën dhe baterinë elektrike që vënin në lëvizje katër rrotat.

Por edhe ky mision ka rezultuar me sukses, pasi për plot 23 minuta shoferi Ho-Pin Tung arriti të ngjitet në maje me Range Rover Sport.

Range Rover Sport arrin të ngjitet në 999 shkallët e malit Tianmen, që ndryshe njihen si “porta e parajsës” (Foto/Video)
Range Rover Sport arrin të ngjitet në 999 shkallët e malit Tianmen, që ndryshe njihen si “porta e parajsës” (Foto/Video)

Vetura që bën tërheqje me të katër rrotat (4X4) kushton 70.800 funte, dhe lëviz me fuqinë elektrike zero emision për 31 milje dhe mund të rimbushet për vetëm 2 orë e 45 minuta. /Telegrafi/

 

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje