Home / Tag Archives: zhvilluar

Tag Archives: zhvilluar

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 9 qershor

DashiNdonëse mund të jeni shumë autoritar, duhet të dini se edhe të qenit më të ndjeshëm, mund të zbusë shumë kontradikta që mund të keni në punë. Kjo e shtunë favorizon takime interesante.DemiKjo është një periudhë që ju sheh disi të dekurajuar për shkak të disa debateve me partnerin/en. Dashuria është motori që ju shtyn në veprim, kështu që mundohuni që të zgjidhni çdo tension që mund të keni patur së fundmi. Kjo ditë favorizon bashkëpunimet në punë.BinjakëtJini të kujdesshëm, pasi kjo periudhë do të zbulojë shumë detaje të jetës tuaj private dhe mund të mos jenë aspak pozitive. Këshillohet që ti besoni instinktit tuaj, sidomos në çështjet e biznesit.GaforrjaSë fundmi keni ndjesinë se diçka nuk po shkon në drejtimin e duhur. Mundohuni të analizoni me më shumë kujdes strategjitë tuaja të punës dhe ndryshojini gradualisht. Në dashuri do të keni mungesa dhe do të jeni të hutuar, kështu që kthehuni me këmbët në tokë.LuaniDuhet të organizoni me saktësi çdo angazhim të kë..

Lexone

Florian Marku mposht serbin për vetem 90 sekonda

Florian Marku eshte treguar i jashtëzakonshëm, duke triumfuar në ndeshjen e zhvilluar në “Asllan Rusi” ndaj serbit Dragisic.Markut i kanë mjaftuar vetëm 90 sekonda për ta mbyllur këtë ndeshje, duke treguar superioritet të padiskutueshëm ndaj kundërshtarit.Atmosfera në “Asllan Rusi” ishte e jashtëzakonshme, me pallatin e sportit të tejmbushur.

Lexone

Blendi Fevziu: Kush po shkel ligjin për të përgjuar Ben Blushin?

Faqja e Ben Blushit ka bërë një shënim, pas publikimit të disa fotove të Ben Blushit nga ana e Sali Berishës.Bëhet fjalë për një takim që Blushi ka zhvilluar me gjyqtarin Dvorani dhe që sipas Berishës dhe mediave pranë PD-së, ka pasur si qëllim gjyqin e Vjollca Hoxhës për pronësinë e TCH.“Ben Blushi ka gati 1 vit që është shkëputur nga jeta politike në vend.Prej disa muajsh ai i është rikthyer “dashurisë së vjetër” gazetarisë, duke drejtuar një prej mediave më të mëdha në vend siç është Top Channel.Por edhe pse ai vendosi të mos ishte më protagonist në jetën publike, duket se mediat kërkojnë ta rikthjenë në vëmendje, madje duke shkelur edhe rregullat bazike të privatësisë.Duket se Ben Blushi po “përgjohet” në mënyrë aspak korrekte, nga njerëz anonim të cilët çdo takim të tijin nëpër vende publike, po e kthejnë në lajm dite.Rasti më flagrant, ishte një shkrepje nga video e kamerës së sigurisë së një hoteli, ku Blushi takohej me një person që thuhet se është gjyqtar. Pa ku..

Lexone

Certifikohen 140 të rinj, Balla: Arsimi profesional, një prej motorëve kryesorë të zhvillimit të vendit

140 të rinj, dhe jo vetëm, janë çertifikuar sot pranë Qendrës së Formimit Profesional në Elbasan, duke u bërë kështu profesionistë të aftë për tregun e punës.Janë 140 persona tashmë të cilët ndihen të gatshëm profesionalisht për t’u përballur me sfidat dhe kërkesat e një tregu gjithnjë e në rritje.Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini deputetët e specialistë të arsimit profesional.Kryetari i Grupit Parlamentar Balla theksoi rëndësinë e zhvillimit të arsimit profesional, si një prej motorrëve kryesorë të zhvillimit të një vendi.“Ne duhet ta promovojmë sa më shumë këtë shkollë. Sot marrin diplomat e përgatitjes profesionale djem e vazja të cilët janë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës në disa profesione.Dje prita në zyrë, përfaqësues të konfindustrisë së Milanos të cilët janë shumë të interesuar të zhvillojnë një bashkëpunim me shkollën profesionale të Elbasanit p..

Lexone

Xhafaj takon homologun kroat: BE të bëjë më shumë për rajonin

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Kroaci i ftuar nga homologu i tij, z.Davor Bozhinoviç. Ministrat e Brendshëm ndër të tjera diskutuan dhe ranë dakord mbi problematikën e menaxhimit të flukseve migratore, duke theksuar se në kushtet aktuale BE-ja duhet të ndihmojë më shumë vendet e rajonit.Në takimin e zhvilluar në Zagreb, u konfirmua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe ndihma e pakursyer e Kroacisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.E pranishme në takim për palën kroate ishte edhe Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Teresa Gras, e cila ka qenë pjesë e kontakteve të vazhdueshme mes dy ministrive për të thelluar bashkëpunimin në tema të sigurisë, menaxhmit te kufijve dhe migracionit të jashtëligjshëm.Palët konfirmuan bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve partnere dhe mike, të cilat kanë traditë të përbashkët në procesin e integrimit euro-atlantik.Ministri Xhafaj bëri një ekspoze të reformave dhe ec..

Lexone

Vrasja e Fildez Hafizit, gjyq për të zhvilluar gjyq!

Gjykata e Lartë pritet që në fillim të javës së ardhshme të shprehet me vendim se kush gjykatë është kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildeze Hafizi.Kjo çështje prej gati një viti po shëtit sa në Gjykatën e Krimeve të Rënda në atë të Shkallës së Parë të Tiranës, por pa mundur dot të shqyrtohet.Në datën 30 maj, Gjykata e Tiranës ja përcolli dosjen Gjykatës së Lartë, pasi ishte e paqartë mbi kompetencën për shqyrtimin e çështjes.Të njëjtin problem më parë e kishte konstatuar edhe Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e kishte transferuar çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë.Duke parë këto zvarritje, në një kohë kur afatet e paraburgimit kalonin duke rrezikuar lirimin e autorit të krimit, babai i gjyqtares së ndjerë i dërgoi një letër Presidentit të Republikës, ministres së Drejtësisë, kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe ambasadorëve të SHBA dhe BE në vendin ton..

Lexone

Ylli Rakipi “paralajmëron” largimin nga TCH, pas flirtimit me Fevziun?!

Duket se gazetari Ylli Rakipi, ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme emisionin e fundit “Të paekspozuarit” në televizionin Top Channel, duke mbyllur kështu aventurën e tij në këtë television.“Ky ishte emisioni i fundit.Faleminderit që na keni ndjekur bashkë me ato probleme që mund të kemi pasur.Gjithsesi Ju faleminderit! Natën e mirë”, u shpreh moderatori në fund te emisionit.Nuk dihet nëse ky ishte emisioni i fundit për këtë edicion, apo Rakipi nuk do të shfaqet më në TCH.Ditët e fundit në media është folur se në këtë televizion do të kalonte Blendi Fevziu, dhe nëse kjo do të ndodhte, emisioni i Rakipit ose do të spostohej në një ditë tjetër, gjë që vështirë se do të pranohej nga ai, ose do të mbyllej.Megjithatë, Fevziu duket se do të qendrojë tek TV Klan dhe Ben Blushi me lëvizjet e tij, jo vetëm që nuk arriti të sjellë Fevziun në TCH, por me sa duket mund të humbasë dhe Rakipin.(TemA)

Lexone

Arben Ahmetaj shkarkon një kryetar dhe 13 inspektorë të ISSH-së: Çdo muaj do largojmë punonjësit më të dobët

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka zhvilluar një takim me Drejtorite rajonale te Sigurimeve Shoqerore.Në këtë takim, Ahmetaj ka shkarkuar 13 inspektore te kontributeve ne drejtorite rajonale dhe nje kryetar dege.“Kemi vendosur objektiva te matshem performance per cdo inspektor.Çdo muaj do te largohen nga puna inspektoret me performancen me te ulet.Zinxhiri i pergjegjesisë do ts shtrihet nga drejtoret rajonale, deri tek inspektoret ne terren.ISSH duhet te kthehet ne nje institucion qe arketon te ardhura ne favor te buxhetit te shtetit.Rritja e performances, do zbatojme metodologji te re pune. Nderlidhje online me sistemin e tatimeve per kontributet”, ka thënë Ahmetaj gjatë fjalës së tij.

Lexone

Nga salla e gjyqit, Izet Haxhia kërkon përballje me Sali Berishën

Këtë të enjte është zhvilluar seanca e parë gjyqësore për Izet Haxhinë, i cili ka kërkuar nga gjykatësi që të ketë një përballje të drejtpërdrejtë me ish kryeministrin Sali Berisha. I akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, i dënuar me 25 vite burgim, i larguar në Turqi e më në fund këtë vit i ekstraduar me vetë dëshirën e tij për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, këtë të enjte Izet Haxhia është shfaqur i qeshur përpara kamerave në sallën e gjyqit.Vetë Haxhia teksa ka kërkuar përballje me Sali Berishën ka treguar dhe planin e ish kryeministrit për ekzekutimin e tij dhe të një sërë personash të tjerë. “Denoncuesi dhe akuzuesi im Sali Berisha ka një marrëveshje të bërë në “Rogner” për të ekzekutuar disa persona. Mes tyre edhe mua. Disa i vranë, mua jo”, ka deklaruar Haxhia. përpara trupës gjykuese.Avokati i Haxhisë, Romeo Karaj ka paraqitur një dokument të SHIK-ut në seancën gjyqësore, i cili paraqiste një raport mbi vdekjen e Azem Hajdarit dhe ku emri i ish bodyguard-it të Sali Be..

Lexone