Home / Tag Archives: zgjedhur

Tag Archives: zgjedhur

Zbuloni sa i ka kushtuar veshja Lori Hoxhës në dasmën e Sarës

Dasma e Sarës dhe Ledionit e cila është mbajtur mbrëmjen e së shtunës në Komo të Italisë rrëmbeu vëmendjen e mediave rozë.Ndërkohë që fustanin e nuses e zbuluam, e dyta për nga rëndësia por edhe kurioziteti ka qenë veshja e Lori Hoxhës, motrës së saj.Ndryshe nga gjithë të ftuarat, Lori ka zgjedhur një kostum në ngjyrë të kuqe të “Dolce Gabbanna”-s. Kostumi me mëngë të gjata, e ka kombinuar me një cantë në ngjyrë të kuqe, vathë dhe këpucë të zeza.Kostumi është i Dolce & Gabbana dhe ka kushtuar plot 2.950 Euro, ndërsa këpucët 725 euro.The post Zbuloni sa i ka kushtuar veshja Lori Hoxhës në dasmën e Sarës appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Arjan Çani përplaset më Shpëtim Nazarkon për shkollimin e fëmijëve jashtë vendit: Budallik i paparë…

Ka vijuar me debate mes të ftuarve emisioni ‘Studio e Hapur’ në News24. Teksa po diskutohej rreth emigracionit masiv të shqiptarëve, të cilët zgjedhin të largohen nga Shqipëria, ka shpërthyer një debat mes gazetarit Arian Çani dhe analistit Shpëtim Nazarko.Pjesë nga debati:Nazarko: “Po s’mund të shkoj pas avazit tënd tani. Është pikëpamje tjetër, nuk është se unë po kundërshtoj profesorin.Ne kemi zgjedhur sistemin kapitalist. Bazë kemi mekanizmin kërkesë-ofertë.Këtu nuk realizohet mekanizmi kërkesë-ofertëa. Arsyeja e parë është varfëria. Është ndërtuar një sistem idjot.”Çani: “Për mua është mashtrim kjo pjesa që i çojmë kalamajt jashtë se bëhen më të mirë. Është mit”Nazarko: “Çfarë miti është, ata kanë ndërtuar botën”Çani: “Pse na lë në duar të të ftuarve?”Vasili: “Është debati”Çani: “Po çfarë debati, kur e ftova unë në debat nuk erdhi, kam punët e mia tha. E kupton sa fyese është. Ajo e kalamajve për mua është budallik i paparë

Lexone

Gazetari: Tani i Topit ishte zënë keq me Edi Ramën pak para vdekjes, familjarët e tij pastaj…

Në shkrimin e tij për lëvizjen e mundshme të Blendi Fevziut në drejtim të Top Channel, Enkel Demi shkruan edhe për Dritan Hoxhën.Ai thotë se ai ishte zënë keq me Edi Ramën, pak para vdekjes.“Për trafikun politik e vriste pak ose aspak mendjen.Për shembull, të gjithë e dimë që pak para se të vdiste ishte grindur keqas me Edi Ramën, i cili më pas bëri shefin e ceremonialit mortor.Përse ishin zënë?Për një pult që ta lejonte Tanin e Topit të kalonte në një zonë me trafik të kufizuar në ish-Bllok.Nuk bënë fjalë për leje ndërtimi apo ndonjë tender të Bashkisë, por një pult, sepse Tani i Topit nuk e qethte për trafikun e influencës, por kishte zgjedhur tjetër udhë tjetër në sipërmarrjen e tij mediatike.Pasi ai shkoi, kjo “ëndërr” vazhdoi, derisa familjarët e tij përzunë nga Top Channel drejtuesit e dikurshëm të kësaj linje dhe i zëvendësuan me drejtuesit politikë të partisë LIBRA”, shkruan Enkel Demi.

Lexone

VIDEO: Spoti i Argjentinës për Botërorin është një perlë, dialog mallëngjyes i Ruxherit me publikun

Tek Argjentina kanë zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për ta motivuar ekipin kombëtar për t’i shkuar deri në fund Botërorit të Rusisë.Spoti i realizuar para Botërorit është mjaft i veçantë dhe mallëngjyes.Ish-mbrojtësi i njohur i Argjentinës, Oskar Ruxheri, aktualisht trajner, është protagonisti kryesor i spotit para Botërorit për argjentinasit.Në fushë, me një ombrellë në dorë, pasi bie shi, kampioni i botës në vitin 1986, interpreton një dialog plot emocione me publikun në shkallët e stadiumit.I gjithë qëllimi është për të shtyrë Lionel Mesin me shokë për të fituar trofeun e Kupës së Botës. Për të mos u humbur…

Lexone

Bledi Shkëmbi emërohet trajneri i ri i Teutës

Pas përfundimit të aventurës me ekipin e Lirisë, Bledi Shkëmbi ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin shqiptar.Gjatë sezonit 2000-2001 dhe në vitin 2007, Shkëmbi luante për fanellën e Teutës, ndërsa në këtë moment ka marrë drejtimin e këtij ekipi.Zyrtarizimi është bërë publik disa minuta më parë nga ana e klubit te Teutes, që mbyll kështu “telenovelën” e kësaj figure të njohur për futbollin shqiptar.Tashmë interesi është i madh, nëse ish-kapiteni i Skënderbeut, do të tregojë të njëjtën nivel në stolin e durrsakëve, ashtu siç e ka treguar në fushën e lojës si futbollist.

Lexone

Italia, Baloteli: Kam qenë i mërzitur pa kombëtaren

Mario Balotelli pranon se i ka dhembur mungesa e grumbullimit me Italnë në katër vitet e fundit. Përpara se Roberto Mançini të ulej në stolin “axurr”, Mario kishte që prej Kupës së Botës 2014 që mungonte.“Kam qenë i mërzitur pa kombëtaren,” shprehet Balotelli në konferencën për shtyp. “Nuk ka kuptim që flasim për të shkuarën tashmë, pasi duhet të shohim nga e ardhmja. As nuk jam konsideruar por nuk ka kuptim të mendojmë për këto gjëra tani, – tha ai. – Antonio Conte kishte të drejtë që nuk më thirri gjatë Euro 2016, pasi nuk isha në gjendje të mirë fizike. Ventura më foli dhe më arsyetoi pse nuk më grumbulloi, por nuk është se e mora vesh shumë. I respektoj zgjedhjet e tij. Kam një ide përse nuk më ka zgjedhur, por do ta mbaj për vete”.Kontrata e tij me Nice është drejt fundit pas dy viteve dhe ai po përflitet për një transferim te Marseille: “Kam thënë në të shkuarën se dua të fitoj Topin e Artë dhe nuk do të dorëzohem për ëndrrat e mia. Nuk të bën keq të ëndërrosh”.3 qershor 20..

Lexone

Sot dita e fëmijëve, por Rama ka një urim për prindërit: Gëzuar 1 qershorin…

Kryeministri Edi Rama ne kete 1 qershor, diten e femijeve, ka zgjedhur qe urimin ta kete per te gjithe prinderit.Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, ai ka uruar “gjithë prindërit gëzuar ditën e fëmijëve”.“MIRËMËNGJES dhe me këtë finale drithëruese të garës së koreve të shkollave, në kuadrin e programit tonë #EdukimPërmesKulturës, e me besimin e fortë se çdo 1 qershor do të jetë më i mirë se paraardhësi, ju uroj sot të gjithë prindërve gëzuar ditën e fëmijëve”- shkruan Rama.

Lexone

I gjithë Egjipti kundër Ramosit, një avokat e denoncon dhe kërkon 1 miliard euro dëmshpërblim

Nis nga Spanja rikuperimi i “luftëtarit” Mohamed Salah. Siç ka bërë me dije Federata Egjiptiane, lojtari që u dëmtua pas një ndërhyrjeje të Ramosit në finalen e Championsit, ka zgjedhur Spanjën për programin e rehabilitimit.Sulmuesi i Liverpulit shpreson të jetë gati për ndeshjet e “Rusi 2018”, që starton më 14 qershor. Salah ka nisur fazën e rikuperimit të dielën dhe do të ndiqet nga stafi i Liverpulit.Por populli egjiptian, që shpreson në rikuperimin e shpejtë të Salah, vazhdon të sulmojë Ramosin, duke e akuzuar se e bëri me qëllim ndërhyrjen. “Kushdo që kupton nga futbolli, e sheh që Ramos e dëmtoi me qëllim”, – shkruan Mido, ish-sulmuesi i Ajaksit. Postimi i tij bëri xhiron e botës, por jo vetëm kaq.Ka pasur edhe peticione kundër Ramosit, që spanjolli të ndëshkohet nga UEFA dhe FIFA, të përjashtohet nga Botërori, nëse edhe Salah nuk do të luajë.Një avokat egjiptian, Bassem Wahba, ka denoncuar në FIFA ndërkohë Ramosin, me akuzën se i ka shkaktuar një dëm të madh fizik dhe ps..

Lexone

VIDEO: Post-protesta, makthi i turistëve të huaj

Turistët e shumtë që kishin zgjedhur të vizitonin Tiranën këtë të shtunë janë përballur me një pamje krejt të shëmtuar.Pas protestës së opozitës, kryeqyteti ka ofruar për ta vetëm rrjeta të rrëzuara, gurë, bidona dhe pankarta të hedhura në bulevard.Teksa vizitonin sheshin “Skënderbej” dhe lulishten e re pas monumentit të Heroit Kombëtar, turistët e ardhur nga Gjermania, Çekia dhe vendet nordike kanë mbetur të befasuar.Në një kohë që revistat më prestigjioze në botë shkruajnë për transformimin që ka pësuar Tirana, duket opozita ia ka dalë që përmes protestave të dhunshme të transmetojë mesazh negativ për turistët e huaj.Përgjatë ditës së sotme, Berisha kishte shkruar në rrjetin social “Facebook” për raportimin e protestës nga mediat e huaja se ishte “fitore e madhe për opozitën!”Mesa duket, për këtë arritje është entuziasmuar ish-kryeministri i vendit.

Lexone