Home / Tag Archives: zgjedhjeve

Tag Archives: zgjedhjeve

Tronditet ekonomia turke, inflacioni arrin në 12% pak ditë përpara zgjedhjeve

Inflacioni në Turqi ka regjistruar një rritje të fortë duke arritur 12,15 % pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlamentare, sipas të dhënave zyrtare.Sipas Institutit turk të Statistikave, çmimet e konsumit kanë prekur nivelin maksimal që nga nëntori, si pasojë e rënies së monedhës lokale, lirës, raporton ata.Në muajin prill, inflacioni arriti në 10,85% dhe analistët prisnin një rritje në muajin maj.Rritja vjetore më e lartë u regjistrua në sektorin e transporteve, 20,2%.Kostot për arredimet dhe shtëpitë u rritën me 16,87 %, ndërsa hoteleria dhe restorantet u rritën me 12,51% .Turqit do të thirren për të votuar më 24 qershor dhe do votojnë njëherësh edhe presidentin edhe parlamentin.

Lexone

Tërmet Peçi vazhdon me fjalët e tij epike, i thotë Ramës: “Po ka burrë nëne që…”

Paraditen e kësaj të marte kryeministri Edi Rama sëbashku me kabinetin e tij qeveritar janë zhvendosur në Tepelenë. Pas takimit të djeshëm mbajtur “për llogaridhënien” në Gjirokastër, duket Rama është rikthyer në Tepelenë pas zgjedhjeve e pikërisht në sallën ku atë e kanë “gdhendur në mur” në Pallatin e Sportit në këtë qytet. I cili disa muaj më parë u vu në qendër të mediave dhe kritikëve sepse pas restaurimit të kësaj qendër, kryebashkiaku Tërmet Peçi kishte pikturuar Edi Ramën në mur.E duket se Rama e ka parë nga afër këtë vepër ditën e sotme. Mësohet se ai i ka thënë Peçit se: “Edhe po të të them unë jo, ti bën me kokën tënde”.Por as këtë herë nuk munguan fjalët epike të kryebashkiakut, pasi u bë i famshëm për shprehjen “publiçitare”, sot ai që në fillimet fjalisë ka thurur lavde për Ramën, duke e quajtur atë komandant: “Faktikisht këto duartrokitje nuk janë për mua, janë për komandantin”.Tërmet Peçi tha se të gjitha punët janë bërë nga Edi Rama, dhe të gjithë duhet ta falënd..

Lexone

FOTOT: Donald Trump nuk gjen “qetësi”, Stormy Daniels shfaqet sërish

Ylli i filmave për të rritur Stormy Daniels po kalon disa momente relaksi pas “shpërthimit” të lajmit se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me presidentin aktual të SHBA, Donald Trump, disa vite më parë.Së fundmi është fotografuar buzë pishinës e veshur me të brendshme me flamurin e SHBA.E ve shur me bikini dhe teksa qëndronte buzë pishinës ajo dukej mjaft seksi.Ndërkohe teksa ajo vazhdon e qetë pushimet në media prej disa kohësh po qarkullon lajmi se si Stormy Daniels mori pagesën prej 130 mijë dollarë në shkëmbim të heshtjes së saj për marrëdhënien me presidentin, pak para zgjedhjeve presidenciale. (TemA)

Lexone

Erdogan: Normat e interesit të bankave janë “nëna dhe babai i djallit”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje për ulje të normave të interesit, duke i cilësuar si “nëna dhe babai i djallit”.Ai i bëri komentet pas njoftimit për rënie të valutës turke, lira.“Nëse njerëzit e mi më thonë vazhdo në këtë rrugë, unë them se do të vazhdoj me fitore luftën kundër këtij kursi të normave të interesit”, ka thënë Erdogan në Ankara, duke iu referuar zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 24 qershor.“Sepse unë besoj se normat e interesit janë nëna dhe babai i djallit”, ka thënë ai gjatë një fjalimi me disa përfaqësues biznesi.Fjalimi i tij ka qenë reflektim i lajmeve se Erdogan ka mbajtur një takim me ekipin e tij ekonomik pas rënies së vlerës së lirës.Është raportuar se gjatë këtij viti, valuta turke ka rënë për 10 përqind në krahasim me dollarin amerikan.Pas takimit, Erdogan dhe ekipi ekonomik është pajtuar për të marrë masa për uljen e normave të interesit dhe mbrojtje të lirës.

Lexone

Spastrime në bazën e PD nga kundërshtarët?! Lëvizja e papritur e Lulzim Bashës, ja urdhëri…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka urdhëruar sot nisjen e procesit zgjedhor brenda partisë.Më anë të këtij urdhri të shpërndarë sot mësohet se do nis zgjedhja e në strukturat e degës në nivel seksioni dhe grup seksioni sipas statutit të ri.Kjo lëvizje vjen pas miratimit të statusit të ri vetëm dy javë më parë në Kuvendin Kombëtar që u mbajt në Pallatin e Kongreseve.Sipas informacioneve mësohet se duke nisur nga kjo e hënë do të ngrihen grupet e punës në nivel qarku dhe degësh për të nisur procesin e zgjedhjeve për kryetare grup seksioni dhe seksionesh.Afati për përmbylljen e këtij procesi është 45 ditë dhe zgjedhjet do të bëhen sipas parimit një anëtar një votë.

Lexone

Të larguarit nga Vetëvendosja prezantojnë partinë e re, ja kush u zgjodh kryetar

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate zgjodhi me shumicë votash kryetarin e saj Shpend Ahmeti, nënkryetarin Visar Ymeri dhe sekretaren e përgjithshme Aida Dërguti.Deputeti Dardan Molliqaj nëpërmjet rrjetit social “Facebook” njofton se në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë.Gjithashtu bëhet e ditur se në mbledhje u mor vendimi që PSD-ja të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN-in para zgjedhjeve të fundit parlamentare.Ndërkohë në Facebook, Fisnik Ismaili ka publikuar logon e partisë si dhe i ka uruar punë të mbarë Shpend Ahmetit.“PSD. Eh… Kjo është logo e plotë. Shpend, të priftë e mbara!”, ka shkruar Ismaili.PSD-ja është udhëhequr deri më tani nga Kaqusha Jashari.

Lexone

Supergrabitja CEZ-DIA, Apeli jep vendimin për Kastriot Ismailajn

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Kastriot Ismailaj i cili është dënuar me 11 vite burg për aferën e CEZ.Ish-administratori i kompanisë akuzohet për tre vepra penale, mashtrim me pasoja të rënda me borxhet e CEZ, rreth 5 milionë euro, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.Sekseri i këtij privatizimi, Nuel (Nue) Kalaj, njeri i Shkëlzen Berishës, ka marrë 7 milionë euro vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009.Më herët sipas dëshmive të paraqitura në Komisionin Hetimor, rezultoi se ai është mik i Shkëlzen Berishës, ç’ka bën që të lindin dyshimet për përfshirjen e këtij të fundit në këtë aferë.(TemA)

Lexone

Ku shkojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë?

Gazetari Klodian Tomorri publikoi të hënën një dokument që të befason.“Ku shkojne parate e popullit?Kjo eshte faqja e pare e Agjencise se Prokurimeve sot. Nuk ka tender per asnje rruge, asnje shkolle, asnje spital. Te gjithe tenderat jane vetem per bileta avioni.Shqiperia fluturon. Njera pjese e saj, ajo burokratikja. Shikojini si jane, rresht. Te gjithe bejleret e shtetit udhetojne jashte shtetit me parate e popullit.Kuvendi, Ministria e Mbrojtjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Qendra e Kultures, Drejtoria e Administrates Publike, Agjencia e Arsimit te Larte.Aty edhe shoqeria e ujesjelles kanalizimeve Pogradec do coj kater veta jashte shtetit. Besoj edhe keta ne krye te detyres. Do mesojne se si i menaxhon tubat bota.Ja keshtu keshtu,” shkruan Tomorri.

Lexone

Dorëheqja e Tahirit: Shpallet vakanca në Kuvend, ja deputeti i ri

Ditën e sotme Parlamenti pritet t’i dërgojë një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shpallur si vakant mandatin e deputetit Saimir Tahiri i dorëhequr javën e shkuar.Pritet që sot të firmoset procedura nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe më pas do të nisin procedurat ligjore për të zëvendësuar Saimir Tahirin, me pasuesin në listë, Spartak Brahon.Ndërkohë Kodi Zgjedhor, neni 164 thekson se:“Në rastin se deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin, për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast, Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës”, thekson Kodi Zgjedhor.(TemA)

Lexone