Home / Tag Archives: zgjedhje

Tag Archives: zgjedhje

Zgjedhje të parakohshme? Vasili: LSI është gati, që nesër

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se forca politike që ai bën pjesë është gati për zgjedhje të parakohshme.I ftuar në studion e lajmeve të Ora News ai tha se LSI është gati që nesër.Është koha, është momenti a është gati opozita për zgjedhje të parakohshme?Petrit Vasili: Që nesër!Ky është një skenar që LSI e mbështet,që të shkohet në zgjedhje të parakoshme?Petrit Vasili: Që nesër, jo për të mirën e opozitës, por për të mirën e një Shqipërie që ka mbetur e mbërthyer në kthetrat e kriminelëve dhe trafikantëve

Lexone

Një kunatë aspak e sjellshme: Kate Middleton thyen rregullin e dasmave me veshjen e saj të papërshtatshme

Pak më parë u mbajt dasma mbretërore midis Princit Harry të Anglisë dhe aktores kanadeze, Meghan Markle, të cilët tashmë kanë marrë titullin Duka & Dukesha e Sussex nga Mbretëresha Elizabeth II.Në këtë dasmë morën pjesë personalitete të njohur, që nga të famshmit e Hollywood e deri tek pjestarët e familjes mbretërore, që u dukën fantastik me veshjet e tyre, por jo aq shumë sa nusja, Meghan Markle.Mirëpo, Dukesha e Cambridge, Kate Middleton dhe njëkohësisht kunata e Meghan Markle, u sigurua që të ‘vidhte’ pak vëmendjen nga nusja. Ajo u shfaq e veshur në ceremoninë martesore me një xhaket fustan në ngjyrë të bardhë.Siç dihet tashmë, asnjë person tjetër nuk duhet të vishet me të bardha në dasma, me përjashtim të nuses. E me këtë zgjedhje veshjeje, Kate ka arritur që të shquhet midis të ftuarve të tjerë dhe të tërheqi vëmendjen e publikut.The post Një kunatë aspak e sjellshme: Kate Middleton thyen rregullin e dasmave me veshjen e saj të papërshtatshme appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Çfarë të bëjmë për mërkurin e peshqve?

Peshku është një zgjedhje shume e mirë proteinash, dhe yndyrat e tij na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. Megjithatë, pothuaj të gjithë peshqit përmbajnë gjurmë mërkuri, një metal toksik, dhe disa prodhime deti përmbajne ndotës të tjerë të quajtur POP (persistent organic compounds). Sikurse peshqit e vegjël përbejnë ushqim për peshqit e mëdhenj, përqendrimi i mërkurit dhe POP-ve rritet, kështu që peshqit grabitqare përmbajnë sasinë më të lartë të tyre. Prandaj, peshqit e mëdhenj të thellësive të oqeaneve, është e këshillueshme të konsumohen sa më rrallë. Meqenëse një dietë e pasur në peshk dhe prodhime deti është e dobishme për shëndetin kardiovaskular dhe të trurit, këto ushqime mbeten një pjesë e rëndësishme e dietës sonë.RekomandimetPjesa më e madhe e adulteve mund të konsumoje 360gr peshk dhe prodhime deti në javë, për sa kohë evitojnë peshqit grabitqarë të mëdhenj, dhe mbështeten në peshkimin lokal. Për gratë shtatzëna ose që planifikojnë shtatzëni, apo ushqejnë fëmijët me gji, ..

Lexone

Ish- aleati i Bashës, Kreshnik Spahiu: Luli sot mblodhi më pak protestues se Sazan Guri

Deshtimin e protestes se opozites para Ministrise se Brendshme tashme po e perdorin te gjithe jo vetem per te tallur kreun e PD Lulzim Basha, por per te treguar dhe mjerimin e opozites per mbeshtetjen e vobekte qe ka.Ish- aleati i Lulzim Bashës, Kreshnik Spahiu, ka ironizuar protestën e sotme të opozitës për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.Spahiu thotë se “Luli mblodhi sot më pak protestues se deputetët” që ka. Sipas Spahiut Basha nuk kërkoi zgjedhje të parakohëshme se e di që nuk i fiton kurrë.Postimi i plotë:FATKEQËSI apo..? Populli braktisi sot Opozitën!Sot Luli mblodhi shumë më pak protestestues se Sazan Guri.Sot Luli kishte në shesh më pak demostrues se depuetet.Sot Luli nxori 1000 herë më pak se Rama në 21 Janar për bllokun Top Channel.Sot Luli tregoj që s’ka parti po shoqatē.Sot Luli kish të drejtë që s’kērkoj zgjedhje të parakoheshme se nuk i fiton dot kurrë ato….

Lexone

Zgjedhjet lokale, Ferdinand Xhaferraj paralajmëron Dakon: Je më i lehti, unë kam fituar katër herë

Numri një i Partisë Demokratike në Durrës ka paralajmëruar kryebashkiakun Vangjush Dako se nëse ai kandidon sërish, ka për ta mposhtur.Një ditë pasi Partia Socialiste deklaroi se Dako ka të drejtë të rikandidojë për herë të katërt, Xhaferri thotë se Dako është i lehtë.Edhe pse në 2011 humbi betejën e drejtpërdrejtë për Bashkinë e Durrësit me Vangjush Dakon, Xhaferri shpreh siguri se këtë herë do ja dalë.“Dako paraqitet opsioni më i lehtë për ne, për një arsye të thjeshtë sepse kemi një evidencë të dokumentuar për rritjen e votave.Ne do të mbajmë zgjedhje lokale vetëm nëse do të garantojmë barazi politike të partive politike me votuesit, barazi në zgjedhje, ndryshe nuk është çudi që opozita të dalë nga sistemi.Në politikë kam fituar katër herë e kam humbur një herë. Nga 2007 deri në 2011 Dako i ka rritur votat me 67%.Çfarë ndryshimesh bëri që të rriste votat tre herë më shumë, ndërsa Edi Rama i rriti me 25%?“Duke garantuar që ata zotërinjtë që pi kafe tek Arvi nuk do ti ..

Lexone

Pas asaj që ndodhi në Pallatin e Kongreseve, reagon fort Topalli: Tani Lulzim hipi avionit…

sh-zv.kryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka reaguar në rrjetet sociale për votimin në Këshillin Kombëtar të PD-së që miratoi ndryshimet në statut. Sipas saj nuk ka pasur pjesemarrjen e nevojshme qe do te thote se votimi eshte i pavlefshem.REAGIMI I PLOTE I TOPALLITNuk ka kuorum. Rrezohet Lulzim Basha! Kuvendi i Statutit te Lulzim Bashes u rrezu bashke me Statutin e LB sepse nuk mori kuorumin.Salla e Kongreseve ka rreth 2500 karrige , shume prej te cilave ishin bosh gjate gjithe votimit ., nderkohe qe Kuvendi sipas Lulzim Bashes ka 7000 delegate.Sot u perserit ajo qe ka ndodh rreth nje vit me pare kur u fallsifikua dhe u vjedh vota e pjesemarrja e demokrateve ne proçesin antistatuor te zgjedhje se Lulzim Bashes.Tani Lulzim Basha hypi avionit dhe ik ne Holande; Keshtu çlirohet dhe PD nga pengmarrja.

Lexone

Votimi për statutin, reagon Jozefina Topalli: Basha u rrëzua, tani Lulzim hypi avionit dhe ik në Holandë

Ish nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, ka reaguar mbi votimin e statutit të ri të forcës politike.Topalli e konsideron votimin të pavlefshëm pasi sipas saj nuk ka pasur votat e mjaftueshme të cilat janë të parashikuara në statutin e PD-së.“Nuk ka kuorum. Rrezohet Lulzim Basha!Kuvendi i Statutit te Lulzim Bashes u rrezu bashke me Statutin e LB sepse nuk mori kuorumin .Salla e Kongreseve ka rreth 2500 karrige , shume prej te cilave ishin bosh gjate gjithe votimit .Nderkohe qe Kuvendi sipas Lulzim Bashes ka 7000 delegate.Sot u perserit ajo qe ka ndodh rreth nje vit me pare kur u fallsifikua dhe u vjedh vota e pjesemarrja e demokrateve ne proçesin antistatuor te zgjedhje se Lulzim Bashes.Tani Lulzim Basha hypi avionit dhe ik ne Holande;Keshtu çlirohet dhe PD nga pengmarrja”, shprehet Topalli. (TemA)

Lexone

“Bomba” e Berluskonit: Do detyrohem ta riblej Milanin

Silvio Berluskoni është larg Milanit prej një viti, por nuk resht së foluri për klubin kuqezi, që natyrisht e ka në zemër, pasi e ka drejtuar që prej viteve ’80, kur e mori të falimentuar dhe e ktheu në një nga gjigantët e futbollit botëror.Nuk ishte vetëm një zgjedhje zemre, përkundrazi, kur Berluskoni e mori Milanin në atë kohë, e bëri edhe për qëllime politike, sepse e kishte të qartë që nëse kthente në majë Milanin, fitonte edhe votat e tifozëve kuqezinj.Tani duket se Berluskoni është penduar që e ka shitur “Djallin”, jo thjesht për rezultatet e dobëta të këtij sezoni.“Me sa shoh, do detyrohem ta blej unë Milanin”, ka deklaruar Berluskoni në një takim publik në Udine. Ish-presidenti kuqezi, lider i partisë Forca Italia, ka shpjeguar se shitja e Milanit ka qenë një nga arsyet pse partia e tij dështoi në zgjedhje.

Lexone

11 humbje rresht, Udineze largon trajnerin Odo dhe punëson dy ish-juventinë

Nga një ish-milanist te dy ish-juventinë: Udinese ka vendosur të bëjë revolucionin e radhës, për të evituar katastrofën, sepse 11 humbje rresht janë shumë dhe rrezikohet seriozisht mbijetesa.Masimo Odo e nisi shumë mirë, mori disa fitore rresht, por pastaj erdhi rekordi negativ dhe humbja ndaj Krotones fundjavën e shkuar ishte fatale, siç pritej.Vendin e Odos e merr Igor Tudor, ish-mbrojtës i Juventusit. Kroati ka drejtuar Hajdukun e Splitit, PAOK-un, Karabuksporin dhe Gallatasarajin. Në fakt, Tudor nuk ishte zgjedhje e parë, sepse Edi Reja dhe Françesko Guidolin refuzuan, Andrea Mandorlini firmosi për Kremonezen, ndërsa me Andrea Stramaçonin nuk u arrit dot marrëveshja financiare.Zëvendëstrajner i Udinezes do të jetë Mark Juliano, i cili dështoi tek Partizani, por i jepet një shans në Serinë A, edhe pse jo si trajner i parë.A warm welcome to our new coach Igor Tudor!We’ll have live updates from his first press conference as Udinese boss in a few minutes’ time! #BenvenutoIgor..

Lexone

Reforma zgjedhore, Bylykbashi: Votimi elektronik, prioritet kryesor

Reforma zgjedhore, Bylykbashi: Votimi elektronik, prioritet kryesor

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka folur për Ora News në lidhje me reformën zgjedhore. Ai tha se opozita nuk do të tërhiqet nga qëndrimi për votimin elektornik. Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi për Ora News: PD e ka prioritet absolut teknologjinë në zgjedhje. Teknologjia është instrumenti më i rëndësishëm që …

Lexone