Home / Tag Archives: veshtire (page 4)

Tag Archives: veshtire

Vuçiç: Nëse fusim ushtrinë në Kosovë, hyjmë në konflikt me NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se NATO e ka paralajmëruar atë kundër ndërhyrjes me ushtrinë serbe në Kosovë.“Disa herë kam marrë këtë paralajmërim, për të mos përdorur fjalë më të rëndë: Nëse përpiqeni të hyni me ushtrinë tuaj, me policinë tuaj në Kosovë, në çfarëdo mënyre, NATO do ta trajtonte këtë si akt armiqësor dhe do të ishit në konflikt me aleancën më të fuqishme në botë”, tha Vuçiç.Ai po ashtu tha se nuk është optimist për bisedimet me Kosovën, porse Beogradi nuk do të heqë dorë nga dialogu, pasi atë e sheh si “të vetmen zgjidhje drejt kompromisit”.“Para nesh janë bisedimet në Bruksel. Nuk jam optimist, por serbët do të bëjnë përpjekje që të arrihet deri te kompromisi”, u tha Vuçiç gazetarëve në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evopa e Lirë.Vuçiç shprehu shqetësim për, siç tha, sulmet e shpeshta ndaj serbëve në Kosovë, në ditët e fundit, dhe shtoi se kjo është “fushatë për frikësimin e popullatës lokale ser..

Lexone

“Kam dëgjuar që je çik mistrec, sa të dashura ke?”, përgjigjia e Ermal Metës të shkrin së qeshuri

I ftuar në puntatën finale të “Në kurthin e Piter Pan”, ka qenë këngëtari i njohur me origjinë shqiptare, Ermal Meta.Fëmijët e kanë ngacmuar plot me pyetje këngëtarin, i cili nuk ka hezituar që t’i përgjigjej asnjërës prej tyre.Madje njëra prej vajzave, i ka drejtuar një pyetje mjaft ngacmuese këngëtarit të njohur.“Sa të dashura ke ti, se kam dëgjuar se je njëçik mistrec?”, e ka pyetur vogëlushja Ema.“Vetëm 1. Edhe një është e vështirë, imagjinoni dy”, ia ka kthyer Ermali duke qeshur.Pjesë të shkëputura nga biseda:Çfarë ka Italia që nuk e ka Shqipëria?Italia më shumë se Shqipëria ka vetëm makaronat. Ndërsa Shqipëria për mua ka një copë të zemrës, kam familjen.Çfarë duhet të plotësojë një vajzë që të jetë gruaja jote?Duhet të jetë shumë e ndershme dhe shumë autoironike. Bukuria nuk më intereson shumë, sepse ikën me shumë shpejtësi. Ajo që ngelet është bukuria e brendshme.Sa të dashura ke ti, se kam dëgjuar se je njëçik mistrec?Vetëm 1. Edhe një është e vështirë, im..

Lexone

Duhet të ishte lideri i Francës në Botëror, por Pogba nuk e ka të sigurt formacionin

Pas një sezoni zhgënjyes me Manchester United, Paul Pogba nuk e ka më të sigurt vendin në formaiconin e kombëtares franceze në prag të Kupës së Botgës. Katër vjet më parë, u largua nga Botërori me trofeun e lojtarit të ri më të mirë. Vetëm 21 vjeç, luajti në çdo ndeshje të skuadrës së tij deri në çerekfinale, duke shënuar edhe një gol.Poër katër vjet më vonë, ndërkohë që duhet të ishte lideri i padiskutueshëm i Francës, niveli i reguar prej tij së fundmi ka ngritur shumë dyshime. Dhe me talentin e padiskuteshëm që Dider Deschamps ka në dispozicion, nuk është e sigurt nëse 25-vjeçari do të jetë në fushë si titullar për ndeshjen e parë të Kupës së Botës kundër Australisë më 16 qershor.Por do të mbetet për t’u parë nëse Deschamps do të vendosë përfundimisht ta lërë “Gjelin” 100-milionësh në “kotec”… Mundsitë i ka. N’Golo Kante bën një punë të shkëlqyer në mesfushë, ndërsa alternativat janë aq shumë te Franca sa të gjithë e ndjejnë se rrezikojnë vendin.Vetë lojtari në një intervistë ..

Lexone

Nga portieri te “pyka”, sa dyshime për trajnerët e Botërorit

Kupa e Botës po afron dhe, pasi të gjitha Kombëtaret kanë zyrtarizuar delegacionet prej 23 lojtarësh që do udhëtojnë në Rusi, disa prej trajnerëve nuk i kanë zgjedhur ende dilemat e formacioneve që do përdorin.Miqësoret e fundit mendohet të shërbejnë për t’i shuar çdo dyshim Hulen Lopeteguit, Joakim Lëvit apo Horge Sampaolit.SPANJA: DILEMAT E LOPETEGUIT Lopetegui e ka të qartë pjesën më të madhe të 11-shes fillestare, por megjithatë mbeten ende disa dyshime në repartin ofensiv e mbi të gjitha atë që i përket sulmuesit kryesor. Diego Kosta, Iago Aspas dhe Rodrigo Moreno kanë karakteristika të ndryshme, por secili pret një shans për të qenë në ndeshjen “debutuese” ndaj Portugalisë.FRANCA: PIKËPYETJA DEMBELE Në fitoren 3-1 të “Gjelave” ndaj Italisë, Osman Dembele tregoi se mund të jetë vendimtar dhe kjo ka hapur një diskutim në Francë. Trajneri Didie Deshamp ka në rolin e “katalanasit”, lojtarë si Florian Tauven, Tomas Lemar dhe Nabil Fekir, ndaj për Dembelenë parashikohet një konku..

Lexone

ANALIZA: Kim nuk do të mashtrohet si Gaddafi

“Modeli i Uashingtonit për negociatat bërthamore me Libinë është një ilustrim se pse armët bërthamore janë të nevojshme”.Nga Doug BandowSamiti shumë i paralajmëruar midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut ka hyrë në një gjendje vendimtare; ju nuk e dini nëse do të mbahet ose jo derisa të kontrolloni përsëri në çdo moment të caktuar. Ftesat janë pranuar, anuluar dhe ri-pranuar; janë dërguar letra; cicërimat kanë bërë zhurmë në atmosferë.Tani për tani, duket sikur është kthyer përsëri. Por shumë vëzhgues kanë frikë nga një kthim të fundit mano a mano mes presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, me një mundësi reale të luftës. Nëse kjo ndodh, faji do të bjerë kryesisht në administratën Trump. Gjuha e rrezikshme që vjen nga Shtëpia e Bardhë – veçanërisht diskutimi i një “modeli të Libisë” për bisedimet – i ka lënë koreano-veriorët të zemëruar dhe të mërzitur. Në Phenian, ajo gjuhë është një kërcënim i nënkuptuar – dhe një shenjë se ..

Lexone

Pornostarja që ka rënë në dashuri me Iniesta-n (Foto)

Të gjithë fansat e futbollit janë të dashuruar me stilin e lojës së Andres Iniestas, me magjinë që dhuron futbollisti spanjoll në fushën e blertë. Mirëpo ka nga ato që janë të fiksuar edhe pas fizikut të ish-lojtari të Barcelonës.Aktorja e filmave për të rritur, Carolina Abril i ka befasuar të gjithë me deklaratën e saj pasi ka treguar dëshirën e saj të zjarrtë për të bërë seks me 34-vjeçarin. Seks-bomba spanjolle kujton se kur Iniesta shënoi gol në finalen e Botërorit 2010, asaj i mbeti në mendje trupi i bukur i lojtarit, i cili hoqi fanellën.“Ne e fituam atë finale, që ishte e para në histori dhe kur e pash atë (Iniestan) duke hequr fanellën për të kujtuar një shok që ka vdekur, sinqerisht mu mbushën sytë me lot. Kam rënë në dashuri me të dhe kam ëndërruar gjithmonë ta kem partner në shtrat që nga ajo ditë.”Iniesta duhet të ketë kujdes, nëse shënon sërish në Rusi, vështirë të përmbahet Carolina Abril.1 of 65 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Mërgim Mavraj duket i dorëzuar: E kemi humbur fare, nuk rregullohen gjërat sot nga nesër dhe nuk fitohet vetëm me zemër

Mërgim Mavraj ka dhënë një intervistë të gjatë ku pranon direkt se në Kombëtaren shqiptare për momentin nuk shkon asgjë.Ndryshe nga Panuçi, në intervistën për “Top Channel”, ai nuk e sheh si një problem të vogël, përkundrazi. Sipas tij është një problem i madh pasi gabimet që shfaq Shqipëria nuk po rregullohen pavarësisht analizave të shumta.Për arsyet e humbjes me Ukrainën“Edhe në dhomat e zhveshjeve ishim pa tekst fare, as ne nuk gjenim fjalët e duhura. Ky është është një moment shumë i vështirë për kombëtaren, jo vetëm për rezultate por edhe mënyra se si zhvillojmë lojën. Ishte shumë, shumë e keqe.Atë që kërkon trajneri nga ne nuk e tregojmë në fushë, e vështirë të gjesh arsyetimin dhe nuk kam dëshirë, pasi edhe ne në fushë duhet t’i kuptojmë vetë, të vendosim vete, të jemi të qartë në kokë e të marrim vendimet e duhura.Kjo përgjegjësi na mungon, pavarësisht sa vjeç është lojtari apo eksperiencë që ka, duhet të kuptojë gabimet që ndodhin në fushë, t’i tregojë e përmirësojë..

Lexone

Babai i Rita Orës tregon “sekretet” e divës shqiptare: Ja sakrificat që kemi bërë. Na iku nga shtëpia që 17 vjeçe

Besnik Ora, babai i divës shqiptare rita Ora, ka dhënë një intervistë për gazetaren Dhurata Hamzai të Shqiptarja.com.Ai rrëfen sakrificat që ka kaluar familja e tij dhe tregon si arrita Rita deri këtu.Ju zoti Besnik jeni babai i artistes së famshme Rita Ora, por edhe djali i një regjisori të shquar kosovar Besim Sahatçiut, dhe keni lindur në Kosovë. Ju kujtohet në rininë tuaj si e keni përjetuar ndarjen e Kosovës me Shqipërinë, kur ju jetonit nën varësinë e Ish shtetit Jugosllav?-Unë sot jam 57 vjeç. I kam përjetuar edhe si student demonstratat në ‘81-shin. Atëherë kam qenë 17-18-vjeç. Kam përjetuar luftën dhe megjithatë isha shumë i lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur në rininë time, para se të fillonte lufta. Pastaj më vonë kam përjetuar edhe ngjarjet e pavarësisë së Kosovës, e të tjera. Unë kam qenë i lidhur me ngjarjet e Kosovës që në rini, sepse ne si rini kishim dëshirën të ishim së bashku me Shqipërinë. Ashtu mendonte atëherë e gjithë rinia kosovare dhe prindërit tanë që e ..

Lexone

Kryeministri i ardhshëm i PD apo LSI? Kryemadhi: Nuk e kemi ndarë ende me Lulin se kush do të jetë….

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Tonight Ilva Tare”, thotë se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka pse mban përgjegjësi ligjore për të vëllain e tij.Tare: Keni marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm, Edi Rama kryeministër, çdo të bëni tani?Kryemadhi: Unë nuk mendoj që problemi është zt.Xhafaj që është ministër i Brendshëm, apo Rama që politikisht është kryeministër i rënë. Sot nëse do të duash të trokasësh në zyrën e një ministrie nuk do të marrësh një shërbim. Kemi një shkarkisje të shumë ministrive.Ashtu siç dëgjuam para disa ditësh listën e 200 firmave të ndërtimit që nuk kanë legalizuar pallatet, pastaj u ndryshua lista. Ajo çka mendoj se historia nuk është thjesht tek zt.Xhafaj, pasi nuk është një element i më vetëm. Këtu beteja nuk është thjesht për zt.Xhafaj, pasi nuk ka pse mban përgjegjësi për vëllain e tij, por këtu beteja është nëse kjo klasë politike, që shqiptarët e votojnë a..

Lexone

Kryemadhi: LSI është e hapur për prurje të reja, por kemi frikë se…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është e ftuar në studion e emisionit “Tonight” të Ilva Tares në televizionin Ora News, ku po flitet rreth temës: “Monika Kryemadhi dhe LSI në Opozitë”.Duke iu përgjigjur pyetjes se sa e hapur është LSI për figura të reja, Kryemadhi u shpreh se forca që ajo drejton është e hapur për të gjithë, ndërsa shfaqi frikën e saj për LSI-në.“LSI është e hapur për çdo njeri që do të kontribuojë pranë nesh.Është e vështirë për tu besuar sot, por LSI është e hapur dhe mirëpret çdokënd që dëshiron të kontribuojë.Nëse nuk do të ishte e hapur LSI do të mbetej në historinë e të shkuarës”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Lexone