Home / Tag Archives: veshtire

Tag Archives: veshtire

Gënjeshtrat më të mëdha që na kanë thënë shkencëtarët

Çfarë mendoni se është më e mundshme – të goditesh nga rrufeja apo të vritesh nga një asteroid që bie? Ju mund të habiteni, por probabiliteti i vdekjes së shkaktuar nga një asteroid, është pothuajse dy herë më i lartë. Në librin e tyre të Injorancës së Përgjithshme, Stephen Fry, John Lloyd dhe John Mitchinson thonë se rrufetë godasin tokën 17 milionë herë çdo ditë, që i bie 200 goditje në sekondë. Megjithatë, rreziku i vdekjes “elektrike” në vit shkon një deri në 10 milionë, dhe kjo është po aq e mundshme sa të kafshohesh nga një gjarpër! Më poshtë janë renditur disa nga faktet shkencore, kësaj rradhe të sakta dhe të vërteta. 1.Kameleonët nuk e ndryshojnë ngjyrën në varësi të ambientit ku ndodhen Lëkura e tyre mund të ketë qenë e dobishme në shumë raste, duke pasur parasysh se kameleonët nuk janë të armatosur siç duhet kundër kujtdo që do të pëlqente t’i hante, por jo. Ata kurrë nuk e kanë dhe kurrë nuk do ta kenë këtë superfuqi , edhe pse ky besim është jashtëzakonisht popullor. Në..

Lexone

Paratë apo lavdinë, ku po shkon Cristiano Ronaldo?!

Nëse Cristiano Ronaldo përfundon duke e lënë Real Madridin, ai duhet të matë me kujdes destiancionet e tij të ardhshme. Nuk ka shumë klube, që mund të ndërmarrin nënshkrimin e tij nga këndvështrimi ekonomik. Dhe pastaj mosha sportive e portugezit, e cila gjithashtu, paraqet probleme, ose të paktën, pikëpyetje. Destinacioni i parë që vjen në imagjinatë është Manchester United, klubi ku ai e shenjtëroi veten si yll botëror, ku fitoi Champions-in dhe “Topin e Artë” të parë në karrierë. Nga pikëpamja ekonomike, operacioni do të jetë i zbatueshëm. Por, asgjë nuk do të bindë Mourinhon, i cili nuk duket i gatshëm për të ndryshuar një skuadër të projektuar pa një “lokomotivë” të vetme, ndërkohë që Ronaldo është një lojtar, që në mënyrë të pashmangshme e detyron të luajë për të. Për të mos përmendur që Manchester United i tanishëm është larg potencialit sportiv të ekipeve më të mira në Europë. Pa lënë Anglinë, CR7 mund të ketë opsionin e Manchester City, i cili i garanton një ekip konkur..

Lexone

Ibra: Unë di si fitohet, Suedia ka humbur pa mua

Zlatan Ibrahimoviç e ka të vështirë ta pranojë faktin se ai nuk do të jetë mes “yjeve” të tjerë të futbollit në Botëror. Sulmuesi i Los Angeles Galaxy në Major League Soccer akuzon mediat suedeze si shkakun kryesor për mospraninë e tij në Rusi me përfaqësuesen nordike. Duke folur në vetë të tretë, 36-vjeçari duket mjaft i mërzitur me vendimin e Federatës Suedeze të Futbollit për të mos e grumbulluar. “Të gjithë lojtarët më të mirë në botë janë atje, por Zlatani jo… duhet të ishte. Ky është mentaliteti i medias suedeze. Nuk kam një emër tipik suedez, nuk kam sjelljen e një suedezi, por sërish kam rekordin në kombëtare. Të luash në Botëror është diçka e madhe, sepse konsiderohet festa më e madhe në futboll.” Për Ibran nuk ka asnjë interes për ta ndjekur Botërorin nëpërmjet televizorit. Fakti që ai ka fituar shumë trofe me çdo skuadër ku ka luajtur do të thotë se më e humbur në këtë rast do të jetë Suedia, që nuk do të ketë në përbërje një lojtar të madh me mentalitetin e fituesit. U k..

Lexone

Suedia u jep një mundësi të dytë 9.000 azilkërkuesve

Parlamenti suedez ka miratuar një projektligj për t’iu dhënë një rast të dytë 9,000 azilkërkuesve, duke iu ofruar mundësinë e qëndrimit në këtë shtet. Një vendim i tillë ka ndarë opozitën lidhur me çështjen e imigrimit në zgjedhjet e shtatorit. Suedia ka pranuar më shumë se 160,000 azilkërkues më 2015, duke krijuar pakënaqësi në mesin e votuesve, gjë që ka detyruar qeverinë Social-Demokrate, të vendosë rregulla më të ashpra për ata që kërkojnë qëndrim afatgjatë. Pavarësisht masave të marra, tema e imigrimit ka vazhduar të dominojë debatin politik duke nxitur çarje në partinë opozitare të qendrës së djathtë, Aleanca, e cila shpreson të formojë një qeveri të re pas zgjedhjeve. “Pasojat njerëzore do të ishin shumë më të mëdha nëse ne do të ndalonim këtë propozim”, ka thënë liderja e Partisë Qendrore, Annie Loof, transmeton Reuters. Ndasitë në mesin e opozitës do të bëjnë shumë më të vështirë për Aleancën që të krijojë qeverinë, derisa partia Demokratët e Suedisë, ka premtuar se do të..

Lexone

Ylli Rakipi “paralajmëron” largimin nga TCH, pas flirtimit me Fevziun?!

Duket se gazetari Ylli Rakipi, ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme emisionin e fundit “Të paekspozuarit” në televizionin Top Channel, duke mbyllur kështu aventurën e tij në këtë television. “Ky ishte emisioni i fundit. Faleminderit që na keni ndjekur bashkë me ato probleme që mund të kemi pasur. Gjithsesi Ju faleminderit! Natën e mirë”, u shpreh moderatori në fund te emisionit. Nuk dihet nëse ky ishte emisioni i fundit për këtë edicion, apo Rakipi nuk do të shfaqet më në TCH. Ditët e fundit në media është folur se në këtë televizion do të kalonte Blendi Fevziu, dhe nëse kjo do të ndodhte, emisioni i Rakipit ose do të spostohej në një ditë tjetër, gjë që vështirë se do të pranohej nga ai, ose do të mbyllej. Megjithatë, Fevziu duket se do të qendrojë tek TV Klan dhe Ben Blushi me lëvizjet e tij, jo vetëm që nuk arriti të sjellë Fevziun në TCH, por me sa duket mund të humbasë dhe Rakipin.(TemA)

Lexone

Turqi, dhjetra studentë gjykohen për terrorizëm

Në Stamboll, 22 studentë nga një prej universiteteve prestigjoze të Turqisë po gjykohen nën akuzat për terrorizëm. Rasti ka marrë një rëndësi të veçantë mes kritikave në rritje lidhur me shtypjen që vazhdon ndërsa në atë vend ende mbretëron gjendja e jashtëzakonshme. Studentë të Universitetit të Bosforit u arrestuan për organizim të një kundër-proteste ndaj atyre që mbështesnin operacionet ushtarake turke në Siri kundër një grupimi ushtarak kurdo-sirian të njohur me inicialet YPG. Mbështetës dhe familjarë të studentëve u mblodhën para gjykatës (të mërkurën), ndërsa vazhdonte gjykimi i tyre. Tevfik Tulay është babai i një studenti të arrestuar. “Të gjithë jemi kundër luftës. Lufta është e gabuar. Ajo që është e ndershme tani është mbështetja e paqes. Është e lehtë të luftosh por shumë e vështirë të qëndrosh për paqe, ne po bëjmë këtë të fundit.” Ozgur, është mamaja e një studenti tjetër që po gjykohet. “Kemi ardhur të marrim fëmijët tanë. Ata janë të pafajshëm. Ata hodhën disa sloga..

Lexone

Lionel Messi flet hapur: Do të ishte bukur sikur Neymar të kthehej, me Roma-n kemi fjetur gjumë

“Mundo Deportivo” ka arritur të bindë Leo Messi-n që të japë një intervistë të rrallë. “Pleshti” ka folur për gjithçka dhe, në disa raste, në mënyrë direkte. Eliminimi me Roma-n ka qenë njolla e sezonit të kaluar: “Nuk ka asnjë shpjegim. Jemi ndier të sigurt më shumë se duhet, kemi fjetur gjumë, e kemi filluar ndeshjen duke pësuar gol pas një pasimi të gjatë dhe nuk kemi arritur të reagojmë. Mbetet zemërimi për mënyrën si jemi eliminuar, por ndeshja e Roma-s kundër Liverpool ka treguar se nuk ka qenë një rastësi”, ka thënë Leo. Leo ka folur edhe për Zidane dhe Ronaldo: “Nuk e di pse Ronaldo i ka thënë ato gjëra mbi të ardhmen e tij në atë moment, ndoshta ka patur arsyet e tij. E njëjta gjë vlen edhe për Zidane: nuk e di se çfarë ka ndodhur, askush nuk e priste lamtumirën e tij, por nuk mund t’i thuhet asgjë, është larguar në mënyrën më të mirë të mundshëm, si fitues”. Për Neymar dhe Griezmann: “Sikur Neymar të kthehej, do të ishte shumë bukur. Por më duket shumë e vështirë. Në..

Lexone

Messi: Neymar i jashtëzakonshëm, uroj të rikthehet te Barça

Nga Argjentina i grumbulluar me kombëtaren albiceleste për Kupën e Botës Rusi 2018, Lionel Messi flet për Barcelonën dhe për ish shokun e tij të skuadrës Neymar Jr, i cili do të jetë një rivalët e mëdhenj të yllit argjentinas në Botërorin rus. Messit nuk i pëlqejnë aspak zërat që e japin të ardhmen O’Ney te Reali i Madridit teksa në një intervistë është shprehur se do të dëshironte që Neymar jo vetëm të mos transferohej te Los Blancos por madje të rikthehej te Barcelona. “Sigurisht që nëse do të ishte e mundur do të më pëlqente që Neymar të rikthehej. Është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe ta kishim sërish me ne do të ishte diçka fantastike. Në fakt e shikoj si shumë të vështirë që diçka e tillë të ndodhë, por nëse do të ishte mundësia do të më pëlqente”, deklaroi Lionel Messi. 7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Paralajmërimi i ministrit italian se “Ilegalët” duhet të bëjnë gati çantat dhe çfarë do të ndodhë

Nga Bernd Riegert Numri i azilkërkuesve dhe migrantëve që vijnë në Itali krahasuar me një vit më parë ka rënë me 75 përqind. Që prej fillimit të vitit me varka nga deti kanë ardhur vetëm 13.000 njerëz, të nisur kryesisht në Libi. Marrëveshja me Libinë, kontrollet e shtuara kufitare dhe frikësimi i migrantëve prej tyre tregojnë efektin e shpresuar nga BE dhe nga Italia. Pra kthesa është arritur shumë kohë para ndërrimit të qeverisë. Tregim fuqie me potere Por qeveria e re populiste vazhdon të bëjë sikur po ndodh një “invazion”, siç e quan atë ministri ekstremist i djathtë i Brendshëm, Matteo Salvini. Kjo thjesht është e gabuar. Është e vërtetë se në pesë vitet e fundit në Itali kanë ardhur rreth 700.000 azilkërkues dhe migrantë, por që 500.000 prej tyre të vazhdojnë të jetojnë ilegalisht midis Alpeve dhe Siçilisë, siç pohon qeveria e re, kjo nuk është e qartë. Shumë prej këtyre njerëzve janë pranuar si azilantë, por shumë edhe janë larguar më tej në drejtim të Veriut, në Francë, Gjer..

Lexone

Vullkani në Guatemalë, opozita kërkon “kokën” e kreut të Emergjencave

Përfaqësuesit e opozitës në Guatemala kanë kërkuar që kreu i Agjencisë së Reagimit Emergjent (Conred) të shkarkohet. Ata thonë se Conred dështoi të marrë parasysh paralajmërimet paraprake për shpërthimin vdekjeprurës të vullkanit Fuego. Një figurë e lartë opozitare, Mario Taracena, tha se qeveria duhet të hetojë nëse ka pasur neglizhencë penale. Nëntëdhjetë e nëntë persona janë shënuar si viktima të kësaj fatkeqësie natyrore që nga e diela dhe shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Ekspertët e vullkanologjisë thonë se u kanë bërë thirrje zyrtarëve të evakuojnë zonën rreth vullkanit Fuego herët të dielën – për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik dhe flukseve të shpejtë të vullkanit. Por thuhet se Conred nuk veproi menjëherë. Vetë agjencia thotë se paralajmërimet e ekspertëve nuk ishin mjaft të sakta për të shkaktuar evakuim masiv. Por Taracena i partisë opozitare UNE tha se qeveria e Guatemalës duhet të hetojë për çështjen në fjalë. Fshatrat në shpatet e malit janë kthyer në..

Lexone