Home / Tag Archives: vendosur (page 5)

Tag Archives: vendosur

Vendimi: Sulmuesi i Stokholmit dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata suedeze ka dënuar me burgim të përjetshëm uzbekun, Rakhmat Akilov, për shkak të një sulmi me kamion që ka lënë të vdekur pesë persona në Stokholm vitin e kaluar.Akilov “është shpallur i fajshëm për vepër terroriste për vrasje në pesë raste. Dënimi është vendosur për burgim të përjetshëm”, ka njoftuar gjykata në Stokholm.Akilov ka pranuar se ka drejtuar kamionin në një rrugë me shumë këmbësorë në qendër të kryeqytetit suedez më 7 prill 2017, duke vrarë tre suedezë, duke përfshirë një vajzë 11 vjeçare, një burrë britanik dhe një grua belge.Dhjetë persona të tjerë janë plagosur në këtë sulm.Më shumë se 100 persona kanë dëshmuar gjatë gjykimit që ka zgjatur për 3 muaj, duke përfshirë të mbijetuarit dhe familjarët.Akilov, 40 vjeçar, të cilit i është refuzuar kërkesa për azil, ka pranuar në fillim të gjykimit në muajin shkurt se ai ka drejtuar kamionin, duke thënë se qëllimi i tij ka qenë ta detyrojë Suedinë që t’i japë fund luftimit të grupit militant, Shteti Islamik (IS)...

Lexone

Publikohen imazhet/ Rita Ora në skena të nxehta me të dashurin e saj

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, fill pas koncertit në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë, u nis për në Verona, Itali, ku mbajti koncertin e rradhës, i cili ishte një sukses i vërtetë.E pas këtyre ditëve plot angazhime, Ora ka vendosur që të shijoje disa ditë pushimi në plazhet e Italisë.Peach Bellini anyone?A post shared by RITA ORA (@ritaora) on Jun 5, 2018 at 8:00am PDTMirëpo, këngëtarja e famshme nuk ka qenë e vetme në këto pushime. Atë e shoqëron i dashuri i saj prej disa kohësh tashmë, Andrew Patt.Paparacët kanë kapur disa foto intime të çiftit teksa ata kanë qenë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në bregdet, duke u puthur dhe përkëdhelur. Madje në një moment, shihet Andrew teksa i puth këmbën këngëtares shqiptare.The post Publikohen imazhet/ Rita Ora në skena të nxehta me të dashurin e saj appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Nuk ka kthim pas, Ronaldo do largohet nga Reali i Madridit!

Cristiano Ronaldo ka vendosur. Do të largohet nga Reali i Madridit në merkaton e kësaj vere.Është e bindur për këtë gazeta portugeze Record e cila rikthehet të flasë për të ardhmen e yllit luzitan vetëm 12 ditë pas finales së Champions League që kulmoi me deklaratat e CR7-ës në fund të sfidës se të ardhmes së tij në Madrid i ka ardhur fundi.Gazeta portugeze zbulon edhe motivet se përse Ronaldo ka vendosur të largohet nga Los Blancos.Vendimi i portugezit nuk ka të bëjë me aspektin ekonomik por më shumë me faktin se presidenti Perez nuk ka bërë asnjë lëvizje për t’i rinovuar kontratën në shenjë mirënjohjeje për të gjitha ato që Ronaldo ka arritur me fanelën e bardhë të Realit të Madridit gjatë këtyre viteve.CR7-ta është ndjerë i braktisur në ambientin madrilen dhe këtë verë do të ndahet përfundimisht me Realin e Madrid pas 9 viteve në Santiago Bernabeu.

Lexone

FOTOT: Trump i “bindet” Kim Kardashian, fal të dënuarën për trafik droge

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk i ka “rezistuar” kërkesës së Kim Kardashian për të liruar nga burgu gruan Alice Marie Johnson e dënuar për trafik droge.Trump ka vendosur t’ia falë dënimin me burgim të përjetshëm 63-vjeçares Johnson, e cila kishte përfunduar në burg për një vepër penale të lidhur me drogën, por pa qenë e përfshirë në veprime të dhunshme.Në vitin 1996, Johnson u dënua për 8 akuza, që kishin të bënin me një operacion të trafikimit të kokainës me bazë në Memfis.Sipas njoftimeve, kontaktet e saj me trafikantët e drogës ndodhën pasi Alice kishte humbur vendin e punës, i ishte vrarë djali, ishte divorcuar nga i shoqi dhe ia kishte marrë shtëpinë banka, ngaqë nuk ishte në gjendje të paguante kredinë.Shtëpia e Bardhë njoftoi se Johnson kishte qenë një e burgosur model dhe kishte punuar shumë fort për rehabilitimin e saj.Pas faljes së dhënë nga presidenti Trump, 63 vjeçarja AlicE është shprehur pë CNN e emocionuar për shansin e dytë që i është dhënë në jetë, duke fa..

Lexone

McGregor humb bastin me Cristiano Ronaldon, bëhet fjalë për…

Vetëm disa muaj më parë, dy prej sportistëve më të njohur dhe më të paguar në botë, Conor McGregor dhe Cristiano Ronaldo, u takuan së bashku.Ky takim u përcoll me një bujë të madhe në të gjitha mediat. Kur u takuan, boksieri dhe futbollisti vendosën një bast paraprakisht.Me shaka, McGregor tha se do ta kalonte Ronaldon sa i përket të ardhurave të sportistëve në botë, por Ronaldo nuk e përkrahte këtë mendim.Pas publikimit të listës së sportistëve më të pasur në botë nga Forbes, dolën edhe detajet të cilat treguan se McGregor humbi bastin me Ronaldon.Në vend të parë doli Floyd Mayweather me një pasuri prej 285 milionë dollar, më pas në vend të dytë vjen Mesi me 111 milion dollar.Në vend të tretë është vendosur Ronaldo me një pasuri prej 108 milion dollar dhe në vend të katërt është McGregor me 99 milion dollar.Kështu, boksieri e humbi bastin për vetëm 9 milion dollar diferencë. Ndërkohë, në vend të pestë renditet Neymar me 90 milion dollar.The post McGregor humb bastin me C..

Lexone

ANALIZA: Macron ka ndryshuar ADN-në politike të Francës

“Një vit pas zgjedhjes së tij, është e qartë se Emmanuel Macron nuk është vetëm një president – ai është një njeri liberal i matur”.Nga James TraubFrancezët nuk janë një popull entuziast. “Surtout, pas trop de zèle”, këshilloi diplomati i njohur Talleyrand – mbi të gjitha, moderoni zellin tuaj. Pak më shumë se një vit pasi francezët zgjodhën Emmanuel Macron si president në një vend të rrallë të ndritshëm për demokracinë perëndimore, ata kanë gjetur arsye të panumërta për të menduar keq për të: Ai nuk kujdeset për qytetarin e zakonshëm, politikat e tij favorizojnë të pasurin, ai nënçmon normat e konsultimit demokratik.Megjithatë ju nuk mund të kaloni kohë me ligjvënësit fillestar të partisë La République En Marche! të Macron-it, siç kam kaluar unë, pa kapur sëmundjen ngjitëse të shpresës. Këta përkrahës kryesisht të rinj dhe teknokratë të një presidenti të ri, teknik, janë rritur në moshë, por kanë ruajtur optimizmin e tyre të zjarrtë për të ardhmen e liberalizuar, që Macron premt..

Lexone

Përplasje Basha-Ruçi, PD kërkon të thirren Rama dhe Xhafaj në seancë

Seanca e sotme parlamentare ka nisur e qetë me një raportim të kreut të AMA-s, Gentian Sala, por ishte fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha menjëherë pas tij që e tensioni situatën.Pavarësisht tensionit dhe një përplasje Berisha-Balla, fjalën e mori kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho i cili tha se vendi është futur në një qerthull për shkak të emërimit të njëpasnjëshëm të ministrave të lidhur me krimin.Për shkak se vendi ndodhet në situatë kritike, Spaho kërkoi që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama të paraqiten në seancë.“Siguroni pjesëmarrjen e ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit në seancë për situatën ku ndodhet vendi”, kërkoi Spaho.Pas tij fjalën e mori kryedemokrati Lulzim Basha, i cili përsëriti të njëjtën kërkesë ndaj kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.“Zoti kryetar pezullo seancën dhe thirr këtu Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn”, tha Basha.“Në këtë seancë gjeni shprehjen më të qartë të kapitullimit të qeverisë së krimit dhe drogës, ku mungojn..

Lexone

Basha: S’ka seancë pa Ramën e Xhafajn! Të dalin nga vrima ku janë futur

Ndërprerja 10 minutëshe e seancës parlamentare nuk solli qetësi në Kuvend, përkundrazi përplasja Ruçi-Basha vazhdoi. Kryeparlamentari i dha menjëherë fjalën kreut të PD në këtë nisje të dytë dhe Basha përsëriti të njëjtën kërkesë, thirrjen e dyshes Rama-Xhafaj në seancë.“Zoti Ruçi e shoh që keni dështuar në përpjekjen tuaj për të sjellë në këtë sallë dy kokat e krimit të organizuar. Pse Rama e Xhafaj nuk vijnë sot në Parlament që të përballen me opozitën? Çfarë kanë më të rëndësishme që nuk vijnë?”, pyeti Basha.Ai kërkoi që kryeministri dhe ministri i Brendshëm, “të dalin nga vrima ku janë strukur e të vijnë e të përballen me të vërtetat”.“E vetmja punë që bëjnë është mbrojtja e krimit dhe aferave kriminale ku janë zhytur”, theksoi Basha.Më tej kreu i PD tregoi edhe arsyen pse sipas tij Rama dhe Xhafaj mungojnë në Kuvend.“Në këtë seancë jemi gati tua japim me prova dhe fakte se çfarë gjëje të rëndësishme kanë Rama dhe Xhafaj tani që nuk vijnë këtu në sallë apo të qeverisin ve..

Lexone

Nuk ka kthim pas, Ronaldo do largohet nga Reali i Madridit

Cristiano Ronaldo ka vendosur. Do të largohet nga Reali i Madridit në merkaton e kësaj vere. Është e bindur për këtë gazeta portugeze Record e cila rikthehet të flasë për të ardhmen e yllit luzitan vetëm 12 ditë pas finales së Champions League që kulmoi me deklaratat e CR7-ës në fund të sfidës se të ardhmes së tij në Madrid i ka ardhur fundi.Gazeta portugeze zbulon edhe motivet se përse Ronaldo ka vendosur të largohet nga Los Blancos. Vendimi i portugezit nuk ka të bëjë me aspektin ekonomik por më shumë me faktin se presidenti Perez nuk ka bërë asnjë lëvizje për t’i rinovuar kontratën në shenjë mirënjohjeje për të gjitha ato që Ronaldo ka arritur me fanelën e bardhë të Realit të Madridit gjatë këtyre viteve.CR7-ta është ndjerë i braktisur në ambientin madrilen dhe këtë verë do të ndahet përfundimisht me Realin e Madrid pas 9 viteve në Santiago Bernabeu.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vrasja e biznesmenit në Vlorë, ndalohet një nga autorët e dyshuar

Mesditën e djeshme policia e Vlorës zbardhi ngjarjen e rëndë të ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku u ekzekutua me armë biznesmeni 29 vjeçar, Vasil Dervishaj.Blutë e Vlorës identifikuan si autorë të vrasjes shtetasit:-A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;-E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;Mëngjesin e sotëm policia njofton se ka bërë të mundur arrestimin e një prej ekzekutorëve, pikërisht 28-vjeçarin A.C. dhe ka sekuestruar një automjet tip “Audi, me targë AA830 RA, që është përdorur gjatë krimit.Automjeti gjithashtu kishte edhe një targë tjetër italiane, e cila duket se ka qenë e vendosur natën kur ndodhi ngjarja. Ndërkohë vijon puna për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të dyshuar.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone