Home / Tag Archives: vendosur (page 3)

Tag Archives: vendosur

Vrasja e Fildes Hafizit/ “Fadil Kasëmi drejt lirimit”, Gjykata e Lartë reagon pas letrës së babait të gjyqtares

Gjykata e Lartë ka reaguar pas emisionit “Studio e Hapur” në News24. Përmes zëdhënëses Ida Vodica Gjykata e Lartë deklaron se ka marrë të gjitha masat dhe brenda javës së ardhshme do të dalë në vendim për çështjen e Fildes Hafizit.Babai i gjyqtares Hafizi, shprehte shqetësim në një letër të shkruar dy ditë para se të vdiste se Fadil Kasëmi, vrasësi i saj do të lirohej për shkak të ping-pongut mes instituconeve të drejtësisë.Kreu i Gjykatës së Lartë, Zaganjori konfirmon se pas letrës publike do mbledhë me urgjencë kolegjin penal në fillim të javës tjetër për t’i dhënë përgjigje kërkesës së gjykatës së faktit për kompetencën në lidhje me gjykimin e çështjes se vrasjes së ish-gjyqtares Fildes Hafizi.Rreth 1 vit pas vrasjes së saj, ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, i cili ka deklaruar se vrasjen e ka kryer me koshiencë të plotë, mund të dalë nga burgu për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.Të ndodhur përballë këtij fakti dhe ngërçit të sistemit gjyqësor, familjarët e gjyqt..

Lexone

Australia e vendosur, bojkot diplomatik Botërorit

Australia i bashkohet Anglisë në vendimin e marrë për një bojkot dilomatik të “Rusi 2018”. Deklarata vjen nga Ministri i Punëve të Jashtme të Australisë, Julie Bishop. Sipas tij, nuk do të ketë një delegacion zyrtar për të prezantuar Australinë gjatë Botërorit në Rusi. E vetmja figurë institucionale australiane në Moskë e pranishme në ndeshjet e “Përfaqësueses së Kangurëve do të jetë ambasadori i Australisë në Rusi.“Qeveria australiane nuk do të ndërhyjë në vendimet e Federatës Australiane të Futbollit sa i përket Botërorit,” – u shpreh Bishop.Muajin e kaluar Australia akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Rusinë si të përfshirë në katastrofën ajrore të Malaysia MH17 në vitin 2014, ku humbën jetën 38 nënshtetas australianë. Australia ka ndjekur shembullin e Anglisë, që nuk do të dërgojë në Rusi përfaqësuesit e saj, për shkak të raporteve të nxehta që lidhen me helmimin e ish-spiunit rus, Skrypal.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO/ Momenti i pabesueshëm: I kalon rrota e kamionit mbi kokë, shpëton mrekullisht i riu

Ky është momenti i pabesueshëm kur një djalë arrin t’i mbijetojë një aksidenti të tmerrshëm edhe pse rrota e kamionit kaloi mbi kokën e tij.Siç edhe mund të shihet edhe në pamje motoçiklisti shpëton pasi kishte të vendosur helmetën në kokën e tij.Por edhe pse djali u përfshi në këtë aksident të tmerrshëm, ai u çua menjëherë në këmbë dhe mori me disa dëmtime.Pamjet u kapën të martën në Cainta të Filipineve. (TemA)

Lexone

Kanada, Senati aprovon marijuanën legale

Senati kanadez ka cotuar në favor të legalizimit të marijuanës me qëllime rekreative, duke e bërë Kanadanë vendin e parë që del kundër grupit të G7-ës. Senati kaSenatorët kanadezë kaluan ligjin mbi kanabisin me 56 vota pro, 30 kundër dhe 1 abstenim pas studimit të projektligjit për gjashtë muaj. Kryeministri Justin Trudeau ishte i vendosur për të legalizuar marijuanën këtë verë.Kanadaja do të jetë kështu vendi i parë i G7-s që lejon përdorimin e drogës. Përdorimi medicinal i saj është lejuar me ligj që në vitin 2001.Votimi i së Enjtes pritet të kalojë në parlament, ku deputetët do të vendosin nëse do të pranojnë amendamentet e shtuar në legjislacion nga Senati.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Halli i përbashkët i berberit tim në Prishtinë dhe i pronarit të lavazhit në Kavajë

Nga Veton Surroi*“Nëse fillojnë negociatat në qershor, i tërë dhjetëvjetëshi i ardhshëm do të kalojë në mashtrim të ndërsjellë. Shqipëria do të përpiqet ta mashtrojë BE-në se nuk është duke marrë pjesë që tani në tregun e punës të BE-së, e BE-ja do ta mashtrojë Shqipërinë dhe veten kinse nuk di se kjo po ndodh“1.Berberi im në Prishtinë ka nja gjashtë muaj që e ka të hapur konkursin për berber/asistent. Atyre që pranojnë ua jep përvojën e tij falas dhe një rrogë minimale prej 350 eurosh. Deri më sot nuk ka të lajmëruar për vend pune.Dikur, dhe jo shumë moti, para luftës, ekzistonte tradita e kallfasë, të atij që shkon e merr mësim te ustai dhe pastaj, kur ta marrë zanatin, i hyn punës. Familjet i çonin fëmijët e tyre për të marrë zanat, pa pritur të merrnin rrogë. Herë-herë duhej qerasur mjeshtrin që ta pranojë fëmijën për atë që sot quhet asistent zanati.Por kjo nuk ndodh sot. Berberi im, në analizën më të mirë sociologjike për momentin, cek dy faktorë thelbësorë pse të rinjt..

Lexone

G7 – një model që i ka kaluar afati?

Kryeministrat e shtatë vendeve më të industrializuara takohen në Kanada. Situata nuk do të jetë fare e lehtë për shkak të dallimeve me SHBA-në.Ata kanë punuar shumë javët e fundit, por të ashtuquajturit “sherpas”, shefat e negociatave në G7, ende janë shumë larg qëndrimeve të përbashkëta që duhet të miratohen në samitin e Kanadasë, që do të mbahet në Charlevoix. Negociatat do të vazhdojnë deri në fillimin e samitit të premten, thuhet në qeverinë gjermane. Qëllimi është arritja e një “landing zone” të përbashkët.Të premten dhe të shtunen do të takohen presidentët dhe kryeministrat e Gjermanisë, Francës, SHBA, Kanadasë, Japonisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe. Temat e G7 janë krizat dhe konfliktet në Korenë e Veriut, Siria dhe e ardhmja e raporteve me SHBA, pas vendimit për daljen e saj nga programi bërthamor me Iranin. Tema të tjera janë edhe mbrojtja e klimës dhe në veçanti tregëtia, si fushë e re mosmarrëveshjesh me SHBA-në.Deklarata përfundimtare larg marrëveshjesNëse në kët..

Lexone

KRYENEGOCIATORI!

Nga Fadil LEPAJANë Serbi, tashmë dihet krye-negociatori. Ai do të jetë presidenti aktual, figura më e fuqishme politike në këtë vend. Kohëve të fundit, presidenti serb, kishte mjaft takime intensive me presidentin turk Erdogan dhe me presidentin rus, Putin. Pozicionimi i tij pro proceseve integruese evropiane, duket i fuqishëm, por edhe forcimi i jashtëzakonshëm i marrëdhënieve, sidomos me Turqinë, duke pasur parasysh edhe prezencën reale të Rusisë në Serbi, tregon se presidenti serb, do të negociojë seriozisht për të ruajtur atë çka mundet nga prezenca serbe në Kosovë. Kështu, ai nuk duket se ka konkurrencë kur bëhet fjalë për karrigen serbe të kryenegociatorit, në bisedimet finale për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë.Në të njëjtën kohë, kryenacionalisti serb, Sheshel, ja kujton atij, se shumica e udhëheqësve serb, mbretër, kryeministra, kryetar, në momente dramatike kur është vendosur për fatin e Serbisë, kanë përfunduar tragjikisht, duke plasuar edhe spekulime se po për..

Lexone

Koreja, Trump: Denuklearizim, ose sanksionet nuk hiqen

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të enjten se janë bërë përgatitjet për takimin e tij me liderin verikorean, Kim Jong Un, më 12 qershor në Singapor.Duke folur para gazetarëve, teksa ka pritur kryeministrin japonez, Shinzo Abe në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se ai dhe Abe do të diskutojnë për Korenë Veriore dhe për tregti.Ai ka shtuar se takimi i tij me Kimin, për të cilin është pajtuar që të jetë pjesëmarrës, pak kohë pasi kishte anuluar planet për të njëjtën është gati të ndodhë.Abe në anën tjetër ka thënë se shpreson që samiti të jetë dramatik dhe tranformues për Azinë Verilindore.“Nëse ata nuk vendosin për denuklearizim, ajo nuk do të jetë e pranueshme”, ka thënë Trump.“Nuk mund t’i heqim sanksionet. Sanksionet janë jashtëzakonisht të fuqishme. Dhe unë mund të shtoj edhe më shumë, mirëpo kam vendosur të mos bëj atë gjë tani, mirëpo mund të ndodhë”.Trump ka thënë se mendon që është tejet i përgatitur për takimin me Kimin.“Nuk mendoj se duhet të përgatitem..

Lexone

Në “rrjetën” e Vettingut, edhe gjyqtari i Gërdecit dhe ’21 Janarit’

Organet e Vettingut kanë nisur kontrollin e imët edhe për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sot kaloi njëri prej tyre, por a janë të gjithë gjyqtarët e ndershëm dhe a meritojnë ata të kalojnë sitën e Vettingut në mënyrë që sistemi gjyqësor të pastrohet dhe shqiptarët te besojnë se procesi i Vettingut nuk është politik dhe nuk po trukohet për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ulëta.Top Channel ka vendosur të ndihmojë procesin e filtrimit të gjyqtarëve duke sjellë një rast atë të gjyqtarit Shkëlzen Selimi.Para disa kohësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i refuzuan atij vizën. Burime të besueshme i treguan Top Channel për masën ekstreme që ndërmori ambasada në Tiranë. Si në çdo refuzim të personave që kërkojnë të pajisen me vizë amerikane, selia e Uashingtonit në Tiranë, nuk jep arsyet, por zoti Selimi nuk është një qytetar i thjeshtë.Ai është një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë në Shqipëri dhe ky refuzim vjen në momentin që gjyqtarë dhe prokurorë po kalojnë në sitën e Vettingut..

Lexone

“Zonja Tefta” e dëshpëruar me Fevzon, ka një rekomandim për Sandrin

Më në fund dilema e madhe u zgjidh.Pas takimit të zgjatur mes Sandrit dhe Fevzos, u vendos që Fevzo të mos iki nga Klani.Në një deklaratë sqaruese për opinionin, ata hedhin poshtë zërat për ikjen e Fevzos.Në deklaratë thuhet se “i gjithë lajmi është sajuar nga mediat kundërshtare të Klanit dhe gjithë debati ka qenë i paqartë, pasi Fevzo nuk ishte njoftuar që kishte dalë lajmi se ai do të ikte në Top Channel.Edhe me Blushin që ishte takuar disa herë, ai nuk i kishte treguar.Fevzo nuk mban përgjegjësi për lajmet që hapen rreth tij.Kjo ndodh me çdo personaitet në botë.Nga ana tjetër, Fevzo kërkon t’u bëjë të ditur gjithë personaliteteve ndërkombëtare që janë shqetësuar për këtë çështje, si kancelarja Merkel, presidenti i KE, Dalai Lama, presidenti Macron etj, si dhe njerëz të afërt të presidentit Trump, se ai nuk do të iki nga Klani dhe se negociatat me Shqipërinë mund të hapen lirisht.Pas kësaj deklarate, reagoi e zemëruar “Zonja Tefta”:“Jam shumë e indinjuar që zoti Fe..

Lexone