Home / Tag Archives: vendosur (page 10)

Tag Archives: vendosur

Kapet 29-vjeçari me 671 kg kanabis, do e merrte italiani i kapur në Sarandë

Një sasi prej 671 kg kanabis, është sekuestruar sot falë një operacioni të Policisë së Vlorës dhe Delta Force, ku në pranga ka rënë edhe një person.I arrestuari është Benardo Nezhaj, 29 vjeç, banues në Dukat i Ri, Orikum.Arrestimi i tij u bë pasi në Gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit”, iu gjetën dhe sekuestruan 671 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastikë.Dyshohet se lënda narkotike për momentin ishte braktisur nga trafikantët pranë depove të Valanidhit, por ata kanë pasur për qëllim ta dërgonin drejt Italisë.Hashashi ishte i ndarë në disa çanta, të cilat ishin fshehur në breg të detit. Blutë e Vlorës po vijojnë me operacionin, duke bërë krehjen e zonës për të bërë të mundur gjetjen e mjetit lundrues, me të cilin do të transportohej droga.Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore. Materialet..

Lexone

“CultureTrip”: Korça dhe Gjakova, mes 8 qyteteve për t’u vizituar në Ballkan

Gadishulli i Ballkanit është një nga destinacionet më interesante në Europë, shkruan për “CultureTrip”, Francesca Masotti.Përkundër destinacioneve të tij të famshme, si Dubrovniku, Sarajeva dhe Beogradi, ende është e mundur të vizitosh qytete të paprishura dhe të pazbuluara në Ballkan.Mes tetë qyteteve që duhet të vizitoni në këtë rajon europian para se t’i gjejnë të gjithë të tjerët, janë edhe qyteti i Korçës në Shqipëri dhe Gjakova në Kosovë.Ndërsa qytetet e tjera janë Maribor në Slloveni, Sibenik në Kroaci, Trebinje në Bosnje dhe Herzegovinë, Subotica në Serbi, Bitola në Maqedoni dhe Ioannina në Greqi.Korça, ShqipëriShqipëria është shtëpia e vendeve të mrekullueshme si Riviera, qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës dhe kryeqyteti i gjallë, Tirana. Toka e shqiponjave ka disa xhevahire të fshehura, të tilla si Korça, një qytet i këndshëm kulturor i vendosur në jug-perëndim të Shqipërisë. Përveç katedrales madhështore ortodokse dhe Muzeut Kombëtar të Arsimit, Korça ka..

Lexone

Zyrtare, Milos Kostiç firmos me Luftëtarin

Pritej zyrtarizimi që erdhi me firmosjen e kontratës dhe u shoqërua me shtrëngim duarsh. Milos Kostic është trajneri i ri i Luftëtarit.Slloveni 46-vjeçar hodhi firmën në marrëveshjen që e lidh për tre vjet me klubin në Gjirokastër, ndërsa më pas pozoi me presidentin e skuadrës, Grigor Tavo.Kreu i bluzinjve ishte bindur prej kohësh për t’ia besuar Kostic projektin Luftëtari dhe ambiciet janë të mëdha.Mes kushteve të kontratës të firmosur ndërmjet palëve, skuadra ka si objektiv që të mos zbresë më poshtë se vendi i tretë, në të cilin e mbylli kampionatin në edicionin që përfundoi.Në çdo sezon objektivi i vendosur për trajnerin slloven është pjesëmarrja në kupat e Europës, ndërsa për të ruajtur synimet në kontratë ekziston edhe një klauzolë që në rast se objektivi nuk realizohet marrëveshja mund të prishet pa rënduar arkat e klubit.Ide të qarta për Luftëtarin, që me Kostic në krye synon të mbetet protagonist në Kategorinë Superiore.Trajneri, që ka një të kaluar të rëndësishme në..

Lexone

Baloni Gastrik – Procedura bashkëkohore dhe jokirurgjikale që ju ndihmon të bini nga pesha

Dr. Plarent Kapo, Mjek GastroenterologObeziteti është kthyer në një fenomen gjithmonë e më të përhapur të kohëve moderne që po jetojmë dhe të qenit në formë apo të paturit të një peshe ideale është një nga sfidat e të gjithëve. Jo pak herë ndodh, që për arsye të mosmarrjes me aktivitet fizik, jetës sedentare, kequshqyerjes apo edhe ndikimit të një sërë faktorësh të tjerë, të fitojmë peshë dhe më pas e kemi shumë të vështirë të kthehemi në peshën tonë ideale. Alternativë e rënies së shpejtë nga pesha janë edhe aplikimi i procedurave mjekësore.Nisur nga numri gjithmonë në rritje i kërkesës së pacientëve për këto lloj procedurash apo trajtimesh mjekësore kundër obezitetit, Spitali Hygeia Tiranë së fundmi ka nisur të aplikojë një nga procedurat më inovative dhe jo kirurgjikale, atë të Balonit Gastrik Spatz3, e cila ofrohet nga mjeku gastroenterolog dr. Plarent Kapo.Por, çfarë është dhe si funksionon kjo Baloni Gastrik?Procedura e Balonit Gastrik konsiston në vendosjen në stomak të ..

Lexone

Kryeministri i Italisë: Aleatë me SHBA, por t’i heqim sanksionet Rusisë

“Ne duhet të ofrojmë përgjigje konkrete për qytetarët”. Këtë theksoi kryeministri i ri i Italisë, Giuseppe Conte, në fjalimin e tij të parë në Senat.“Ndjehem fort përgjegjës për këtë pozicion”, tha Conte – duke shtuar se do të angazhohet për të mbrojtur interesat italiane dhe për të forcuar prestigjin e vendit në arenën ndërkombëtare.“Ne kemi marrë përgjegjësinë për të thënë se ka politika të përballueshme apo të pafavorshme për qytetarët. Forcat politike që integrojnë shumicën e qeverisë janë akuzuar si populiste dhe anti-sistem. Nëse populizmi është qëndrimi i duhur për të dëgjuar nevojat e njerëzve, atëherë ne do ta ndjekim atë”, theksoi Conte.Por ajo çka ka tronditur aleatët evropianë në fjalimin e Contes ishin fjalët e tij pro Rusisë, për të cilën tha se duhen hequr sanksionet që janë vendosur nga SHBA dhe BE.“Ne synojmë të jemi anëtarë të denjë të NATO-s, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një aleat i privilegjuar. Por ne do të jemi mbrojtës të hapjes me Rusinë, e cila..

Lexone

Prokurori i Saimir Tahirit drejt kalimit të Vetingut, shtëpi dhe makinë 2 mijë euro

Drejt rikonfirmimit në detyrë edhe prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi. Ai ka dalë sot përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në një seancë dëgjimore. Kujtojmë se Prençi është edhe një ndër prokurorët që heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.Sipas relatores Zhegu, nga të dhënat e marra nga ILDKPI, prokurori nuk ka probleme me pasurinë. Sipas KPK, në listën e pasurisë është deklaruar: një apartament 74 metra katrorë në Kashar, blerë në vitin 2008 i likuiduar me kredi 30 mijë euro. Autoveturë tip Golf 1998 blerë në 2011, me 50 mijë lekë dhe pas rregullimeve shkon 2 mijë euro.Në adresë të tij ka patur një kallëzim në Prokurorinë e Kurbinit për shpërdorim detyre, por është vendosur mosfillim pasi s’ka patur vepra penale. Konkretisht shtetasi H.P. ka kallëzuar për shkelje të etikës së prokurorit, pasi sipas këtij shtetasi, Dritan Prenci ka nxjerrë nga zyra avokatin e tij.***SKEDAPrençi ka në dorë edhe dosje si ajo e Orest Sotës, që është bashkuar më atë t..

Lexone

Russiagate, ish-shefi i fushatës së Trump po “manipulon dëshmitarët”

Prokurorët e SHBA-ve kanë akuzuar ish-menaxherin e fushatës së Donald Trump, Paul Manafort, se po përpiqet të ngatërrojë/ manipulojë dëshmitarët e mundshëm përpara gjyqit të tij.Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen e dyshuar në zgjedhje të Rusisë tha se z. Manafort kishte kontaktuar me njerëzit lidhur me pastrimin e parave dhe mashtrimin e taksave, duke shkelur masën e vendosur ndaj tij për liri me kusht.Sipas Mueller, Manafort kontaktoi me dëshmitarët të cilët do të thirren për të dëshmuar rreth lobimit të paligjshëm që dyshohet se u krye në emër të qeverisë së mëparshme pro-ruse të Ukrainës.Manafort thuhet se ka bërë dhjetëra miliona dollarë nga një fushatë për të forcuar reputacionin e qeverisë brenda Evropës dhe SHBA, por duke dështuar të regjistrojë sukses në këtë punë.“Komunikimi me dëshmitarët ishte një “përpjekje për të ndikuar në dëshminë e tyre dhe për të fshehur dëshmi”, tha agjenti special i FBI Brock Domin në një deklaratë të veçantë të paraqitur në gjykatë. ..

Lexone

Prokurori i “Tahirit” në sitën e Vettingut, nuk ka probleme me pasurinë

Dritan Prençi, një nga prokurorët e Krimeve të Rënda që gjykon çështjen “Tahiri” i nënshtrohet sot procesit të vettingut.Seanca dëgjimore ndaj tij në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka nisur dhe trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.Në deklaratat e tij të pasurisë, Prençi nuk ka për të deklaruar shumë, veçse të ardhurat nga puna e tij si prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pagën e bashkëshortes.Relatorja e çështjes ka lexuar raportin për prokurorin Prençi, ku thuhet se ai zotëron një apartament prej 71,4 m2, të cilin e ka blerë në vitin 2008 dhe që ka vlerë 31 mijë e 200 euro. Sipas ILDKPI ky apartament është likuiduar një pjesë me kredi dhe 936 mijë lekë të kredisë janë ende pa shlyer.Gjithashtu Prençi ka deklaruar në pronësi edhe një automjet që e ka blerë për 2,000 euro. Këto janë pasuritë e paluajtshme të prokurorit, ndërsa aktualisht ka edhe një kredi tjetër me interes 3%, në shumën 2,596,000 euro me një afat prej ..

Lexone

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për gjykimin e Elvis Roshit

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për gjykim ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi.Prej më shumë se një muaji, kjo gjykatë nuk kishte vendosur nëse do të pranonte kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut.Ai akuzohet për falsifikim të dokumenteve, akuzë e cila ka të bëjë me formularin e dekriminalizimit, ku Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale.Por, nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.Përveç mungesave të palëve në proces dhe problemet me njoftimin, një tjetër shkak për zvarritjen e këtij procesi paraprak ishte dilema se kush gjykatë ishte kompetente për të gjykuar Roshin, ajo e Kavajës apo Gjykata e Tiranës.

Lexone

Redi Jupi: Kemi gabuar që kemi zgjedhur Panuçin, nuk e kuptoj pse quhet “vëllazërore” me Kosovën

Ish-futbollisti i Kombëtares, Redi Jupi, në rolin e analistit në emisionin Procesi Sportiv, deklaron se ndeshja me Kosovën ishte dita më e keqe për Shqipërinë, dhe se nuk e kupton se duhet të quhet vëllazërore, kur ne e kemi garën me këtë përfaqësuese për lojtarët “Nuk mendoj se ndeshja me Kosovën është përgatitur si duhet. Vërtetë që disa lojtarë kanë qenë tanët, por ata janë në garë me ne për lojtarët. Për ne ai ishte një shans i humbur. Nuk duhej ta luanim ashtu ndeshjen. Respekte Kosovës për mënyrën se si e luajti ndeshjen, me agresivitet. Pse quhet vëllazërore? Ajo është një ndeshje për të fituar. Lojtarët bëjnë llogaritë e tyre, për të zgjedhur Shqipërinë apo Kosovën. Lojtarët që janë të dyzuar se kë të zgjedhin, pas kësaj ndeshje kanë parë që Kosova mund të jetë më mirë. Gjithsesi, Kombëtarja jonë ka qenë në Europian, është e stabilizuar prej vitesh. Edhe Kosova ka bërë hapa galopant, por në pak kohë ka futur një frymë pozitive në grup. Kosova nuk është aq mirë, sa u shfaq atë d..

Lexone