Home / Tag Archives: vendosim

Tag Archives: vendosim

Recetë gatimi: Mish i kuq me mollë dhe patate

Nga Rolina Naço, dietologePërbërësit(për 6 racione)60 gr vaj ulliri 1kg mish 700 gr qepë, të prera hollë 300 gr verë e bardhë 500 gr(lëng mishi) 500 gr patate 150 gr mollë, të prerë hollë 30 gr rrush të thatë Piper, rigon, kripëI hedhim mishit kripë dhe e vendosim në tenxhere me pak vaj dhe e përziejmë disa herë deri sa të marrë ngjyrë. Vendosim një tenxhere tjetër dhe shtojmë në të qepën, duke e lënë deri sa të zbutet. Shtojmë mishin dhe e fikim me verë dhe e lemë të avullojë. I shtojmë ujin , rigonin, kripën, piperin, dhe e lemë të gatuhet në zjarr të ulët (ose në tenxhere ose dhe në furrë në 140° C,deri sa mishi të zbutet. Shtojmë patatet, mollën, rrushin e thatë, dhe i lëmë deri sa patatet të zbutet, dhe receta është gati për t’u servirur.

Lexone

Recetë gatimi: Shparg në furrë me vezë

Nga Rolina Naço, dietologePërbërësit për një racion: -gjysmë tufë shparg (asparag) -një vezë të madhe -një thelb hudhër të prerë hollë -1 lugë të vogel vaj ulliri -1 lugë supe djath kaçkavall të grirë -pak kripë dhe piperPresim ¼ e pjesës së poshtme dhe i lajmë mirë. Në një tigan hedhim vajin, hudhrën, kripën, piperin, dhe e bëjmë sote për 10 minuta. Më pas i vendosim në një enë të vogël prej balte, thyejmë sipër vezën dhe hedhim pak kripë dhe piper.E pjekim në furrë të ngrohur më parë në 190 gradë për 15 minuta (ose deri sa e bardha e vezës të bëhet e fortë).

Lexone