Home / Tag Archives: vendngjarje

Tag Archives: vendngjarje

Aksident i rëndë në Gjirokastër, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një viktimë dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës.Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur Jorgucat.Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për trajtimin e plagëve.Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (TemA)

Lexone

Treni i linjës Fier-Elbasan aksidenton për vdekje 81-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në dalje të Rrogozhinës, ku treni i linjës Fier-Elbasan ka aksidentuar për vdekje një këmbësor 81-vjeçar.Mësohet se ka mbetur viktimë i moshuari P. V., i cili ka qenë duke kaluar në shinat e trenit, kur është përplasur nga mjeti.Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i trenit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Përfshihet nga flakët hoteli luksoz në qendër të Londrës

Hoteli luksoz Mandarin Oriental në qendër të Londrës është përfshirë nga flakët këtë pasdite.Shtëllunga të mëdha tymi shihen në qiellin e kryeqytetit anglez që dalin nga hoteli në rrugën Uilliam Street, Knightbridge.Forcat zjarrfikëse të Londrës thanë se rreth 20 zjarrfikëse dhe 120 trupa janë grumbulluar në vendngjarje për të shuar flakët.Hoteli kishte pak kohë që kishte përfunduar zgjerimin dhe rikonstruktimin e fundit në historinë e tij 115 vjeçare.Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo se cili ishte shkaku i zjarrit. (TemA)

Lexone

Tragjike në Farkë, një 12-vjeçar mbytet në liqen

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në mesditë në liqenin e Farkës. Mësohet se një fëmijë 12-vjeçar me inicialet D.D. është mbytur në ujërat e liqenit.I mituri ishte zhytur në ujë për t’u larë së bashku me 2 shokë të tij, por ai nuk ka dalë prej andej.Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe Polumbarët, të cilët kanë arritur të nxjerrin nga liqeni pas 2 orësh trupin e 12 vjeçarit.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Futet për t’u larë tek liqeni i Farkës, mbytet 12-vjeçari

Një 12-vjeçar është mbytur mesditën e sotme, në liqenin e Farkës.Sipas policisë, paraprakisht mësohet se disa fëmijë kishin hyrë për tu larë dhe një prej tyre është mbytur.Njoftimi i policisëMë datë 05.06.2018, rreth orës 14:25, jemi njoftuar se tek Diga e Liqenit në Farkë është mbytur një fëmijë i mitur.Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur i moshës rreth 12 vjeç, të ketë qënë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht.Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas. (TemA)

Lexone

Digjet lokali veror në Shëngjin

Një lokal është djegur tërësisht në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.24.Lokali veror, në pronësi të P.P ndodhet në zonën e Rana e Hedhun në Shëngjin të Lezhës, dhe është djegur për shkak të konstruktit të drurit. Për pasojë ka vetëm dëme materiale.Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Mësohet se paraprakisht mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.30 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO/ Momenti shokues: Polici përplas me makinë motoçiklistin, për t’i vënë… prangat

Ky është momenti tronditës kur një oficer policie në Kaliforni përplas qëllimit me makinën e tij një motoçiklist për ta arrestuar.Në pamjet filmike do të shikoni se si polici gjatë ndjekjes e sipër përplas me makinë dhe më pas arreston motoçiklistin.Por fill pas kësaj në vendngjarje shkojnë motoçiklistët e tjerë të cilët po merrnin pjesë në “Elite Bikerz Fall Ride Brother”.Ata filmojnë policin dhe i thonë se “t’ i e shtyve atë”, dhe tentojnë që të marrin motorin e shokut të tyre, por nuk ja dalin. (TemA)

Lexone

Aksident i rëndë në autostradën Milot-Fushë Krujë, 2 të vdekur

Një aksident I rëndë me dy të vdekur është shënuar në autostradën Milot-Fushë Krujë. Rrth orës 19:58, është marrë njoftim se në autostradën Milot -Fushë Krujë, një mjet tip Volkswgen me targa AA 744 NJ, ka dalë nga rruga.Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi K.V. 21 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndërruar jetë në spital.Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë shtetasit M.U. 18 vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasi A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shëngjin, digjet gjatë natës lokali veror

Një lokal veror me konstruksion druri është përfshirë nga flakët në Kune të Shëngjinit, ku për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.“Më datë 26.05.2018, rreth orës 04:30 është marrë njoftim se në Kune – Shengjin në Lezhë, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstrukt druri , në pronesi të shtetasit G.Ç. Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thotë policia e Lezhës.26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone