Home / Tag Archives: vendimin

Tag Archives: vendimin

Ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari i dënuar për prostitucion

Është ekstraduar ditën e sotme nga Greqia drejt vendit tonë, 29-vjeçari Viktor Floqi, i dënuar në vitin 2016 me 8 vite burg, nën akuzën e prostituimit të të rriturve.Shtetasi Viktor Floqi më datë 07.06.2014, ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H, banuese në lagjen “Partizani” Elbasan.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.Shtetasi Viktor Floqi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana më datë 17.11.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin penal nr. 63, datë 10.05.2016, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të “Trafikim i personave të rritur”, parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:Shtetasi Viktor Floqi më datë 07.06.2014, ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H, banuese në lagjen “Partizani” Elba..

Lexone

Prokurori i “Tahirit” kalon vettingun, Dritan Prençi konfirmohet në detyrë

Prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi ka kaluar me sukses vettingun, në vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu vendosi konfirmimin e tij në detyrë.Prençi është një nga prokurorët e çështjes “Tahiri”.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Lista e zezë” e ndërtuesve, Artan Lame: Hoqëm 122 subjekte, ka kohë edhe për 134 të tjerët

Vetëm një javë pasi kreu i ALUIZNI-t, Arta Lame, njoftoi “listën e zezë” të 236 subjekteve ndërtuese me probleme në procesin e legalizimit të pallateve, me shkelje në lejen e ndërtimit apo të braktisur nga ndërtuesit, dje me një njoftim të dytë ky institucion solli një listë të re të korrigjuar me ndërtuesit problematikë.Artan Lame i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, sqaroi se ka pasur reagime të subjekteve por edhe gabime nga ana e institucionit.Artan Lame: Nëse qeveria vendimin për legalizimin e pallateve të braktisura apo pallateve me shkelje e ka marrë në janar të 2017, ne na thonë në maj të 2018 se nuk e kemi marrë seriozisht këtë histori.Kështu e shtymë dhe me një javë dorëzimin e listës paraprake. Pati nga ata që u përfshinë gabimisht. Gabon me firma që kanë ndërrruar 3-4 emra, ti e di se është kjo firmë. Në fakt ajo është mbyllur dhe me atë emër është një firmë tjetër dhe vjen dhe thotë pse me ke nxjerrë emrin.Historira të këtij lloji. Ishin 9 subjekte, madje ..

Lexone

Putin flet për takimin Trump-Kim: Vendim që duhet përshëndetur

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka vlerësuar Donald Trump dhe Kim Jong-un për vendimin e tyre për t’u takuar.“Udhëheqja verikoreane ka ndërmarrë disa hapa të papritur dhe të pashembullt për të lehtësuar tensionet. Trump ka marrë një vendim të guximshëm dhe të pjekur me planifikimin e takimit”, tha Putin për mediat ruse.“Takimi do të ndodhë, presim rezultate pozitive”, shtoi ai.Sipas një deklarate të Kremlinit të lëshuar të mërkurën, Putin tha se Koreja e Veriut do të ketë nevojë për garanci për sigurinë e saj absolute para se të pajtohet për t’u çarmatosur nga armët bërthamore.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vetting për Adriatik Llallën, KPA vendos më 11 qershor për ish-kryeprokurorin

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka nisur seanca për ish prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, lidhur me procesin e rivlerësimit ndaj tij.Vetë Llalla nuk ka qenë i pranishëm por përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Komisioneri publik Florian Ballhysa kërkoi prishjen e vendimit të KPK për Llallën, për ndërprerje të procesit të rivlerësimit.Sipas komisionerit, Llalla është ende magjistrat, pasi sipas tij dorëheqja e ish kryeprokurorit nuk është shprehur përmes formës dhe procedurës ligjore, prandaj është nul.“Pa u materializuar dorëheqja në formën e procedurën e parashikuar në ligj nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë ky dhe ndërprerja e procedurave të vlerësimit kalimtar. A është nënshkruar nga vetë magjistrati dorëheqja kur dorëheqja është bërë me postë? Ditën që mbaron mandati i institucionit të rivlerësimit, gati 4 vite më pas nga dita e sotme që po zhvillohet ky gjykim, ai ka gjithë të drejtën të kërkojë rikthimin në sistem duke mos e kaluar kurrë kës..

Lexone

Nga Cungu tek Ahmataj, listë e gjatë kandidatësh për të marrë drejtimin e Laçit

Me siguri që këtë radhë presidenti Pashka Laska nuk do të kthejë në stol Stavri Nicën, trajnerin e përhershëm durrsak të kurbinasve. Largimi i Gentian Mezanit ndoshta nuk ka qenë krejt i papritur për drejtuesit e Laçit.Nuk është se ka shumë kohë, pasi kurbinasit do të luajnë në Europa League, ndaj dhe emërimi i trajnerit të ri duhet bërë sa më parë.Lista e kandidatëve duket e gjatë, ndërkohë që në klubin e Laçit nuk japin asnjë detaj në lidhje me këtë çështje përpara se të marrin vendimin përfundimtar.Armando Cungu mund të kthehet në stolin kurbinas. Shkodrani qëndroi pushim sezonin e fundit dhe me siguri e ka marrë malli të drejtojë një ekip.Të tjerë emra që përmenden janë edhe ata që nuk kanë ekip për momentin, Ernest Gjoka dhe Shpëtim Duro, por edhe Julian Ahmataj, i cili arriti të shpëtonte Kamzën prej rënies nga kategoria.

Lexone

Adnan Januzaj Jashtë Botërorit? Emri i tij mungonte te dyshekët

Adnan Januzaj nuk do të jetë pjesë e listës përfundimtare të Belgjikës për finalet e “Rusi 2018”. Edhe pse lajmi nuk është ende zyrtar, janë mediat belge që kanë zbuluar vendimin e trajnerit Roberto Martinez nëpërmjet një detaji të pazakontë. Federata Belge e Futbollit ka nisur drejt Rusisë, dyshekët që do të përdoren nga 23 lojtarë, duke shënuar emrin e secilit futbollit në njërin prej tyre.Në mesin e 23 emrave te dyshekët, ka munguar ai i mesfushorit me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, portierit Matz Sels, mbrojtësve Christian Kabasele dhe Jordan Lukakut dhe mesfushorit Leander Dedoncker.Të katër emrat në fjalë ishin pjesë e listës paraprake me 28 futbollistë, por nga fakti i sipërpërmendur kuptohet që katër, prej tyre, ndër të cilët edhe Januzaj, nuk do të marrë pjesë në Botëror.2 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kanadaja i përgjigjet Trump-it me tarifa mbi pijet alkoolike

Pas vendimit të presidentit Trump për tarifat e çelikut dhe aluminit, edhe Kanadaja ka marrë masat e saj.Otava ka bërë të ditur se do të vendosë tarifka me vlerë 16 miliardë dollaë mbi produktet amerikane si uiski dhe lëngu i portokallit.Kryeministri Justin Trudeau e quajti vendimin e Trump-it “totalisht të papranueshëm” dhe shtoi se lufta tregtare do t’i dëmtojë ekonomitë e të dy vendeve.“Duhet të zotërojë logjika e shëndoshë. Por nuk shohim asnjë shenjë të kësaj nga ana e SHBA-ve”, tha ai.Kanadaja është furnizuesi kryesor i SHBA-ve me çelik, me 17% të importeve. (TemA)

Lexone

Përdhunoi të miturën dhe e la shtatzanë, Gjykata merr vendimin për 54 vjeçarin

Ligor Biba, 54 vjeçari që përdhunoi dhe la shtatzanë fqinjën e tij 15 vjeçare, është dënuar nga Gjykata e Korçës me 4 vite e 8 muaj burgim.Prokuroria ka kërkuar 8 vite burg për 54 vjeçarin, ndërsa Gjykata vendosi që ta dënojë me 7 vite burgim.Megjithatë, Biba ka pranuar se ishte fajtor dhe pas rezultateve të analizës së ADN-së, të cilat treguan se ai ishte babai i fëmijës, 54 vjeçari përfitoi uljen me 1/3 e dënimit, si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar.Kështu, Ligor Biba do të qëndrojë në burg për 4 vite e 8 muaj.Burimi: BalkanwebThe post Përdhunoi të miturën dhe e la shtatzanë, Gjykata merr vendimin për 54 vjeçarin appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Nis mbledhja e Kolegjit të Posaçëm të Apelit për të marrë vendimin për Adriatik Llallën, por ku ndodhet ky i fundit?

Ditën e sotme, në orën 10:00 ka nisur seanca dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ankimimin e komisionarit publik, në lidhje me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla.Në nisje të seancës është lexuar prokura në turqisht, por e përkthyer në shqip dhe me vulë apostile, mes të cilës ish-kryeprokurori Llalla ngarkon si përfaqësues të tij avokatin Sokol Hazizaj.“Emëroj si përfaqësues ligjor avokatin Sokol Hazizaj, i jap të drejtën për të më mbrojtur apo përfaqësuar para cdo organi gjyqësor. Në kushtet kur kam marrë dijeni për orën dhe datën e gjykimit ditën enjte 31.5 2019 në orën 1- prapë KPA do të gjykohet në seancë gjyqësore publike cështja nr 1 e vitit 2018, për ankimin që komisioneri publik ka bërë kundër vendimit të KPK për rivlerësimin. E kam të pamundur të jem i pranishëm apo të paraqitem, si dhe më pas autorizoj caktoj si përfaqësues të posacëm ligjor avokatit Hazizaj për të ..

Lexone