Home / Tag Archives: vendimet

Tag Archives: vendimet

Ndërtimet pa leje, 2 mijë pronarë do të kompesohen brenda këtyre ditëve

Rreth 2 mijë pronarë që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje do të marrin brenda pak ditësh kompensimet.Shuma e miratuar nga qeveria arrin deri në 3 miliardë lekë dhe përfituesit janë nga i gjithë vendi.Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame bëri të ditur dje se, “në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të mbajtur në Gjirokastër u miratuan 4 vendime qeverie, që evadojnë pjesën më të madhe të këtij stoku të mbartur”.Miratimi i vendimeveKëshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit vendimet për legalizimin e objekteve informale dhe për kompensimin e subjekteve që preken nga kalimi i së drejtës së pronësisë.Vendimi i parë është ai që miraton kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 1078 (një mijë e shtatëdhjetë e tetë) parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara në qarkun Elbasan, qarkun Berat, qarkun Durrës, qarkun Tiranë, qarkun Korçë, qarkun Fier, qarkun Vlorë, qarkun Shkodër, qarkun Gjirokastër dhe qarkun Dibër.Masa e kompensimit financiar p..

Lexone

240 milionë, zero tituj dhe vendi i 6-të në Seria A; Milani kinez është zhgënjim

Fassone, Montella, Kaliniç, Gattuso, Donnarumma, Mirabelli, Bonucci. Milani i sezonit 2017-2018 ka shumë fytyra, të cilat ballafaqohen me të ardhmen, të vetëdijshëm se e tashmja ka provuar të jetë më pak e ndritshme se sa pritej. Nuk ka pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, sigurimi i “Europa League” nuk mjafton për lavdërim, finalja e Kupës së Italisë u humb. Gjysma e gotës së qelqit është bosh.Kuqezinjtë vërtet kanë arritur në finalen e Kupës së Italisë, ku kanë humbur nga një “goditje rrufeje” kundër Juventusit, por nuk shkëlqyen dot si favoritë për trofeun përfundimtar. Milani i sezonit 2017-2018, pas shpenzimeve të verës së kaluar prej 240 milionë eurove, duhej të kishte bërë shumë më tepër.Tifozët janë duke pritur gjëra të mëdha. Edhe pronarët e rinj kinezë, pavarësisht se kanë një projekt afatgjatë, nuk mund të jenë të pakënaqur. Shumë larg betejës së titullit në Seria A, kuqezinjtë duhet të luajnë edhe ndaj Fiorentinës, Atalantës dhe Sampdorias, sepse nuk e kanë pushtuar ende ..

Lexone

Duro: Pa Idrizin, do bëhej kasaphanë në Vlorë

Shpëtim Duro nuk e harron Flamurtarin. Madje, rikthehet të flasë për klubin vlonjat pas vendimeve të djeshme që mori Komisioni i Disiplinës.Trajneri e ndien ende atë që i ka ndodhur me skuadrën vlonjate sa i përket gjykimit, në një kohë që e cilëson skandaloz faktin që Disiplina guxon të dënojë administratorin e Flamurtarit, Sinan Idrizi.Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, Duro ka thënë, ndër të tjera, se në Vlorë do të kishte ndodhur një kasaphanë e vërtetë po të mos e kishte qetësuar situatën kreu i klubit.Sipas ish-trajnerit, cilësia e dobët që ka Idrizi mbetet fakti që nuk është rrugaç dhe nuk rreh arbitra. 58- vjeçari i cilëson si kamikazë arbitrat që kanë dënuar Flamurtarin, teksa është i bindur që nëse do të kishte drejtësi, atëherë vlonjatët do të ishin në garë për titull.DEKLARATA – “Pasi mësova për vendimet që Komisioni i Disiplinës kishte marrë për Flamurtarin, mund ta cilësoj si skandaloz dënimin për kreun e klubit, Sinan Idrizi.

Lexone

Idrizi: Do të padisim gjyqtarët! Shanë me libër shtëpie

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi u shfaq mjaft i tensionuar në përfundim të takimit mes Flamurtarit dhe Vllaznisë. Ai shfaqi indinjatën e tij jo për vendimet e arbitrave, por për sjelljen e tyre, pasi sipas Idrizit, gjyqtari i dytë i takimit ka sharë e ofenduar të gjithë lojtarët e Flamurtarit, bashkë me stafin teknik.Ka pasur shumë tension edhe gjatë lojës, por edhe në përfundim të saj. Çfarë ndodhi, nëse mund të na i shpjegoni?Kam zbritur në stolin e skuadrës, pasi Behari u largua me karton të kuq dhe pashë që lojtarët e Flamurtarit po shaheshin me libër shtëpie nga arbitri i dytë, duke u treguar një bastard i vërtetë. Nuk merrem me vendimmarrje, por nuk mund të tolerojmë të shajnë lojtarët dhe stafin e skuadrës. Të njëjtat fyerje vijuan edhe ndaj meje, ndaj unë tani do të bëj edhe një kallëzim në policinë e shtetit.Mos duhet të ngrinit zërin më herët?Ne jemi munduar ta amortizojmë këtë problem dhe pranojmë fajin tonë. Ne jemi përpjekur të jemi civilë dhe marrim pjesë n..

Lexone

Legjenda zikaltër del kundër rrymës: “Juventusi nuk vodhi asgjë”

Prej ditësh në Itali flitet për Inter-Juve dhe vendimet e arbitrit që kanë shkaktuar shumë polemika, mbi të gjitha për faktin se për ndërhyrje të ngjashme nuk u zbatua i njëjti kriter.Gjithsesi, jo të gjithë interistët akuzojnë arbitrin. Një legjendë zikaltër, Sandro Macola, tregohet i matur dhe e merr me shumë qetësi atë humbje, duke u ndalur më shumë të gabimet e Interit dhe trajnerit të vet: “Humbja e Interit nuk erdhi si pasojë e arbitrimit. E nisëm mbarë, por nuk fund nuk mund të bëhej asgjë dhe nuk ishte faji i arbitrit. Juventusi fitoi pa vjedhur asgjë, kartoni i kuq për Vesinon ishte i drejtë”.“Nuk e kuptoj ndërrimin e Ikardit, për mua është një lojtar që nuk e hiqja kurrë. Të isha unë, do i jepja ndonjë grusht Ikardit që të kthehej në fushë dhe do hiqja Perishiçin”, thotë Macola për RadioRai1.Edhe një kuriozitet: “Kur Kristiano Ronaldo ishte 17 vjeç, e pashë të luante te Sportingu dhe i thashë Masimo Moratit që duhej blerë. Ai më dha OK, por duhej paguar dhe duhej pritur..

Lexone

Armand Duka nxjerr inatin e Erjon Braçes, tek Partizani, arbitri masakron kryeqytetasit

Armand Duka inatin e Erjon Braçes që i ka çuar tatimorët për të kontrolluar financat e FSHF-së, duket se po e nxjerr tek Partizani.Për të disatën herë, ekipi kryeqytetas është ndëshkuar nga arbitrat e Dukës.Por këtë radhë vendimet kanë qenë edhe më skandaloze.Në ndeshjen kundër Lushnjes, arbitri i Dukës nuk i ka dhënë një penallti flagrante Partizanit.Si të mos mjaftonte kjo, vetëm pak minuta më vonë ka dhënë një penallti të dyshimtë për Lushnjen.Skandali vazhdon më tej.Fillimisht arbitri anësor jep një pozicion jashtë loje të paqënë, kur lojtari i Partizanit ishte vetëm për vetëm me portierin dhe më pas Partizanit i anullohet një gol i rregullt.Çakmakun duket se këta arbitra e kanë pak.(TemA)

Lexone

Serbia tregon se çka e pret Ballistin në Beograd

Serbia tregon se çka e pret Ballistin në Beograd

Ministrja e serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç, ka folur sot për çështjen e ekstradimit të Ismail (Ballist) Morinës në Beograd. Ajo deklaroi sot për mediat se gjykatat serbe “mund të sigurojnë gjykim të drejtë dhe të paanshëm” për Ismail Morinën, ekstradimin e të cilit nga Kroacia po e kërkon Serbia. …

Lexone

A do të paraburgoset Gruevski, nesër pritet vendimi?!

Gjykata e Apelit nesër do të shpallë vendimet për paraburgimin eventual të Nikolla Gruevskit, Gordana Jankullovskës,  Mile Janakieskit,  Kirill Bozhinovskit, Martin Protogjerit ashtu siç kërkonte Prokuroria Speciale. Vendimet e Apelit vijnë pas ankesave të Prokurorisë Speciale ndaj vendimit të shkallës së parë që këta të akuzuar të mbeten vetëm pa …

Lexone