Home / Tag Archives: vemendje

Tag Archives: vemendje

9 muskuj që i neglizhojmë gjatë stërvitjes në palestër

Shëndet & Sport – Duke dashur të nxjerrim në pah vetëm disa prej muskujve që na bëjnë të dukemi “fit” në sytë e të tjerëve, harrojmë se duhet të merremi seriozisht edhe me disa “të harruar”, në mënyrë që koha që ia dedikojmë stërvitjes, të mos na shkojë dëmMuskujt tanë ne i trajnojmë ashtu siç edhe lëvizim: në mënyrë shpesh të njëanshme e jo të harmonizuar. Pjesë të rëndësishme të trupit, thjesht i harrojmë, duke dashur të nxjerrim në pah vetëm ato që na bëjnë të dukemi “fit” në sytë e të tjerëve.Kësisoj, ekspertët vlerësojnë se duhen paraqitur e bërë të ditura gjerësisht nëntë syresh, të cilat ia vlen të merremi seriozisht në mënyrë që të ruajmë balancën dhe që koha që ia dedikojmë stërvitjes, të mos na shkojë dëm.“Bicepsi, pektorali, sixpack-u, muskulatura e vitheve, këto janë të gjithë objektiva për të cilat përpiqen shumë të rinj”, thotë Michael Hamel, terapist sportiv në një qendër të trajtimit të problemeve të shpinës e shtyllës kurrizore në Berlin. Sigurisht se të gjitha k..

Lexone

Lumi B na prezanton villën luksoze

Sezoni i kësaj vere ka qenë goxha i ngjeshur për reperin Lumi B.Krahas mbrëmjeve muzikore, ai nuk mungoi as me projekte muzikore, së fundmi me Dafina Zeqirin në ‘Kalon’.Por duket se edhe vetë Lumi ka vendosur t’i kalojë disa ditë pushimesh në vendin e tij të origjinës.Në Malësi të Malit të Zi, reperi është bërë bashkë me familjen në këto ditë vere me ç’rast ka ndarë edhe disa fotografi në rrjete sociale të shtëpisë luksoze në Mal të Zi.Krahas villës që është për çdo kompliment, vëmendje tërheqin edhe veturat e parkuara që kapin vlerë prej qindra mijëra eurosh.

Lexone

Njihuni me shenjat më të turpshme të horoskopit

Mëposhtë do të gjeni 4 shenjat më të turpshme të zodiakut, që duhet të tregoni kujdes të mos t’i vini në siklet.VIRGJËRESHA Njihen si jashtëzakonisht shumë të turpshëm. Megjithatë, duhet ta dini se janë praktikë dhe observues. Ata i kushtojnë vëmendje gjithçkaje që ndodh përreth, e ndonëse nuk flasin, dijeni se po dëgjojnë.GAFORRJA Janë miqtë e ngushtë idealë, por jo romanca perfekte. Kjo, vetëm për shkak të natyrës së tyre të turpshme. Nuk do ta kuptoni dot nëse ju pëlqen apo jo, derisa të vendosni kontakt të vazhdueshëm.PESHQIT Shenjë pozitive, romantikë dhe tërheqës. Por, janë shumë të turpshëm. Nëse dhe ju vetë jeni natyrë e turpshme, nuk do të ekzistojë mundësia e lidhjes me këtë shenjë. Nëse jeni natyrë sociale, mjafton t’i përshëndesësh dhe ata do të përpiqen të tregojnë sa munden për veten.BRICJAPI Njihen si natyrë tejet e rezervuar, ku vjen puna tek tjetri. Mund të mendoni se janë mendjemëdhenj, edhe pse në të vërtetë shquhen për natyrën sensitive, shkruan bordo.al. Në..

Lexone

“Selfiemania”: Italianët tronditen nga veprimi i të riut, pas aksidentit të trenit

Kur një grua kanadeze u godit nga një tren dhe u plagos rëndë në Italinë veriore, shërbimet e shpëtimit nxituan për t’i dhënë ndihmën e parë.Por teksa ata trajtonin të plagosurën, një i ri kapi skenën nga platforma e stacionit në një selfie që ka provokuar një zemërim të gjerë në vend.Ai ishte fotografuar nga një fotograf i lajmeve, i cili shkroi: “Kemi humbur plotësisht ndjenjën e etikës”.Policia e kapi të riun dhe e detyroi atë të fshinte foton e realizuar.Gruaja e re kanadeze e kapur në aksident në fund të muajit të kaluar u dërgua në spital dhe kishte një këmbë të amputuar.Njeriu në pantallona të shkurtra të bardha që bënte foto nga stacioni i trenit në Piacenza është hetuar dhe nuk duket se ka kryer një krim.Por imazhi i tij duke treguar telefonin e tij celular në skenën dramatike të shpëtimit është shfaqur në shumë faqe të para në Itali dhe ka tërhequr vëmendje për mosbesim ndaj mediat sociale.Corriere della Sera tha se ai duket të jetë duke bërë një shenjë “V për f..

Lexone

Si ndikon madhësia e qafës në shëndet?

Nëse nuk mund ta mbyllni deri në fund këmishën, mund të keni një problem të madh që kërkon vëmendje mjekësore të menjëhershme: Meshkujt me madhësi të qafës shumë të madhe janë më të rrezikuar nga sëmundje e zemrës, ka zbuluar një studim brazilian.Pasi analizuan të dhënat e gati 4000 meshkujve, shkencëtarët përcaktuan se mesatarja e perimetrit të qafës është rreth 40 cm. Për çdo cm rritje në perimetrin e qafës, meshkujt janë 32% më të rrezikuar që të zhvillojnë rezistencë ndaj insulinës, 24% më të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut, 50% më të rrezikuar që të kenë trigliceride të larta dhe 22% që të kenë nivele më të ulëta të kolesterolit të mirë (HDL).Depozita dhjamore përreth qafës mund të prodhojë substanca inflamatore që çojnë në formimin e pllakës bakteriale në arteriet karotide në qafë, duke rritur rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.Burimi: Men’s Health / Shendeti.com.al

Lexone

Vajzat e çadrave “çmendin” italianët (Foto)

Nëse Formula 1 vendosi të largojë vajzat e bukura të çadrave, nuk ndodhi e njëjta gjë me Moto Gp, që vijon të ketë të pranishme ‘muzat’ e pilotëve në çdo garë.Këtë të diel kampionati i Moto GP u spostua në Itali, me garën e Mugellos, ku ishin pikërisht këto modele që morën një vëmendje mjaft të madhe të tifozëve të pranishëm. Vajzat e përzgjedhura nga skuadrat përkatëse ishin ‘mahnitëse’, duke ‘çmendur’ italianët që kishin vendosur të ndiqnin live garën.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ish-Kryeprokurori në arrati, Adriatik Llalla i lë “prangat” në dorë kreut të Krimeve të Rënda Donika Prela

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla do të përballet me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, këtë javë.Me 6 qershor do të vendoset nëse Llalla, do t’i nënshtrohet procesit të Vettingut apo jo.Kolegji i Posaçëm i Apelimit rinisi, javën që po lëmë pas, shqyrtimin e ankimimit të Komisionerit Publik.Ky i fundit e kishte quajtur të padrejtë vendimin e marrë nga KPK për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.Ish kreu i akuzës nuk ishte i pranishëm në seancë por ai kishte paraqitur një prokurë te lëshuar në 28 maj nga Turqia.CNA.al ka kontaktuar me avokatin e ish kryeprokurorit Sokol Hazizaj, për të mësuar se çfarë po ndodh me Llallën, ku gjendet dhe se a do të pranojë të ballafaqohet më drejtësinë.Avokati Hazizaj, sapo ka mësuar se për ç farë jemi të interesuar, është shprehur me nervozizëm “Nuk mund të flas, ai është klienti im”.Risjellim në vëmendje, se në seancën e KPA –së, komisionieri Florian Ballhysa tha se ish kryeprokurori nuk kishte ndjekur rrugën e du..

Lexone

Së shpejti nënë, moderatorja shqiptare sapo i dha fund beqarisë (Foto)

Pa vëmendje të madhe mediatike dhe në një ceremoni të vogël që bashkoi familjarët dhe miqtë më të ngushtë, moderatorja e njohur shqiptare i ka dhënë fund beqarisë së saj.Bëhet fjalë për prezantuesen e programit “Tring Stars”, Katerina Trungu, e cila është martuar ditën e djeshme me partnerin e saj në një ceremoni të vogël të organizuar në tarracën e Bashkisë Tiranë.E veshur me një fustan klasik të bardhë mjaft elegant, Katerina dhe bashkëshorti i saj, Endri Miliku, janë celebruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.Së shpejti Katrina do të sjelli në jetë djalin e saj, pasi është 6 muajshe shtatzanë.The post Së shpejti nënë, moderatorja shqiptare sapo i dha fund beqarisë (Foto) appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Vëmendje meshkuj: Femrat vdesin për këtë detaj tek trupi i djemve, po ju e keni atë?

Çdo femër ndryshon në preferencat që ka lidhur me mashkullin që do të ketë në krahë.Disa vajza e duan partnerin e tyre më të gjatë se vetja, zeshkanë apo biondë, e megjithatë është një detaj që i bashkon të gjitha femrat së bashku.Sipas një studimi, është zbuluar se 2/3 e femrave duan që të kenë në krah një mashkull i cili ka tatuazhe. Ky studim u bazua në një aplikacion për takime, ku 64% e femrave preferonin një mashkull që e do artin e trupit.E anasjellta është zbuluar mbi meshkujt, ku vetëm 39% e tyre kanë dashur që të krijojnë një lidhje me një vajzë që ka tatuazhe. Megjithatë, edhe vet gjinia mashkullore ka rënë dakort se tatuazhet e bëjnë burrin më tërheqës.“Ne jemi surprizuar nga fakti se tatuazhet janë një trend. Shumë nga përdoruesit tanë janë në kërkim të dikujt që ka piktura në trup”, është shprehur themeluesi i këtij programi, Benno Spence.The post Vëmendje meshkuj: Femrat vdesin për këtë detaj tek trupi i djemve, po ju e keni atë? appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone