Home / Tag Archives: vazhduar

Tag Archives: vazhduar

FOTOT: Kalon “Vettingun”, ja si e presin gjyqtaren Marçela Shehu

Gjyqtarja Marçela Shehu ka mundur të kalojë “Vettingun” dhe do të vijojë detyrën.Ajo justifikonte pasurinë e saj dhe polotësonte gjithë kriteret e tjera për të vazhduar punën si gjyqtare.Pas seancës ku është dhënë vendimi, ajo pritej jashtë nga fëmijët e saj me një tufë me lule.(TemA)

Lexone

Opozita proteston, Rama shpalos platformën e bashkëqeverisjes në Berat

Kryeministri Edi Rama vijoi gjatë ditës së sotme turin e llogaridhënies në qarkun e Beratit. Teksa ka shpalosi platformën e bashkëqeverisje ‘Shkolla ime’, Rama tregoi edhe një herë prioritetet e portalit të bashkëqeverisjes, ku sipas tij duhet vetëm tre minuta kohë për çdo ankesë që çdokush mund të ketë ndaj administratash shtetërore.Sipas Ramës, me një celular, çdokush ka në xhep një ministër pa pasur nevojë të fusin një mik, siç ka ndodhur deri dje.“Një grup prej 30 vetash që punojnë edhe natën, kanë detyrë që të bëjnë të gjitha raportet për rezultatet e përgjigjes për ministrat. Është një mekanizëm fantastik, brenda 10 ditësh jepet përgjigja, i njoftohet ankuesit që u mor ankesa juaj, kur kalon pak më shumë kohë i kërkohet ndjesë. Është çështje besimi dhe kulture për të mos vazhduar historinë gjej një mik apo fut dorën në xhep dhe jep lekë”, tha mes të tjerash Rama.26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Burri jot ka dy të dashura”, moderatori trondit këngëtaren shqiptare

Adelina Ismaili është një prej këngëtareve më të njohura shqiptare, e cila vetëm dy ditë më parë është rikthyer në tregun muzikor me këngën e saj më të re, “T’iqja”.Sonte 20:30 N’Kosovë Show me Shpetim Deskun pleqnim. First ChanelA post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on May 20, 2018 at 11:13am PDTDitën e djeshme, ajo ka qenë e ftuar “n’Kosovë show”, ku është shprehur mjaft e lumtur që bashkëshorti i saj e motivon për të vazhduar karrierën muzikore.Everything…A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on Apr 9, 2018 at 6:30am PDT“Jam me fat që kam Valin, është motivim. Ai e do karrierën time më shumë se unë. Këtë ta garantoj. Kur flet për atë punë, flet me pasion, me dashuri. Kurse unë kohët e fundit jam ‘Ku ku djali, ku ku djali”, është shprehur këngëtarja.Ndërsa moderatori nga ana tjetër, e ka shokuar atë me deklaratën e tij. “Vali paska dy të dashura...”, një konstatim që e ngriu në vend Adelinën.“Qysh? Ku i ka bre?”, është përgjigjur ajo, nd..

Lexone

Vijojnë tërmetet në Vlorë, banorët të frikësuar

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë goditi qarkun e Vlorës ditën e djeshme, ku lëkundjet kanë vazhduar me intensitet të ulët edhe gjatë natës.Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti i fundit ka rënë rreth orës 02:34 të natës së kaluar me magnitudë 3 ballë.Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 3 kilometra nga fshati Vermik dhe me një distancë 16 km nga Tepelena.Ndërkohë, banorët e kësaj zone kanë qenë në panik mbi këto lëkundje, pasi tërmeti me 4.6 ballë ka shkaktuar dëme në disa fshatra të Vlorës. Në fshatin Bashaj, disa banesa janë plasaritur dhe disa të tjera rrezikojnë shembjen.The post Vijojnë tërmetet në Vlorë, banorët të frikësuar appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Grigja vendos datën 26 maj në respekt të Ben Imamit dhe Kaç Islamit

Pas shumë diskutimesh për protestën e madhe të opozitës, Grigja propozoi datën 26 maj.Kishte dëgjuar se më 26 maj, Ben Imami kishte luftuar kundër diktaturës dhe i ishin thyer dhëmbët, ndërsa Kaç Islami ishte përleshur me policinë tek “Rruga e Kavajës”.Sapo filloi mbledhja e Kryesisë e PD, Grigja, pas konsultimeve me Lulin, u ngrit dhe mbajti fjalimin kryesor.-Propozimi im për datën e protestës është i thjeshtë, tha Grigja.Unë propozoj 26 majin, pasi ajo është një ditë kur në kujtesën e njerëzve, siç kam dëgjuar dhe unë, ka mbet përballja e Ben Imamit me diktaturën dhe përleshja e Kaç Islamit me policinë, për ruajtjen e votave.Kjo datë duhet të bëjë koshient çdo shqiptar të ngrihet në luftë kundër dikaturës dhe mos t’i nënshtrohet më asnjë regjimi.Ne, brez i i ri i PD, duhet të jemi krenarë që kemi pas në parti paraardhës të tillë, që janë përleshur me dikaturën.Ky është dhe një mesazh dhe ftesë për gjithë të pakënaqurit me Lulin, për t’u rikthyer në parti dhe për të vazh..

Lexone

Ku është më mirë të bëni seks, në det apo në mal?

Pushimet ndezin erosin dhe i bёjnё mirё jetёs nё çift: cili ёshtё destinacioni i ёndrrave tё tua ‘hot’.Nё pushime po, por ku? Kur njёri nga tё dy ёndёrron jetёn nё plazh, kurse tjetri nuk pret orёn qё tё organizojё piknikun me cilёsi tё lartё, tё biesh dakort mund tё bёhet e vёshtirё, por jo e pamundur. Le tё zbulojmё situatat qё i bёjnё pikante pushimet nё det dhe nё mal.Nё ajёr tё hapur: vera ndez fantazitё seksuale. Pushime nё mal? Pylli dhe drutё do tё ishin njё kornizё e paharrueshme pёr njё takim dashurie. Merr njё batanije dhe bёji njё surprizё tё dashurit tёnd. Tё shtriheni nё njё lёndinё dhe tё shikoni yjet do t’iu bёjё adoleshent pёr njё cast. Nga bregu, pёr ata qё janё det, tek kullota vendet pёr eros janё tё shumta: e rёndёsishme ёshtё tё dish tё zgjedhёsh personin e duhur dhe t’ua dorёzoh veten kёnaqёsive tё dashurisё, pa harruar qё tё kujdesesh pёr vetё sigurinё tёnde.Ndaje pasionin: kush dёshiron tё merret me sport, tё ecё dhe tё zhytet nё qetёsinё e natyrёs, ka id..

Lexone

Joachim Low rinovon kontratën deri në vitin 2020 me Kombëtaren gjermane

Joachim Low ka vazhduar kontratën deri në vitin 2020 me kombëtaren gjermane. Trajneri 58-vjeçar ka nënshkruar kontratë të re me katër herë kampionët e botës.Para kontratës, ish-tekniku i Austria Wien kërkohej nga gjigantët e Premier League, Chelsea, si zëvendësues i italianit Antonio Conte, i cili nuk do të jetë më në krye të londinezëve.Së bashku me trajnerin kanë rinovuar edhe ndihmësit e stafit të tij, Thomas Schneider, Andreas Kopke, të dy deri në vitin 2022 dhe Oliver Bierhoff me Marcus Song deri në vitin 2024.Në vijim Low do të udhëheqë ekipin kombëtar në Botërorin që do të zhvillohet në Rusi më 14 qershor deri më 15 korrik.Në vazhdim pritet të publikojë edhe listën e lojtarëve që do të marrë me vete në këtë kompeticion, ku mes tyre do të jetë edhe mbrojtësi shqiptar nga Gostivari që aktivizohet në radhët e Arsenal, Shkodran Mustafi.Ndeshjen e parë gjermanët e luajnë ndaj Meksikës më 17 qershor ndërsa të dytën ndaj Suedisë, më 23 qershor dhe të tretën e kanë më 27 qersh..

Lexone

FOTOT: Lini, fshati piktoresk që frymëzon turistët

Lini, fshati i vogël buzë liqenit të Ohrit, 22 km nga qyteti i Pogradecit, me një bukuri të rrallë dhe peizazh mahnitës është gati të presë turistët për sezonin e ri turistik.Me shtëpitë e vogla të ndërtuara buzë ujit, në shpinën e një kodre jo shumë të lartë, me rrugica të vogla e të ngushta, të shtruara me gurë të vegjël, ku vështirë se mund të kalosh me makinë, zgjon interesin e gjithë vizitorëve apo turistëve vendas e të huaj.Në jug të Linit, afër Buqezës në liqen, në thellësinë 2-3 m ndodhen disa palafite. Ai është një vendbanim i tipit liqenor, ndërtuar në sipërfaqe të liqenit, si ajo e Maliqit në rrethin e Korçës.Gojëdhënat tregojnë që dikur gadishulli i Linit ka qenë një ishull i bukur me bimësi të dendur. Jeta në këtë gadishull ka filluar në periudhën e parë të Epokës së Hekurit (kohë së cilës i përkasin edhe mozaikët e famshëm të Linit, të cilët gjenden mbi kodër) dhe ka vazhduar deri në kohën e Mesjetës së Hershme. Ndërsa për origjinën e emrit ka shumë histori.Njëra ..

Lexone

Masakër në Indonezi, shpërthime të fuqishme në tre kisha

Tri eksplodime duke përfshirë një sulm vetvrasës, në tri kisha të qytetit Surabya të Indonezisë, lanë të vrarë 6 persona dhe të plagosur 53 tjerë, thanë autoritetet.Zëdhënësi i policisë, Frans Barung Mangela, më 13 maj tha për një television lokal, tha se të paktën një nga sulmuesit është vrarë pasi hodhi vetën në ajr në njërën nga kishat.Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin dhe autoritetet janë duke vazhduar hetimet.Indonezia, me shumicë myslimane, është përfshirë nga sulmet e dhunshme të grupeve të militantëve viteve të fundit.(rel)

Lexone

VIDEO: “Pulën” e Eurovision e zë “syri i keq” pas fitores, rrëzohet nga shkallët

Fituesen e Eurovision 2018 Netta Barzi mesa duket e ka zënë syri i keq pas fitores.Kjo pasi menjëherë pas përfundimit të përformancës si kënga fituese ajo është rrëzuar nga shkallët duke marrë përpara vetes gjithë stafin i cili e shoqëronte.Ndërkohë pas kësaj shfaqje të sikletshme Netta Barzi ka dhënë intervistat për fitoren e saj duke vazhduar sikur të mos kishte ndodhur gjë.Netta përfaqësoi shtetin e Izraelit dhe arri të ftojë Edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës “Eurovision” falë pikëve që i dha publiku. (TemA)

Lexone