Home / Tag Archives: vazhdojne

Tag Archives: vazhdojne

Tregtoheshin jashtë standarteve. AKU sekuestron midhje, reçel, mish dhe kos

AKU ka sekuestruar produkte të skaduara në disa njësi tregtare gjatë kontrolleve në qarqet e Gjirokastrës, Beratit dhe Sarandës.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.Për këtë arsye AKU është në vazhdimësi të aksionit, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë vendin.Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar një furgon i cili shpërndante 100 kg midhje pa kushte frigoriferike dhe pa asnjë dokumentacion shoqërues. Ndaj shtetasit KristoVeizi u mor masë administrative gjobë si dhe asgjësim i menjëhershëm i produktit.Në fshatin Memaliaj të Përmetit në një subjekt me aktivitet “ minimarke..

Lexone

Rekord aplikimesh në ‘The Voice Kids 3’! Nesër sërish audicione në Tiranë

Kjo ishte padyshim një ditë e shumëpritur nga të interesuarit. Përveç aplikimeve të regjistruara në database të ‘The Voice Kids’ ka pasur edhe shumë të tjerë u paraqitën direkt në audicion, ashtu sikundër ishte bërë thirrje edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.Pavarësisht kësaj gjithçka rezultoi jashtë parashikimeve, pasi ‘The Voice Kids’ thyen rekord krahasuar me dy edicionet e shkuara.Për shkak të fluksit të aplikantëve, Audicionet e Tiranës për ‘The Voice Kids’ do të vazhdojnë nesër prej orës 11:00, duke ju dhënë kështu mundësi të gjithë atyre që nuk mundën të bënin audicionin sot, të vijnë të provojnë zërin, nesër, në ambientet e studiove të Top Channel.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Wanda dhe Mauro, pushime me “drita të kuqe” (Foto)

Nga safari në Afrikë, në detin e Seychelles hapi është i shkurtër për Wanda Nara-n dhe Mauro Icardi-n, të cilët vazhdojnë pushimet në çift larg nga fëmijët. Për bukuroshen seksi nga Argjentina është koha e bikinit: pas provave gjenerale para pasqyrës, biondia ka publikuar foto të tjera “hot”.1 of 9Adhurohen, përqafohen dhe puthen në parajsën tokësore ku janë vetëm ata. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Wanda dhe Mauro larg mondanitetit milanez, pushojnë nën rrezet e diellit nudo. Futbollisti i Interit me tatuazhe në trup dhe Nara që është një “eksploziv” i feminilitetit. Një “zoom” mbi dekolte dhe të pasmet që tregon në plazh të lënë pa frymë…8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Këtë gjë që nuk duhet t’ia thuash kurrë në shtrat një partneri të ri

Në këtë moment, ti mund të jesh duke studiuar dikë dhe duke shpresuar se djaloshi simpatik me të cilin po del është “ai”. Por brenda vetes ke gjithmonë pasiguri, që vijnë edhe nga fakti i paragjykimit të tij… “Ai i ka vënë re të metat e mia, a do ta trembin shpërthimet e mia, a do të mendojë sa e pasigurt jam?” Lista e pikëpyetjeve është e pafundme.Në fakt, nën çarçafë, të gjithë mendojnë ‘si’ e ‘çfarë’ për atë që kanë në krah. Sado lidhje e shkurtër qoftë. Një studim i fundit në lidhje me seksin zbuloi se dy të tretat e femrave shqetësohen se çfarë thotë pas marrëdhënies seksuale një partner i ri.Nëse të duket se meshkujt nuk mendojnë për atë që ndodh në shtrat, gabohesh. Edhe pse nuk e tregojnë, edhe ata mendojnë çfarë fshihet pas asaj që kanë përballë.Seksi me një partner të ri mund të jetë i nxehtë, por sido të shkojë, ka shumë gjëra që duhet t’ia kursesh bisedës nën çarçafë.Gjithsesi, ndoshta është i zgjedhuri i jetës, por ndoshta është edhe vetëm për një natë. Kështu që, ..

Lexone

Foto/ Zbuloni vendin më të frikshëm në botë

Nëse e keni lexuar Dante Aligerin, me siguri jeni të familjarizuar me idenë e ekzistencës së parajsës, purgatorit dhe ferrit.Pavarësisht se askush nuk e di me saktësi nëse ekziston jeta e përtejme, do të ndryshonit mendje nëse do të shihnit kraterin e gazit Darvaza.Ky krater i zjarrtë njihet ndryshe edhe si “Porta e Ferrit” dhe është një fenomen natyror që ndodh në shkretëtirën e Karakum Turkmenistan.Krateri u zbulua në vitin 1971, kur shkencëtarët sovjetikë filluan që të kërkonin në këtë zonë për naftë e gaz dhe sapo vunë re shenja të tyre, filluan të gërmonin tokën në një thellësi prej 60 metrash e me diametër 20 metra.Lëshimi i gazit nga nëntoka në kontakt me ajrin formoi shkëndija zjarri, të cilat mendoheshin se do të fikeshin për disa javë, por vazhdojnë të qëndrojnë edhe sot e kësaj dite.The post Foto/ Zbuloni vendin më të frikshëm në botë appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

‘Lista e zezë’ e ndërtuesve, Artan Lame: S’do marrin leje ndërtimi pa mbaruar pallatet!

Asnjë subjekt ndërtimi që nuk ka mbyllur procesin e legalizimit për pallatet që ka ndërtuar më parë nuk do të pajiset me leje të re ndërtimi.Kështu u shpreh kreu i ALUIZNI-it, Artan Lame, i cili tha se bashkive, drejtorive të tatimeve, sipas përkatësisë, do tu çohet “lista e zezë”.“Në rastet kur subjektet ndërtues nuk tregojnë interes, puna e ALUIZNI është më e madhe në krahasim me numrin e punonjësve që ka. Janë të shumta subjektet që vazhdojnë të luajnë si macja me miun duke na sjellë vërdallë si institucion dhe qytetarët.Shohim që një pjesë e këtyre subjekteve të paraqiten tashmë pranë bashkive përkatëse dhe të aplikojën sërish për leje ndërtimi për të marrë më qafë të tjerë pronarë tokash e qytetarë.Ne do nisim t’u përcjellim bashkive listat e këtyre subjekteve duke u kërkuar që këto shoqëri e persona të mos pajisen më me leje të reja ndërtimi pa shlyer detyrimet e pa mbyllur procesin e legalizimit për objekte të ndërtuara prej tyre.341 objekte ose persona, që po sot d..

Lexone

Viojnë sërish rekordet e euros, ekspertët: Pritet rënie e mëtejshme

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish një rekord të ri të ulët në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 126.49 lekë, rreth 0.23 pikë më pak se një ditë më parë. Euro e nisi ditën e djeshme duke rikuperuar pikë përkundrejt lekut vendas, pas një jave ku humbi më shumë se 0.53 pikë.Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit aktualisht po ndikojnë efektet sezonale. Ata argumentojnë se sezoni turistik ka nisur më shpejt.Duke u bazuar në ecurinë shumë vjeçare të kursit të këmbimit sipas aktorëve kryesorë të tregut, nëse euro do t’i nënshtrohet trendëve të viteve të mëparshme, dy do të jenë periudhat e dobëta për të. Me përfundimin e muajit të Ramazanit, sipas ekspertëve pritet që të rriten flukset e turistëve nga Kosova dhe për rrjedhojë do të rritet më tej oferta në valutë.Ndërsa periudha e dytë parashikohet gushti, i cili është muaji ku shtohen flukset e emigrantëve që kthehen në atdhe për pushime dhe sjellin dhe remitanca për të afërmit e t..

Lexone

Punonjësit e Spitalit Hygeia dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë: Çdo akt solidariteti i barabartë me një jetë

Vetëm pak ditë më parë shqiptarët mësuan se gjëndja shëndetësore e të sëmurëve me talasemi në Shqipëri nuk është aspak e mirë. Madje për pacientët në qytetin e Lushnjës gjendja ishte dëshpëruese, Shumë prej këtyre pacientëve ishin të detyruar të hiqnin shpretkën për shkak se mungesat e vazhdueshme në furnizimin me gjak kanë dëmtuar për pasojë këtë organ.Kreu i shoqatës së talasemikëve, z.Musa Zeneli, raportoi për këta pacientë në komisionin parlametar të shëndetësisë duke se, 80% e adoleshentëve e kanë Hemoglobinën nën 8-të, ndërkohë që ka shumë me Hemoglobinë në vlewra edhe nën 7, 6, 5 apo edhe 4.Mungesa e gjakut bëhet edhe më kritike në muajt e verës kur, të gjithë institucionet tërhiqen nga tregu i punës për pushimet verore dhe për pasojë dhurimet vullnetare bien. Muaji Gusht është muaji me rezervat më të pakta në Bankën e Gjakut – thonë specialistët.Spitali Hygeia në asnjë vit nuk e ka anashkaluar nga vëmendja këtë situatë problematike të rezervave të gjakut. Mjekë, infermier..

Lexone

E reja humbi jetën në spital se nuk u mjekua, pezullohet mjekja e Urgjencës në Fier

Është pezulluar nga detyra mjekja e Urgjencës në Spitalin e Fierit, Ina Ruzhdija, e cila akuzohet për mjekim të pakujdesshëm. Mjekja Ruzhdija akuzohet se nuk ka vizituar, shtruar dhe mjekuar pacienten Xhuljeta Gjeka, 21 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë. E reja u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe familjarët e saj insistuan për mjekim, për shkak se ajo kishte temperaturë të ulët, por mjekja nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore, duke thënë se gjendja e saj ishte gripale dhe duke ju kërkuar familjarëve ta çonin në shtëpi. Por, gjendja e 21- vjeçares është përkeqësuar dhe ajo ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit.Njoftimi i plotë i gjykatës: Me vendimin Nr. 925, datë 21.05.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier duke caktuar masën e sigurimit personal ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 240 pika 1 gërma “a” e K. Pr. Penale, në ngarkim të shtetases Ina Ruzhdij..

Lexone

E RËNDË/ Zbardhet historia: Babai shqiptar që vrau të birin 14 vjeçar, para disa viteve e përdhunoi një vajzë të mitur

Vrasja e të birit nuk është akti i vetëm i tmerrshëm i babait nga Karaqevë e Komunës së Kamenicës.Vite më parë 60 vjeçari, Gani Bernjashi i cili mbrëmë e mbyti djalin e hasretit duke e rrahur keq, si dhe rrahu vajzën e tij 17 vjeçe, kreu edhe një krim tjetër të tmerrshëm. Po aq të tmerrshëm sa ky sot.Ganiu në vitin 1997 erdhi në Prishtinë dhe e dhunoi një vajzë të mitur 12 vjeçare. Për këtë akt të tmerrshëm ai vuajti dënim me burg deri në vitin 2004. Ganiu kur ishte në moshën 40 vjeçe e kishte dhunuar një vajzë në Prishtinë. Për këtë punë ai i kishte mbajtur 7 vit burgim.Këto të dhëna i ka dhënë, Prokurori i krimeve të rënda në Gjilan i cili po merret me rastin, Shaban Spahiu.“Ne i kemi intervistuar familjarët, ndaj të dyshuarit kemi vënë masën e paraburgimit prej 48 orëve. Për personin thuhet të ketë qenë problematik. Ka kërkuar para por nuk është se ka pasur nevojë për to, ngase kushtet financiare nuk i kanë pasur edhe aq keq. Për të kemi informata se gjatë viteve të 90’ta e ..

Lexone