Home / Tag Archives: vazhdoje

Tag Archives: vazhdoje

Djali i Fahri Balliut në versionin bankier, e “ndrit” me kursin e valutës: Euro do vazhdojë të bjerë, një shumë jashtëzakonisht…

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu paralajmëron ulje të monedhës Euro edhe në nivele më të ulëta seç është aktualish.I njohur tashme per gafat proverbiale te tij dhe per gjerat me elementare, ke radhe i eshte futur kursit te valutes, duke na u shfaqur ne versionin “banakier”.Pavaresisht se ka qene gjithnje konsumator dhe jo gjenerues parash, kujtojme se kater vitet e fakultetit ne Londer qe i mori per 10 vite u perballuan me parate e gjakut te “Gerdecit”, djali i Fahri Balliut ka tentuar te “lere” shenjen e tij dhe ne sektorin bankar.Sipas Balliut te vogel, rënia e Euros do të ndodhë pasi një sasi tepër e madhe parash po futet te lojërat e fatit.“Kur ju thamë për drogën, thatë jo. Doli droga. Kur ju thamë për euron, tani ka emision për euron.Një shumë parash jashtëzakonisht e madhe po futet tek lojërat e fatit dhe në dy tre-javët në vijim, do të keni fakte konkrete për sa i përket investimeve të euros në lojërat e fatit që do ta uli prapë këtë”, u shpreh deputeti B..

Lexone

I (e) virgjër!

Nga Artan FugaKurrë nuk e kam kuptuar se çfarë lidhje ka vetingu me kontrollin e pasurive të nëpunësve të ndryshëm!Një nëpunës del se pasuritë që ka dhe të ardhurat që ka pasur i koinçidojnë. Dhe thonë : “Doli i pastër”. Si në filmat turq : “Doli e virgjër!”Po a do të thotë ndonjë gjë substanciale kjo?Tregon se ai është:– i pastër moralisht pra nuk ka bërë korrupsion?– ka bërë aq korrupsion sa e ka lejuar që me ato para të marri të mira të konsumueshme, ndërhyrje të kushtueshme mjeksore, dreka, darka, të mira mobiliare, pushime, financime për studime për kalamajtë, etj. pra që nuk lënë gjurmë?– ka treguar burime financiare që janë të sakta, por që askush nuk verifikon dot sasinë e debitit që ka ardhur prej tyre?– ka manipuluar dokumentet në blerjet e ndryshme, apo shitjet, duke shitur me cmime të larta fiktive dhe blerë me çmime të ulta fiktive?– i ka të ardhurat nga korrupsioni në forma likuiditetesh që i mban jashtë rrugëve të kontrollueshme nga bankat etj. ?– i k..

Lexone

Bledi Shkëmbi emërohet trajneri i ri i Teutës

Pas përfundimit të aventurës me ekipin e Lirisë, Bledi Shkëmbi ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin shqiptar.Gjatë sezonit 2000-2001 dhe në vitin 2007, Shkëmbi luante për fanellën e Teutës, ndërsa në këtë moment ka marrë drejtimin e këtij ekipi.Zyrtarizimi është bërë publik disa minuta më parë nga ana e klubit te Teutes, që mbyll kështu “telenovelën” e kësaj figure të njohur për futbollin shqiptar.Tashmë interesi është i madh, nëse ish-kapiteni i Skënderbeut, do të tregojë të njëjtën nivel në stolin e durrsakëve, ashtu siç e ka treguar në fushën e lojës si futbollist.

Lexone

Maradona: S’duhet të demonstrojë asgjë, do ta këshilloja Messin që…

Diego Maradona mendon se Lionel Messi nuk duhet të dëshmojë asgjë për Argjentinën, teksa superstari i Barcelonës po përgatitet për atë që mund të jetë Kampioni Botëror i tij i fundit.Argjentina arriti në finale në Brazil, katër vjet më parë, por u mposht ngushtë nga Gjermania, me golin e Mario Gotze në kohën shtesë.Maradona e frymëzoi Argjentinën për të pasur lavdi për herë të fundit, kur fitoi Kupën e Botës, në “Meksikë 1986”.Por Messi nuk ka mundur të regjistrojë një triumf të krahasueshëm, duke parë se humbi tri herë në finale të mëdha, përpara se përkohësisht të tërhiqej nga detyra ndërkombëtare, pas humbjes së “Copa America Centenario” në Kili, në vitin 2016.Vlerësimi i Messit është se Argjentina nuk është një nga favoritet kryesore për titullin në “Rusi 2018”, por, nëse Maradona nuk po e mbështet “Albiceleste”, kjo është për një arsye tjetër.“Unë do ta këshilloja Messin që të vazhdojë të luajë, për të shijuar lojën”, tha Maradona për “Omnisport”, shkruan Telesport.“Ai..

Lexone

Drejtësia e “mbytur” nga dosjet

Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës, ndonëse janë çdo ditë në punë dhe vendosin për të proceduar apo dënuar shtetas të ndryshëm, cilësia e punës së tyre është vënë seriozisht në dyshim.Ky dyshim vjen pikë së pari nga volumi tej çdo logjike jo vetëm juridike, por edhe aritmetike. Mjafton të thuash që një prokuror i Prokurorisë së Tiranës është i detyruar që të hetojë minimalisht 350 çështje në vit, ose më shumë se një çështje në ditë, për të kuptuar se sa mundësi kanë përfaqësuesit e akuzës për një hetim të mirëfilltë dhe cilësor.Për rrjedhojë, e njëjta situatë është edhe në Gjykatën e Tiranës.Gjyqtari Artan Gjermeni thotë: “Do të isha i lumtur që të gjykoja 7-8 çështje në ditë, por në realitet gjykoj mbi 10 çështje dhe nga këto duhet të marr 7-8 vendime”.Por, si përkthehen këto shifra për një jurist dhe kush është produktiviteti i kësaj ngarkese që kanë prokurorët dhe gjyqtarët e Tiranës?Konstitucionalisti Çlirim Gjata shpjegon: “Kjo lloj ngarkese e pajustifikueshme dhe absurde ..

Lexone

Salah në lot, mbyll finalen para kohe (Foto)

Ishte lojtarin nga i cili anglezët prisnin më shumë, por Salah la fushën e lojës në minutën e 30-të.Një përplasje me mbrojtësin Ramos e la të dëmtuar egjiptianin.Pavarësisht ndihmës së parë, Salah nuk mundi të vazhdojë të luajë në finalen e madhe të Champions League.1 of 526 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Në përpjekje, për ta quajtur protestën sukses

Nga Mero BazeTë gjithë po vrapojnë ta lexojnë si dështim protestën e sotme, por Lulzim Basha e ka një shans ta shikojë si sukses. Ai në të vërtetë është duke kërkuar të gjejë rrugën për të ardhur në pushtet. Në shkencën e gjeologjisë, rezultati i kërkimit quhet pozitiv edhe kur nga kërkimi rezulton se nuk doli gjë. Kjo, pasi ti mbledh mendjen që në atë zonë të mos kërkosh më.Edhe Lulzim Basha është mirë ta konsiderojë veten në një proces kërkimi, dhe jo të bëjë sikur gjoja bën opozitë. Ka gati një vit që ka humbur zgjedhjet, ditë më ditë nga data 26 maj qyshkurse paraqiti listën në KQZ, dhe ai është më shumë në panik nga humbja e karriges së PD, se sa nga nevoja për të rrëzuar Edi Ramën. Çdo lëvzije që ka bërë gjatë gjithë këtij viti nuk i ka kundër Ramës, por për të zënë hapësirën e mendimit kritik brenda PD-së.Dhe për këtë nuk ka bërë kujdes të zgjedhë metodat. Dhuna në Kuvend dhe protesta e dhunshme në rrugë, i duket se është një mjet i fortë që prodhon zhurmë të madhe, për të..

Lexone

VIDEO/ Protesta e 26 majit, Balla tallet me Bashën: Nesër për piknik

Ditën e nesërme opozita ka paralajmëruar një protestë ku do të kërkohet dorëheqja e ministrit Xhafaj, ndërsa deputeti i PS Taulant Balla ka zgjedhur të tallet me kreun e PD, Lulzim Basha.Në një video të montuar, ku duket Basha gjatë një fjalimi në Kuvend, teksa kreu i Grupi Parlamentar të PS ka shkruar se nesër do të jetë piknik ku kryeopozitari do të mbajë fjalimin e tij historik.POSTIMI:Nesër në PIKNIK, Luli do të rimbajë fjalimin historik.Madje ka në plan ta vazhdojë piknikun që të shohë në shesh edhe finalen e Champions.

Lexone

Bayerni e bën zyrtare, Arjen Roben edhe një vit me kampionët

Arjen Robben do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayernit të Mynihut edhe për një sezon tjetër.Holandezi rinovoi kontratën me kampionët e Gjermanisë deri më 30 Qershor të 2019. 34-vjeçari është pjesë e klubit bavarez që nga viti 2009, kur u transferua nga Real Madridi për shumën e 25 milionë eurove.Me fanellën e Bayernit, Robben ka koleksionuar 7 tituj kampion Gjermanie, 4 Kupa Gjermanie dhe një Champions League, të fituar në 2013 në Wembley ndaj Borussia Dortmund, ku holandezi shënoi golin vendimtar të sfidës.18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT/ Studentja 19-vjeçare nxjerr në shitje virgjërinë: Dua dikë me eksperiencë…

Një 19-vjeçare e cila ka qenë shumë e fokusuar në studimet e saj dhe nuk ka të dashur, ka vendosur në ankand virgjërinë e saj.Alice Hayson, 19 vjeç, e cila është me origjinë nga Spanja, por tani jeton në një vendndodhje të fshehtë në Amerikën Latine, ka krijuar një faqe internet, ku palët e interesuara mund të bëjnë oferta për virgjërinë e saj.Ajo kërkon 1 milionë euro, ndërsa për momentin, oferta më e mirë, sipas 19-vjeçares, është e një biznesmeni italian, që i ka ofruar 250 mijë euro.“Jam r bindur se ky është vendimi më i mirë për mua, pasi kam zero përvojë seksuale dhe jam e interesuar të eksploroj seksualitetin tim”, tha Alice.‘Pra, një burrë me përvojë do të më jepte përvojën më të mirë dhe të më më mësonte shumë”, thotë ajo.Alice thotë se me paratë që shpreson të fitojë, do të ndihmojë disa familjarë të shlyejnë borxhet dhe të vazhdojë studimet jashtë shtetit.(TemA)

Lexone