Home / Tag Archives: ushtruar

Tag Archives: ushtruar

Rihapja e dosjes ‘Azem Hajdari’, Izet Haxhia në dorë të gjyqtarit të ’21 janarit’

Hidhet shorti dhe përcaktohet gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes për vrasjen e Azem Hajdarit, ku Haxhia u dënua me 25 vite burg.Shorti i gjykatës së Tiranës ka përcaktuar si gjyqtar të çështjes Besnik Hoxha. Gjyqtari Hoxha ka tashmë në dorë fatin e këtij procesi, pasi filimisht do të vendosë nëse do të rivendoset çështja në afat për t’i hapur dritën jeshile kërkesës për riçeljen e procesit.Besnik Hoxha shpalli të pafajshëm gardistët e 21 janaritGjyqtari nuk është i panjohur për opinionin publik. Gjyqtari Hoxha ka shqyrtuar dosje të bujshme në të kaluarën. Besnik Hoxha ka qenë kryesuesi i trupit gjykues në dosjen e 21 janarit, ku ish- komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe Agim Llupo u shpallën të pafajshëm nga akuza e vrasjes së 4 demonstruesve në protestën e 21 janarit 2011 para kryeministrisë.I vendosën tritol në 2012-ënBesnik Hoxha, ka ushtruar profesionin e gjyqtarit prej 12 vitesh në rrethin e Shkodrës. Gjatë punës së tij..

Lexone

Gjendet heroinë në burgun e Peqinit, në qelinë e 37-vjeçarit

Policia e Elbasanit bën të ditur se në qelinë e një të dënuari në burgun e Peqinit është gjetur një sasi heroine. Bëhet fjalë për Sokol Isufaj, 37 vjeç nga Elbasani i cili aktualisht vuan dënimin për armëmbajtje pa leje.“Sokol Isufaj, 37 vjeç, banues në Elbasan, aktualisht i dënuar për veprën penale , “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e sigurisë I.E.V.P.Peqin në dhomën e tij, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8.5 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë”, njofton policia.18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Nusja nga Tirana dhunon sistematikisht vjehrrin 84 vjeçar

Një i moshuar ka denoncuar në polici nusen e djalit 39 vjeçare për dhunë të ushtruar ndaj tij për kohë të gjatë.84 vjeçari ka thënë para oficerëve, se e reja e ka lënduar shpesh herë me fjalë.Nga komisariati numër 3, ai ka marrë urdhër mbrojtje nga nusja me inicialet A.K.Policia njofton:“Komisariati i Policisë Nr. 3Më datë 15.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin D.K, vjeç 84, pasi në banesë, nusja e djalit A.K, vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.nënvizon policia. (TemA)

Lexone

Kanabis me postë në Burgun e Fierit, 13 doza brenda antidjersës (FOTO)

Një sasi kanabisi është gjetur në brendësi të një kutie antidjersë, e cila do të futej në rrugë postare në burgun e Fierit.Pakoja postare që do të futej në burg përmbante 13 doza kanabisi të paketuar, që do të çoheshin në qelinë e të dënuarit Kristo Dingo.Gjatë kontrollit të ushtruar për sende të ndaluara, në pakot postare që mbërrijnë në burg, për të dënuarit dhe paraburgosurit, në pakon e te dënuarit, Kristo Dashnor Dingo, i dënuar për veprën penale, “Vjedhje me dhunë”, në brendësi të një kutie antidjerse, u gjetën të fshehura 13 doza, të dyshuara, lendesh narkotike, të llojit kanabis sativa”, njofton policia.Lënda u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa për ngjarjen u njoftuan Policia e Shtetit dhe Shërbimi i Kontrollit te Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Kapet droge në burgun e Fierit, e kishin fshehur në kuti antidjerse

Një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa është kapur teksa po tentohej të futej në Institucionin e Vuajtjes së Vendimeve Penale në Fier.Lënda, e paketuar në 13 doza, ishte fshehur brenda një kutie antidjerse dhe ishte dërguar për t’u futur ne burg në rruge postare.Gjatë kontrollit të ushtruar për sende të ndaluara, në pakot postare që mbërrijnë në burg, për të dënuarit dhe paraburgosurit, në pakon e te dënuarit, Kristo Dashnor Dingo, i dënuar për veprën penale, “Vjedhje me dhunë”, në brendësi të një kutie antidjerse, u gjetën të fshehura 13 doza, të dyshuara, lendesh narkotike, të llojit kanabis sativa.Lënda u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa për ngjarjen u njoftuan Policia e Shtetit dhe Shërbimi i Kontrollit te Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Lexone

Dhunohet 34-vjeçari në komisariat, por Policia e mohon

34-vjeçari, i cili pretendon se është dhunuar nga policia e Pogradecit Një 34-vjeçar është dhunuar në Komisariatin e Korçës, pasi ishte shoqëruar për t’u marrë në pyetje për disa raste vjedhjesh.Mariglen Muka ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij dhe aty ka nisur dhuna ndaj tij, ku është goditur me grushte dhe shkelma.“U paraqita në Komisariatin e Korces, rreth ores 9 të mëngjesit, sepse me telefonoi inspektori i zonës. Mendova se më kërkonin për dokumentet e makinës. Më shoqëruan në një prej zyrave të Komisariatit ku më morën në pyetje për disa vjedhje në fshat”, ka thënë Marigleni.Ai tregon se dhuna nisi pasi mohoi akuzat dhe pretendimet e policisë.“Kur mohova akuzat, polici që më mori në pyetje, më fyeu dhe më pas më goditi me grushte dhe shkelma në kokë dhe pjesën e barkut. Nga goditjet, humba ndjenjat. Pasi u përmenda, më çuan në një tjetër zyrë dhe erdhi një mjek më bëri një qetësues, sepse kisha shqetësime. Më lanë të lirë rreth orës 15 dhe familjarët më sollën në spital...

Lexone

Kreshnik Spahiu “godet” sërish: Sa shpejt harruan çunat e varrezave që Basha e fitoi Bashkinë në koalicion me komunistët. 100 mijë euro për Hysni Milloshin

Kreshnik Spahiu, ish kreu i Aleances Kuqezi dhe i tradhetuar nga Lulzim Basha ne zgjedhjet e 25 qershorit te vitit te kaluar ka “goditur” perseri.Teksa ka komentuar dhunen e ushtruar nga ana e demokrateve dhe te rinjve te PD ndaj disa pleqve veterane te Luftes Antifashiste dhe ithtare te Enver Hoxhes, i ka kujtuar popullit demokrat se Basha u be kryetar bashkie me votat e komunisteve.Duke i cilesuar si popull pa memorje kujton dhe faktin se dha 100 mije euro per te kthyer kreun e PKSH, tashme i ndjere, Hysni Milloshi ne anen e demokrateve.Postimi i SpahiutPOPULL PA MEMORJE Sa shpejt harruan çunat e varrezave që Basha e fitoi Bashkinë në koalicion me komunistët. 100 mijë € për Hysni Milloshin (TemA)

Lexone

Durrsaku i bën gruas të tij brenda në fuoristradë atë që ka lënë me gojë hapur edhe policinë

Dhuna në familje godet sërish.Një grua në Durrës është dhunuar nga bashkëshorti i saj, ditën e djeshme në qytetin bregdetar.Sipas njoftimit të policisë shtetasi Sh.H., 44 vjeç, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, F.H., vjeç 41, në një makinë të tipit “Mitsubish”.Njoftohet se bashkëshortes, F.H., vjeç 41, iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme”.E 44-vjeçari do të gjykohet nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, nën akuzën e “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, neni 130/a i Kodit Penal.

Lexone

Abuzoi me tenderat, Prokuroria kërkon 5 vite burg për Artur Zoton

Aferat korruptive dhe abuzimi me tenderët për ushqimin në burgje, por edhe dëshmia e ish-zëvendësit të tij Iljaz Labi, duket se do të “fundosë” ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, për të cilin prokuroria ka kërkuar sot dënimin me 5 vite burg.Organi i akuzës gjithashtu kërkon që dënimi plotësues për ish-zyrtarin të jetë, ndalimi për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.Ish-drejtori i Burgjeve Zoto akuzohet se së bashku me Labin, tashmë i penduari i drejtësisë, favorizonin një grup biznesmenësh, të cilët hynin në tendera fiktivë dhe i fitonin ato.Krimet e Rënda për të ndërtuar akuzën e tyre bazohen edhe tek një sërë telefonatash të përgjuara, ku njëri prej biznesmenëve thotë se do të merrte vulën në Drejtorinë e Burgjeve.Labi dhe Zoto i fusnin biznesmenët në tenderime pa shpallje me fitues të paracaktuar dhe në një rast ka qenë zëvendësi që i ka çuar drejtorit 20 mijë euro në zyrë për një nga tenderat fiktivë.26 prill 2018 (gazeta-Shqip..

Lexone

Sekuestrohet 6 kilogramë tritol në Sarandë

Sekuestrohet 6 kilogramë tritol në Sarandë

15 kallëpe tritol, me peshë totale 6 kilogramë janë sekuestruar nga policia e Sarandës. Forcat blu bëjnë me dije se pas disa informacioneve të siguruara nga burime konfidenciale të policisë se në “Rrugën e Kasolles”, në lagjen Nr 4 Sarandë , mund të kishte të fshehur lëndë shpërthyese tritol, menjëherë …

Lexone