Home / Tag Archives: ushtarake

Tag Archives: ushtarake

FOTOT: Brenda aeroportit të braktisur prej 44 vitesh

Në këtë aeroport, avionët nuk fluturojnë që prej vitit 1974.Bëhet fjalë për aeroportin ndërkombëtar të Nikosias, i cili nuk përdorët që prej më shumë se 40 vitesh, kur një puç ushtarak në Greqi rriti valën e nacionalizmit grek në Qipro duke nxitur kështu edhe ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në ishull.Që prej vitit 1974, aeroporti është braktisur, ndërsa të vetit vizitorë janë zogjtë, të cilët e kanë mbuluar zonën me glasa.Ai ndodhet shumë pranë Nikosia në Qipro, por marrëveshja e armëpushimit bëri që të qëllonte në zonën e demilitarizuar dhe kështu nuk mund të përdorët nga asnjëra palë.

Lexone

Rripi i Gazës, Izraeli godet objektivat e Hamasit

Pas infiltrimit në Izrael të disa palestinezëve nga Gaza që dogjën një stacion ushtarak, forcat ajrore izraelite kanë goditur dy objektiva të Hamasit gjatë natës.Kjo u raportua nga zëdhënësi i ushtrisë, duke deklaruar se avioni izraelit kishte goditur një “infrastrukturë nëntokësore të sigurisë” në veri të Rripit të Gazës dhe dy objektiva të “forcës detare terroriste të Hamasit”.Këto sulme të armatosura vijnë në një kohë që tensioni është i lartë në Gaza, ku qindra palestinezë u vranë dhe mbi 1 mijë u plagosën nga përplasja me forcat ushtarake izraelite gjatë kohë që në Jeruzalem inaugurohej ambasada e SHBA-ve.23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Xhaçka nis vizitën zyrtare në Izrael

Ministrja e Mbrotjes, Olta Xhacka nis viziten zyrtare ne Izrael.Xhaçka, rezulton si ministrja e pare e Mbrojtjes qe viziton Izraelin.Ajo do te pritet ne nje takim zyrtare nga homologu i saj izraelit, Avigdor Liberman.Gjate qendrimit dy ditor Xhacka do te takoje edhe drejtues te institucioneve te sigurise, mbrojtjes si dhe te industrise ushtarake ne Tel Aviv e Jeruzalem.

Lexone

Siri, ushtria izraelite godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka goditur me dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në Siri gjatë natës. Shpërthime dhe goditje të artilerisë anti-ajrore janë dëgjuar gjatë natës në Damask. Sipas agjencisë së shtypit siriane “Sana”, mbrojtja anti-ajrore lokale është përgjigjur menjëherë. “Ka qenë operacioni ynë më i madh në vitet e fundit”, – ka thënë zëdhënësi ushtarak izraelit, Jonathan Conrius.Në fund të sulmeve, “të gjithë avionët izraelitë janë kthyer në bazën e tyre”, – pohuar zëdhënësi. “Kemi mbrojtur sovranitetin tonë, – ka vijuar ai, duke iu referuar lëshimit të 20 raketave nga Siri të tipit “Grad” e “Sajer” drejt Lartësive Golan. – Urdhrat për sulmin janë dhënë nga gjenerali iranian Qassem Suleimani. Raketat e tyre u lëshuan në Kisëeh, pranë Damaskut, rreth 30 km nga territori ynë”.“Qëllimi ynë nuk ishte të shkaktonim viktima, por të godisnim infrastrukturës ushtarake”. Sipas Conricus, dëmet e pësuara, “janë shumë domethënëse” dhe Iranit do t’i duhet kohë për t’i riparua..

Lexone

Sulm izraelit në Siri, të paktën 9 të vdekur

Raketat izraelite të nisura natën në zonën e Kisweh, në jug të Damaskut, kanë goditur depozitat dhe platformat ushtarake siriane, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 9 personave sipas disa OJQ-ve.Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njofton se viktimat mund të jenë roja revolucionare iraniane ose militantë besnikë ndaj Teheranit.Ndërkohë, të martën mediat lokale thanë se bastisja kishte shkaktuar vetëm dëme materiale.9 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO: Rusia përgatitet t’i tregojë “dhëmbët” botës në paradën e 9 majit

Rusia do ta shfrytëzojë Ditën e Fitores mbi fashizmin për të treguar disa armë të reja ushtarake që ka krijuar. Drone ushtarakë të avancuar të përparuara dhe makinat të blinduara dhe sofistikuara luftimi do të ekspozohen në paradën e e 9 majit në Moskë.Televizioni shtetëror rus RT ka filmuar provat gjenerale që po zhvillohen për këtë paradë masive me makina dhe tanke të serisë së fundit.Ndër sistemet më të sofistikuara të armëve që do të ekspozohen në Sheshin e Kuq për herë të parë është një dron 200 kilogramësh, i cili është në gjendje të mbajë bomba dhe raketa.Ndërkaq, ekspozohet Automjeti i mbështetjes i tankeve Terminator dhe automjeti rezistent ndaj minave që do të jenë ndër të parët në paradën që përkujton fitoren mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore. (TemA TV)

Lexone

Gol i dyshimtë, dhunohet arbitri në Etiopi

Ngjarje absurde në futbollin etiopian, ku një arbitër është sulmuar egërsisht ng lojtarët, për shkak të një vendimi që u konsiderua i padrejtë.Skuadra ushtarake Defence përballej me Welwalo Adigrat University dhe ndeshja ishte në barazim 1-1, ku Defence pretendoi për një gol, me topin që nuk kuptohej qartë a e kaloi plotësisht vijën fatale.Arbitri akordoi golin, por lojtarët e Welwalo Adigrat u turrën pas arbitrit duke e dhunuar, me një prej trajnerëve të skuadrës që e goditi me grusht në fytyrë.Ai trajner është pushuar nga puna dhe Federata e Etiopisë ka ndalur kampionatin. ?

Lexone

Sulm kamikaz në Somali, 6 ushtarë të vrarë

Një kamikaz, i cili mbante në trupin e tij lëndë shpërthyese hyri në një restorant në Galkayo, në qendër të Somalisë dhe hodhi veten në erë, duke vrarë gjashtë persona.Mediat shkruajnë se disa prej të vdekurve janë udhëheqës ushtarakë. Sulmi, i cili u zhvillua në kryeqytetin provincial të Mudug, u pasua nga të shtëna, sipas raporteve të medive lokale.Pas sulmit dyshohet se qëndrojnë xhihadistët e Al Shabaab të Al-Kaidës, ndërsa dyshohet se i vrarë nga sulmi ka mbetur edhe Abdi Hukun Abdullahi, komandant i forcave qeveritare në Mudug, i cili mund të ketë qenë edhe shënjestra kryesore.28 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Izraeli akuzon Iranin për rekrutim të 80 mijë luftëtarëve ‘shiitë’ në Siri

Izraeli ka akuzuar Irani ka rekrutuar të paktën 80 mijë luftëtarë shiitë dhe po drejton një qendër të rekrutimit në një bazë pranë kryeqytetit sirian, Damask.Ambasadori izraelit, Danny Danon ka thënë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Irani ka ndërtuar një bazë trajnuese në afërsi të Damaskut.Duke mbajtur një hartë në dorë, Danon ka thënë: “çfarë shihni këtu është një qendër e rekrutimit në Siri”, ku sipas tij, trajnohen militantët shiitë, për të kryer “akte terrori në Siri dhe në rajon”.Irani, së bashku me Rusinë, i ofrojnë presidentit sirian, Bashar al-Assad mbështetje në luftën shtatëvjeçare siriane, ku janë vrarë qindra mijëra persona.Izraeli në vazhdimësi ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që Irani të krijojë prezencë të përhershme ushtarake në Siri.27 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Mysafiri i Pacollit rrëzohet te varri i Rugovës (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli gjatë vizitës së tij te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugovës ka qenë i shoqëruar edhe nga një zyrtar i huaj, por ky i fundit ka rrëshqitur në akull dhe është rrëzuar. Mysafiri special i Pacollit është rrëzuar pak para se të mbërrijë te varri …

Lexone