Home / Tag Archives: ushqimet

Tag Archives: ushqimet

Tregu i pistë në Durrës, mishi e bulmeti shiten në tokë

Qumësht, gjizë, vezë, fruta e perime që tregtohen në kushte higjienike të papërshtatshme, mes pluhurit dhe tymit të automjeteve rrezikojnë konsumatorin durrsak.Përreth tregut të fruta-perimeve në Durrës ka ende ambulantë që i tregtojnë produktet ushqimore në tokë.Ka dhe konsumatorë që mendojnë se tregtaret janë të detyruar të tregtojnë në rrugë për bukën e gojës, ndërsa pasiguria mbi ushqimet sipas tyre është kudo, dhe në dyqane e markete.Informacionet e shpërndara nga AKU për bllokimin e sasive të mishit me prani salmonele, apo të produkteve të prodhuara e tregtuara jashtë standardit e afatit të skadencës, i bëjnë qytetarët edhe më dyshues mbi cilësinë e ushqimeve në treg dhe rolin e agjencive ligj-zbatuese, të cilat duhet ta kryejnë në mënyrë të vazhdueshme detyrën e tyre dhe jo mbi bazën e aksioneve sezonale.30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ushqimet e duhura për shëndetin e tiroides

Ushqimet që ndihmojnë në mirëfunksionimin e tiroides. Shfletoni galerinë…Produktet e detitPeshku, gocat e detit, karkalecat janë burime të mira të jodit. Ju keni nevojë për jod për një tiroide të shëndetshme, megjithatë duhet të shmangni ushqimet e pasura me shumë jod, si algat e detit.

Lexone

5 ushqimet që i duam, por mund të na vrasin

Përshtati në shqip: Blertina KokaMos u habisni, por disa ushqime që ne i konsumojmë çdo ditë fshehin disa nga helmet më të rrezikshme në tokë. Herës tjetër kur të konsumoni bajame, duhet të mendoheni dy herë. Gjeni më poshtë një listë të ushqimeve që përmbajnë një element të rrezikshëm në çdo kafshatë.

Lexone

”Sunday Times”: ”Apokalips” mallrash pas Brexit

Qyteti i Londrës po përgatitet të kalojë në kaos, pasi më 29 mars 2019 Britania e Madhe do të dalë nga BE-ja, sipas gjasave, pa një marrëveshje të mundshme.Sipas një ”skenari apokaliptik’’ të krijuar nga funksionarë të qeverisë për ministrin e Brexit David Davis, brenda dy javësh do të ketë mungesa të theksuara ilaçesh,karburantesh dhe ushqimesh, thekson gazeta ”Sunday Times”, raporton ata.Qeveria po merr të gjitha masat për këtë emergjencë dhe parashikon një rënie të fluksit të mallrave në portin e Doverit, që ditën e parë të Brexit.Muajin e kaluar, funksionarë të ministrisë së Davis, bashkë me kolegët e shëndetësisë dhe trasporteve kanë përgatitur tri skenarë për një Brexit pa marrëveshje.I pari reflekton një situatë të quajtur ”mit”, i dyti një situatë ”serioze” dhe i treti ”apokalips”.Në skenarin e dytë, sipas së përjavshmes, porti i Doverit do të zbrazet që ditën e parë.Supermarketet e Skocisë dhe Cornovaglias do të mbarojnë ushqimet në disa ditë dhe spitalet do të mba..

Lexone

Kam hequr tëmthin, çfarë ushqimesh duhet të konsumoj?

Jam operuar para tre javësh nga tëmthi, ku ma hoqën fare. Desha ndihmën tuaj nëse mund të më këshilloni se çfarë ushqimesh duhet të konsumoj dhe çfarë jo. Faleminderit!Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe në poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.Nëse keni kryer kolecistektomi kohët e fundit, duhet të merrni mjekim për një vit me acid ursodeoxycholic, në varësi të peshës suaj (kontaktoni me gastrohepatologun). Regjimi që duhet të ndiqni: vakte në sasi të vogël dhe të shpeshta. Shmangni ushqimet me yndyrë, pikante dhe që treten me vështirësi. Për një muaj pas kolecistektomisë do t’ju rekomandoja përveç acidit ursodeoxychic edhe pantoprazol 40 mg 1 tabletë esëll në mëngjes dhe kreon 10000 IU 3 herë para ngrënies./ Shendeti.com.al

Lexone

Kolona zanore e ahengut të Lulit dhe Mediut: “Për para i bëj të gjitha…”

Detaji më interesant në darkën e shtruar në hotel “Plaza” kur filloi ahengu dhe kërcente Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha, ishte kënga greke që i shoqëronte në sfond.Ajo është kënga e famshme greke: “Gia ta lefta ta Kaneis ola” që përkthehet: “Për para i bëj të gjitha”.https://streamable.com/s/d7sdj/fxfngxNë selinë e PD ka pasur revoltë kur panë që në darkën e ditës së protestës, Luli, Mediu, Meta dhe të tjerë opozitarë po kërcenin tallava me këngë greke dhe Baftjarin.Vetëm pasi në selinë e PD u përkthye kolona zanore, ra zemërimi kundër Lul Bashës, që ditën bënte protestë, e natën festë.Titulli i këngës e justifikonte veprimin.***Nerënxllari ka marrë pjesë në një panair ushqimesh me rastin e ditës së “Ali Peshë Tepelenës” në Tepelenë, dhe deri tani nuk ka asnjë të helmuar.Kjo është një shenjë që ai ka hequr dorë nga qarqet ekstremiste greke dhe është kthyer përsëri me shqiptarët.Ky është lajm i mirë përa ta që kanë konsumuar ushqimet dhe nuk u ka dalë ndonjë krimb, por ..

Lexone

Një vezë në ditë mban doktorin larg?

Një studim i kryer tek gati gjysmë milion njerëz në Kinë sugjeron se një vezë në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Ekspertët sugjerojnë se veza, e gatuar në çfarëdolloj mënyre, duhet të jetë pjesë e dietës së përditshme.“Një vezë në ditë nuk rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, madje mund të ketë përfitime shëndetësore”, thotë prof. Nita Forouhi, nga Universiteti i Kembrixhit.Këto ditë, shumë mjekë sugjerojnë se konsumimi i vezëve duhet të jetë pjesë e një diete të shëndetshme, duke qenë se janë një nga ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese – përmbajnë nivele të larta të proteinave, vitaminave A, D, B dhe B12, si dhe luteinë dhe zeaksantinë, që mund të parandalojnë dëmtimin e shikimin me kalimin e moshës.“Një, madje edhe dy në ditë janë absolutisht mirë”, thotë dr. Frankie Phillips, nga Shoqata Britanike e Dietologjisë.Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Lexone

5 ushqimet e pasura në kalium – për uljen e tensionit të gjakut

Tensioni i lartë i gjakut nuk lidhet vetëm me sodiumin (kripën). Një lëndë ushqyese që ka shumë rëndësi në këtë rast është edhe kaliumi: është një elektrolit që ndihmon në nxjerrjen jashtë trupit të sodiumit, duke relaksuar kështu enët e gjakut dhe ulur presionin e gjakut.Disa nga burimet më të mira të kaliumit janë avokado, kungulli, spinaqi, patatet e ëmbla dhe (po) bananet.Ja si mund të merrni 100% të kaliumit vetëm nga produktet bimore.Domate të thara në diell – 1,851 mg/kupëProdukte të sojës – 1,587 mg/kupëRrush i thatë – 1,361 mg/kupëKumbulla – 1,274 mg/ kupëPatate të ëmbla – 885 mg/1 e pjekur

Lexone

Ish-drejtori i Burgjeve dënohet me 5 vjet burg për korrupsion

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 5 vite burg ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, i akuzuar për korrupsion të zyrtarëve të lartë në lidhje me tenderët e ushqimit në drejtorinë e burgjeve në kohën kur mbante postin e drejtorit.Organi i akuzës kërkoi për 5 vite burg për Iljaz Labi, por që përjashtohet nga vuajtja e dënimit. Ndërkohë që për Ylber Kalanë janë kërkuar 3 vjet dhe po kaq edhe për Shemisi Sinanin, Elidjon Leskaj dhe Nexhmi Balla. Kujtojmë që Kalaja dhe Sinani janë sipërmarres që merrnin tenderë për ushqimin në burgje.Ish-zv/drejtori i Burgjeve, Iljaz Labi gjatë procesit gjyqësor mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, dhe në një nga seancat u përball me ish-shefin e tij për aferën e vitit 2016 me ushqimet në burgje.Ky i fundit bashkëpunoi me drejtësinë dhe tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderët e ushqimit.11 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Tension i lartë i gjakut – 5 ushqime verore që e ulin

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Vlerat normale të presionit arterial duhet të jenë 120/ 80 mmHg, ndërkohë që çdo vlerë mbi 140 konsiderohet si hipertension apo presion i lartë gjaku.Hipertensioni jo rrallë herë jep komplikacione që mund të jenë dhe fatale për pacientin, me dëmtim të muskulit të zemrës, hemorragji cerebrale, dëmtim të veshkave, zgjerim të aortës etj, ndërkohë që thekson rëndësinë e parandalimit.Shenjat më të shpeshta të tensionit, që edhe i nënvlerësojnë, janë: Dhimbja e kokës, diskomfort në kraharor, që mund të shoqërohet dhe me mpirje të krahu të majtë, mund të kenë ndjesinë e të vjellit, skuqje të fytyrës, afsh i nxehtë, dhimbje gjoksi që mund ta ngatërrojë dhe me sëmundjen e arterieve koronare etj.Disa nga shkaqet kryesore të zhvillimit të tensionit të lartë të gjakut janë konsumimi i tepërt i kripës, të qenët mbipeshë, abuzimi me alkoolin etj.Tensioni mund të ulet duke bërë ndryshime në dietë dhe mënyrën e jetesës, ..

Lexone