Home / Tag Archives: urgjence

Tag Archives: urgjence

FOTOT e tmerrshme: 12-vjeçarit i ngulet dega e pemës në gjoks

Një djalë 12-vjeç nga India ka arritur t’i shpëtojë vdekjes edhe pse një degë e madhe e peme i është nguluar në gjoks dhe i kishte depërtuar në anën tjetër të qafës.Bishnu Mahakud i mbijetoi lëndimit të rëndë që kishte ndodhur në një fshat në Dhangadadiha të Indisë, ku i riu ishte rrëzuar nga një pemë e lartë.Si pasojë e rrëzimit një degë e madhe i është ngulur në gjoks dhe i kishte depërtuar në anën tjetër në qafë.Bishnu është dërguar me urgjencë në spital nga fshatarët.Një ekip prej pesë mjekësh në krye me mjekun Manoj Kumar Patnaik pas ekzamineve ia hoqën nga trupi degën, ndërsa operacioni ka zgjatur pesë orë. (TemA)

Lexone

VIDEO/ Aksidenti i frikshëm: Makina hedh disa metra në ajër tre të rinjtë

Ky është momenti i tmerrshëm kur tre studentë përplasen nga një makinë teksa ata po kalonin tek vijat e bardha.Në pamjet filmike do të shikoni se si makina hedh në ajër tre adoleshentët.Më pas makina Peugeot 307 u ngjit në trotuar, duke goditur dy nga djemtë për herë të dytë, pasi ata ranë nën rrota pasi fluturon disa metra në ajër.Fatmirësisht ata i shpëtuan vdekjes dhe u dërguan me urgjencë në spital.Aksidenti i frikshëm ndodhi të hënën në mbrëmje në Domodedovo në periferi të Moskës. (TemA)

Lexone

VIDEO/ Momenti tronditës: Fëmijët “varrosen” poshtë një grumbulli me tulla

Ky është momenti i tmerrshëm kur dy fëmijë i zë poshtë një grumbull me tulla.Në video do të shikoni se si nëna e tyre, e cila po punonte në vendin e ndërtimit, menjëherë sapo vuri re se disa tulla po lëviznin nxitoi për të mbrojtur fëmijët e saj.Fatmirësisht fëmijët shpëtuan, por morën dëmtime të rënda dhe u dërguan me urgjencë në spital.Ngjarjka tronditëse ndodhi në një fshat në Kinë. (TemA)

Lexone

VIDEO: Panik pas takimit të Ramës në Belsh, gardisti bie nga 2 metra lartësi

Një incident ka ndodhur pak minuta pas mbarimit të takimit të kryeministrit Edi Rama me qytetarët në Belsh.Sipas “BW” një punonjës i gardës është rrëzuar aksidentalisht duke pësuar lëndime.Punonjësi i gardës ra nga një lartësi rreth 2 metër në afërsi të podiumit.Të pranishmit kanë dëgjuar një zhurmë të fortë, teksa më pas kanë parë efektivin përtokë.Ai u transportua me urgjencë në qendrën shëndetësore në Belsh por nuk dihen ende detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

Lexone

Vlorë/ Humb ndjenjat në klasë 18 vjeçarja, mbërrin pa jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, ku një maturante ka humbur ndjenjat gjatë orës së mësimit dhe është dërguar me urgjencë në spital, por rrugës ka humbur jetën.Ky rast ka ndodhur në shkollën “Jani Minga” dhe vajza 18 vjeçare është Anxhela Kasaj, e cila ka vdekur gjatë rrugës për në spital.Sipas burimeve të “Balkanweb”, 18 vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e shkaqeve natyrale, por pritet që ekspertiza të hedhi më shumë dritë mbi arsyen gjatë orëve në vazhdim.Ndërkohë, policia është duke hetuar për të zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.The post Vlorë/ Humb ndjenjat në klasë 18 vjeçarja, mbërrin pa jetë në spital appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Hemoragji cerebrale, Alex Ferguson shtrohet me urgjencë në spital

Ish-trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, u shtrua me urgjencë në spital për shkak të një hemoragjie cerebrale.76-vjeçari i është nënshtruar menjëherë operacionit duke dalë me sukses“Operacioni shkoi shumë mirë dhe tashmë ai ka nevojë për një periudhë përkujdesje nga mjekët dhe pushimi për t’u shëruar plotësisht”, thuhet komunikatën e klubit të Manchester United pas operacionit.Familja e Ferguson ka kërkuar privaci, në këto momente të vështira.Ferguson u largua nga drejtimi i skuadrës së Manchester United në maj të vitit 2013, pas 26 vitesh në këtë post ku ka fituar 38 trofe në Angli dhe Europë. (TemA)

Lexone

Tronditet Anglia, Ferguson shtrohet në spital, gjendje e rëndë!

Një lajm i tmerrshëm vjen nga Anglia: sipas “Sky Sport Uk”, Aleks Ferguson është transportuar me urgjencë në spital për shkak të një hemorragji cerebrale. Ish-trajneri i Mançester Junajtidit është operuar menjëherë… Gjendja e tij mbetet e rëndë. Vetëm pak ditë më parë, skocezi çmoi rivalin e vjetër Arsen Venger në “Old Trafford” bashkë me Hoze Murinjon…

Lexone

VIDEO e frikshme: Grushte e shkelma kokës, sherr mes vajzash

Ky është momenti tronditës kur të paktën katër nxënëse sulmuan brutalisht një vajzë 13-vjeçare.Në pamjet filmike do të shikoni se si vajza 13 vjeçare është e shtrirë në tokë dhe goditet me shkelma dhe grushte fytyrës.Vajza e cila u dhunua u dërgua me urgjencë në spital pasi kishte marrë plagë të rënda në kokë.Viktima u sulmua nga grupi i vajzave në një park në zonën Upton Rocks të Ëidnes.Momenti i sulmit është bërë menjëherë virale në internet.Policia po për zbardhjen e ngjarjes e cila u zhvillua të dielën. (TemA)

Lexone

Motori merr flake pas përplasjes, humb jetën 30-vjeçari

Po udhëtonte me motor nga Kosova në drejtim të Tiranës, por përplasja me trafiknarësen ka i shkaktuar vdekjen Muhamet Selmanit. Pas përplasjes, motori me te cilin udhëtonte 30-vjeçari është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Aksident i rëndë ndodhi në rrugën …

Lexone