Home / Tag Archives: turisteve

Tag Archives: turisteve

FOTOT: Përmeti sikur nuk e keni parë kurrë më parë

Përmeti vjen këtë pranverë me një set fotografish nga Fation Plaku ku duket qartë jo vetëm transformimi i sheshit qëndror dhe Bulevardit, por edhe natyra karakteristike e tij ku dominojnë ngjyrat pranverore.Një qytet karakteristik që siç edhe duket, ka marrë vëmendjen e shumë turistëve të huaj vitet e fundit.Dhe kjo jo vetëm në qytet, por edhe në fshatrat e tij përgjatë lumit Vjosa.

Lexone

FOTOT: Njihuni me pishinën brenda në… lumë

Nëse jeni duke kërkuar për një pishinë unike, atëherë zgjidhja juaj është Badeschiff.Pishina ‘lundurese’ është ndërtuar në lumin Spree, i cili kalon nëpër qytetin gjerman.Badeschiff, ose ndryshe ‘Anija për larje’, e ankoruar pranë qendrës së qytetit lindor, është një pishinë e madhe e ndërtuar brenda hapësirës së zbrazët të një anije të ankoruar.Pishina është dizenjuar nga Susanne Lorenz si pjesë e një konkursi për projektet e arteve në qytetit dhe u inagurua në maj 2004.Që nga ajo kohë Badeschiff është bërë një atraksion shumë i preferuar i turistëve dhe banorëve në Berlin.Gjatë muajve të verës përveç pishinës janë në dispozicion një lokal, hapësirë për të marrë rreze dielli, për të bërë masazh dhe klasa sporti.Ndërsa në periudhën e dimrit vendoset një çati e përkohshme mbi pishinën dhe zonën përreth, e cila mban dy sauna dhe një sallë pritjeje.Gjithashtu organizohen koncerte dhe festa të ndryshime.

Lexone

SHIFRAT: Euro vendos rekord të ri, shënon rënien më të ulët në histori

Rënia e monedhës së përbashkët nuk ka të ndalur. Euro u këmbye sot me 126.74 lekë, duke rënë me 0.15 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Ky është një tjetër nivel rekord i 10 viteve të fundit, që nga shkurti i vitit 2009.Ardhja e turistëve, teksa sezoni këtë vit ka filluar që ne maj, është një nga arsyet që po ndikon, sipas eksperteve, krahas faktorëve të tjerë që kanë rritur gradualisht ofertën për euro në treg, si investimet e huaja apo shitjet në euro në tregun e pasurive të paluajtshme.Sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT, për katër mujorin, në vend kanë hyrë rreth 1 milion shtetas të huaj, me një rritje prej 7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku u konstatua rritje e ndjeshme e polakëve, italianëve e shtetasve të tjerë. Në rritje ishin dhe pushuesit nga Kosova, ndryshe nga viti i kaluar kur ata e “braktisën” Shqipërinë.Këtë vit pritet një numër rekord turistësh, teksa hotelet në Durrës kanë deklaruar se ata janë të prenotuar 100% duke fillu..

Lexone

Rama nxjerr videon nga Gjirokastra: Hotele e bujtina të reja në vend të rrënojave

Kryeministri Rama e ka nisur diten me nje video nga Gjirokastra, ku njofton se ka përfunduar faza e parë e Rilindjes së Qafës së Pazarit, me restaurimin e thellë të 10 blloqeve.Pasi ben me dije se jane zevendesuar catitë, dritaret, vetratat e dyqaneve, Rama thote se ne vend te rrenojave po marrin jete hotele dhe bujtina te reja.Mesazhi i RamesMIRËMËNGJES dhe nga Gjirokastra e rritjes së konsiderueshme të numrit të turistëve, ku ka përfunduar faza e parë e Rilindjes së Qafës së Pazarit, me restaurimin e thellë të 10 blloqeve, ku janë zëvendësuar tërësisht edhe çatitë, dritaret, vetratat e dyqaneve, e ku po marrin jetë hotele e bujtina të reja në vend të rrënojave, ju uroj një ditë të bukur

Lexone

FOTOT: Ishin pa certifikatë sigurie, AKU sekuestron 58 kavanoza dhe 13 bidona me mjaltë

AKU Gjirokastër bashkё me Policinë Qarkut Gjirokastër, nё Ujin e Ftohtë Tepelenë, kryen njё operacion pёr goditjen e aktivitetit tё paligjshëm tё tregtimit të produktit “Mjalt” nga tregtare ambulante.Gjatë operacionit u konstatua se shtetasi Ediator Qibini, tregtar ambulant, po tregtona 58 kavanoza, 1 kg dhe 13 bidona plastik 2 kg, me produkt tё pretenduar me mjaltë.Mjalti ishte i pakontrolluar, pa certifikate origjine, pa raport analiza dhe pa etiketa. Tregtohej në ambiente të hapura, në kushte të papërshtatshme higjienike, të ekspozuara ndaj rrezeve tё diellit, ndotjeve dhe kushteve atmosferike.Sipas analizave laboratorike, produkti i cili pretendohej mjaltë natyral, nё fakt ishte mjaltë industrial dhe jashtë parametrave tё konsumit njerëzor.Sipas informacionit paraprak, tregtarët e blinin mjaltin industrial me çmim tё ulët, nga prodhues tё rregullt nё qytetin e Korҫёs, dhe mё pas ia hiqnin etiketat qё tregonin origjinën dhe përmbajtjen reale tё produktit, pёr t’ua shitur për..

Lexone

Në Gjirin e Lalzit priten pishat e “mbillet” betoni

Vazhdon prerja e pishave të buta në Gjirin e Lalzit, ku bizneset e ndërtimit nxitojnë të ngrënë të tjera objekte betoni për t’iu përgjigjur kërkesës për vila luksi dhe interesit në rritje të turistëve për këtë zonë.Në emër të zhvillimit të turizmit, subjektet vijojnë të dëmtojnë brezin e gjelbër për të përfituar sipërfaqe të reja për ndërtime dhe infrastrukturë rrugore.Pylli, që mbeti i paprekur gjatë viteve ’90, po dëmtohet vazhdimisht, ndërsa e gjithë kjo veprimtari betonizimi ka rritur ndjeshëm edhe ndotjen në zonë.Mbetje urbane dhe inertesh i gjen të hedhura pa kriter mes pemëve dhe pranë rrugëve dytësore. Vatra moçalore janë krijuar.Ndërkohë, gjurmët e masakrës në pyll janë të dukshme dhe pse trungjet e pishave të prera janë hequr. Pas kanë mbetur degë e mbetje pemësh të prera dhe firmat e ndërtimit që punojnë me intensitet të lartë.Gjiri i Lalëzit i ngjan një kantieri të madh ndërtimi në këtë fillim sezoni turistik, ndërsa prerja e pemëve dhe ndërtimet që ngrihen në ven..

Lexone

FOTOT: Lini, fshati piktoresk që frymëzon turistët

Lini, fshati i vogël buzë liqenit të Ohrit, 22 km nga qyteti i Pogradecit, me një bukuri të rrallë dhe peizazh mahnitës është gati të presë turistët për sezonin e ri turistik.Me shtëpitë e vogla të ndërtuara buzë ujit, në shpinën e një kodre jo shumë të lartë, me rrugica të vogla e të ngushta, të shtruara me gurë të vegjël, ku vështirë se mund të kalosh me makinë, zgjon interesin e gjithë vizitorëve apo turistëve vendas e të huaj.Në jug të Linit, afër Buqezës në liqen, në thellësinë 2-3 m ndodhen disa palafite. Ai është një vendbanim i tipit liqenor, ndërtuar në sipërfaqe të liqenit, si ajo e Maliqit në rrethin e Korçës.Gojëdhënat tregojnë që dikur gadishulli i Linit ka qenë një ishull i bukur me bimësi të dendur. Jeta në këtë gadishull ka filluar në periudhën e parë të Epokës së Hekurit (kohë së cilës i përkasin edhe mozaikët e famshëm të Linit, të cilët gjenden mbi kodër) dhe ka vazhduar deri në kohën e Mesjetës së Hershme. Ndërsa për origjinën e emrit ka shumë histori.Njëra ..

Lexone

FOTOT: “Perla e Jugut” hap dyert për turistët, ja projekti që do të transformojë Sarandën

Qyteti i Sarandës nga dita në ditë duket se po merr një pamje tjetër.Projekti i Rilindjes Urbane i ka dhënë turistëve një motiv më shumë për ta vizituar.Teksa sezoni i ri ka filluar të thithë pushuesit e parë, mjaft kantierë të hapur në kuadër të planit të ri urbanistik, kanë rehabilituar zonën buzë detit dhe pritet ta transformojnë tërësisht.Më poshtë po përcjellim disa prej imazheve të projektit “Rilindja Urbane” që po rivitalizon hapësirën mahnitëse që ofron kjo perlë e jugut në Shqipëri.Hidhini një sy galerisë sonë virtuale para se të bëni gati valixhet. (TemA)

Lexone

Në prag të sezonit turistik Rama jep lajmin e mirë: 10 destinacione të reja…

Në prag të sezonit turistik, ditën e sotme kryeministri Rama e ka nisur me një lajm të mirë për pritjen e turistëve dhe të gjithë shqipëtarëve që kanë mundësi të shijojnë pushimet jashtë vendit.Rama bën me dije se fluturimet nga aeroporti i Tiranës pasurohen me 10 destinacione të reja ndërsa për 3 prej tyre dyfishohet kapaciteti për të lehtësuar fluksin e konsiderueshëm të turistëve që pritet këtë vit.Postimi i plotë:MIRËMËNGJESdhe me lajmin e mirë se në prag të sezonit të ri turistik, fluturimet nga aeroporti i Tiranës pasurohen me 10 destinacione të reja, ndërsa për 3 prej tyre dyfishohet kapaciteti për të lehtësuar fluksin e konsiderueshëm të turistëve që pritet këtë vit, ju uroj një ditë të mbarë* * *Helsinki-Tiranë (11 Maj – 28 Shtator)Kopenhagen-Tiranë (2 Qershor- 18 Gusht)Budapest-Tiranë.Moske-Tiranë (19 Qershor-11 Shtator)Stokholm/Oslo/Goteborg (12 Maj – 2 Tetor)Goteborg-Tiranë (6 Qershor – 3 Tetor)Gdansk/Poznan/Warsaw/Prague/Katowice/LondonGatwick. Per..

Lexone

Autoriteti i Aviacionit Civil shton 10 destinacione të reja, ja linjat ku mund të fluturoni nga “Nënë Tereza”

Ne prag te sezonit te ri turistik, Autoriteti i Aviacionit Civil ka miratuar kerkesat per 10 destinacione te reja dhe 3 te tjera me dyfishim kapaciteti.Keto linja pritet te funksionojne gjate periudhes se sezonit veror dhe pritet te kene nje ndikim te konsiderueshem edhe ne numrin e turisteve per kete vit.Destinacionet e reja Charter.1. Helsinki-Tirane. Fluturim ne periudhen 11 Maj – 28 Shtator.2. Kopenhagen-Tirane. Fluturim ne periudhen 2 Qershor- 18 Gusht.3. Budapest-Tirane.4. Moske-Tirane. Fluturim ne periudhen 19 Qershor-11 Shtator.5. Stokholm/Oslo/Goteborg. Fluturim ne periudhen 12 Maj – 2 Tetor.6. Goteborg-Tirane. Fluturim ne periudhen 6 Qershor – 3 Tetor.7. Gdansk/Poznan/Warsaw/Prague/Katowice/LondonGatwick. Periudha e fluturimit nga Qershor deri ne Shtator.Destinacionet e reja skedule.1. Tel Aviv Tirane. Periudha e fluturimit fund Qershori deri ne 26 Tetor.2. Luton-Tirane. Fluturim ne periudhen 19 Prill deri ne 27 Tetor.

Lexone