Home / Tag Archives: trajnerit

Tag Archives: trajnerit

FOTOT: Njihuni me gruan super seksi, të trajnerit të Atletiko Madrid

Carla Pereyra, 31-vjeçe, është gruaja e trajnerit të njohur të Atletiko Madrid, Diego Simeone.Modelja argjentinase është gruaja e dytë e Simeones, me të cilin ka një diferencë moshe prej 16 vitesh.Pas përfundimit të sezonit futbollistik, ata kanë udhëtuar të dy drejt Bora Bora-s, për të kaluar disa ditë pushime.(TemA)

Lexone

Luftëtari pa Rrocën në tre ndeshjet e fundit të kampionatit

Prej disa ndeshjesh nuk ka qenë Rroca që kemi parë gjatë gjithë kampionatit dhe ka një arsye: një dëmtim në muskujt e barkut nuk e ka lejuar numri 10 të Luftëtarit të shprehet ashtu si duhet në fushë.Për Rrocën mësohet se nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Hasan Lika për tri ndeshjet e fundit të kampionatit, duke nisur nga transferta me Kukësin.Lojtari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, që të rikuperohet në kohë për pjesëmarrjen në Kupat e Europës, pasi gjirokastritët duken shumë pranë tyre.Luftëtari humbet për këto tri ndeshje një titullar shumë të rëndësishëm, por ka shumë besim se objektivi për Europën do të arrihet.

Lexone

Interi është ende gjallë, Udineze ka “vdekur” me kohë

Humbja e dhimbshme ndaj Juventusit është lënë pas, Interi riniset me një fitore spektakolare 4-0 në Udine. Një fitore e lehtë, kundër një rivali të mbaruar në çdo drejtim, sepse Udineze ka disa muaj që është në “tapet” dhe vetëm fati mund ta ndihmojë të qëndrojë në Serinë A. Edhe ndërrimi i trajnerit nuk ka pasur vlerë, aq më shumë që Odo është pasuar nga Tudor, që nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe si trajner.Që në pjesën e parë mbaroi gjithçka, sepse Ranokia e zhbllokoi, të tjerët humbën raste pa fund dhe Rafinja e Ikardi vulosën fitoren në minutat e fundit të pjesës së parë.Në pjesën e dytë Udinze mbeti me 10 lojtarë dhe ndeshja u kthye në stërvitore, ndërsa Borha Valero mbylli serinë e golave në minutën e 71-të.?

Lexone