Home / Tag Archives: trajnerin

Tag Archives: trajnerin

Eksod te Luftëtari, drejt largimit nga Gjirokastra edhe 4 futbollistë të tjerë

Luftëtari është një nga ekipet shqiptare që do të marrë pjesë në Kupat e Europës dhe drejtuesit e tij po përpiqen ta riorganizojnë sa më shpejt grupin e futbollistëve, pasi kanë sjellë në stol trajnerin slloven Milosh Kostiç.Katër të larguarit direkt pas mbylljes së sezonit, Bregu, Abazaj, Athanasopulos dhe Toledo u pasuan nga kapiteni Orjad Beqiri, i cili dy ditë më parë shpalli “divorcin” me ekipin gjirokastrit. Por largimet vazhdojnë.Lojtarët me aktivizim të paktë si Minga, Lamçe, braziliani Aurelio dhe Janku, janë të larguar nga Luftëtari, edhe pse nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga klubi.Gjirokastritët kanë “hyrë në ujë” dhe u duhen përforcime me urgjencë, por për to do të vendosë trajneri i ri. Nesër Luftëtari nis punën në terren dhe pritet të ketë emra të rinj.Luftëtarit i duhen patjetër afrime në sulm dhe në mbrojtje, por edhe një portier tjetër, pasi për momentin ka vetëm Ruçin.

Lexone

Tirana, mbrojtësi Hoxhallari rinovon kontratën deri në vitin 2020

Pas rinovimit të kontratës me trajnerin Ze Maria tek Tirana ka vijuar puna dhe për rinovimin e lojtarëve kryesor.Këtë të martë mbrojtësi Erjon Hoxhallari ka rinovuar kontratën që e mban të lidhur me klubin bardheblu deri në vitin 2020. Mbrojtësi i majtë është pjesë e rëndësishme e projektit të Tiranës për sezonin e ri.Klubi 24 herë kampion i vendit ka refuzuar disa oferta nga jashtë vendit për të firmosur një tjetër kontratë dy vjeçare me Erjon Hoxhallarin që është produkt i Akademisë bardheblu.

Lexone

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Sitit, akuza të forta ndaj Guardiolas: Është hakmarrës dhe racist me afrikanët

Duke folur për edicionin e ri të France Football, Yaya Toure ka bërë akuza të rënda drejt trajnerit të Manchester City-t, Pep Guardiola.Gjatë intervistës, Toure ka kërkuar të prishë mitin e Pep Guardiola-s. Ai beson se e ka bërë të vuajë duke e turpëruar.“Dukej sikur ai ishte xheloz, pasi më shihte si rival… sikur po i merrja qendrën e vëmendjes.Ai më ka trajtuar shumë keq. Me të vërtetë mendoni se do të ishte sjellë kështu me Iniesta-n?Në një pikë kam pyetur veten mos është për shkak të ngjyrës së lëkurës.Nuk jam i pari, edhe lojtarë të tjerë të Barça-s e kanë bërë këtë pyetje.Mbase ne afrikanët nuk trajtohemi njësoj nga njerëz të caktuar.Kur sheh se ai ka pasur probleme me lojtarët afrikanë kudo që ka qenë, krijoj dyshimet e mia.Ai është shumë inteligjent për t’u kapur. Ai nuk do ta pranonte kurrë.Por premtoj se ditën që ai do të fusë në fushë pesë afrikanë, do t’i dërgoj një tortë.Përveç kësaj, Pep kërkon të dominojë dhe të ketë lojtarë që i binden duke i puthu..

Lexone

“Shporru, duam De Biazin!”, 600 tifozë tërbuan trajnerin Panuçi në pjesën e dytë

Nga thirrjet për mbështetje të ishtrajnerit Xhani De Biazi te kontestimet dhe kërkesat për largim nga Kombëtarja shqiptare.Tifozët kuqezi tërbuan dje Kristian Panuçin, duke e detyruar të ndërpriste lidhjen direkte pas ndeshjes për platformën “SuperSport”.Rreth 600 shqiptarë kishin mbushur të vetmen tribunë të stadiumit modest të Eviansit, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme.Mirëpo, pasi mbështetën deri në fund Kombëtaren dhe u zhgënjyen pa masë nga paraqitja e lojtarëve, tifozët nisën të kontestonin Panuçin.“Panorama Sport” mëson se pa u mbyllur ende ndeshja, thirrjet që u dëgjuan më shumë ishin: “De Biazi! De Biazi!”.

Lexone

Pas humbjes katastrofike, tifozët përzënë më vërshëllima Panuçin

Tifozët në Evian nuk reshtën së mbështeturi Kombëtaren në miqësoren ndaj Ukrainës edhe pse rezultati ishte i thellë në favor të miqve.Por pas përfundimit të saj, ata janë shfaqur tejet të irrituar teksa kanë detyruar trajnerin Panucci të largohet dhe ndërpresë intervistën për “Supersport”.Panucci, në fillim të intervistës, u shpreh se lojtarët nuk ishin në kondicionin e duhur dhe kjo ishte shkaku kryesor i dy humbjeve radhazi.Më pas, vërshëllimat dhe thirrjet kundra tij nga tifozët kanë bërë që lojtari të largohet menjëherë nga intervista “live”.The post Pas humbjes katastrofike, tifozët përzënë më vërshëllima Panuçin appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Tirana, projekti Superiore nis me rinovimin e Ze Marias

Ka nisur sot zyrtarisht projekti Superiore pwr klubin e Tiranes.Presidenti i bardhebluve Refik Halili, ka gjetur akordin me trajnerin Ze Maria per te rinovuar kontraten per dy vitet e ardhshme.Se bashku me te kane rinovuar dhe ndihmes trajneri Marco Aurelio dhe pergatitesi atletik Rafael Costa.Marreveshja e re ka sjelle shtrengimin e duarve mes paleve per nje projekt ambicioz. Klubi vijon punen per bere gati pergatitjet verore dhe skuadren Superiore.

Lexone

FSHF dha garancinë, Skënderbeu i ri fillon nga “të vjetrit”

Sido që të shkojë apelimi në KAS dhe çështja e pjesëmarrjes apo jo në kompeticionet ndërkombëtare në këtë sezon, në Korçë kanë një garanci absolute: Skënderbeu do të luajë vitin tjetër në elitën e futbollit shqiptar.Vetë FSHF ka bërë të ditur se nuk do të zbresë nga kategoria korçarët dhe kjo i mjafton klubit për të nisur planin për sezonin e ardhshëm.Në fakt, rinovimi me trajnerin Daja është në varësi të vendimit të KAS, edhe pse palët janë parimisht dakord që ai të qëndrojë një tjetër vit. Por sa u përket lojtarëve, vendimi i KAS nuk do të ndryshojë shumë për një pjesë të tyre, të ashtuquajturit “veteranë”.Gjatë këtyre ditëve në klub janë planifikuar që të bëhen bisedime me të zakonshmit Osmani, Vangjeli e Radas, për të zgjatur marrëveshjet ekzistuese të paktën edhe për edicionin e ardhshëm.Të gjithë janë parimisht dakord, ndërsa kroati Radas pritet ta ketë këtë vitin e fundit të kontratës para se të varë këpucët në gozhdë e të nisë një karrierë në stafin e korçarëve, duke pu..

Lexone

Bujar Nishani merret dhe me futboll, sulmon Panucin si sharlatan: Po na shkaterron Kombetaren

Bujar Nishani, ka sulmuar trajnerin e kombëtares së Shqipërisë, pas humbjes në miqësoren e sotme më Kosovën .Në një postim në Facebook, Nishani shkruan se Panuci është një sharlatan dhe po shkatërron atë që është ndërtuar. “Kosovë – Shqipëri (3 : 0). Bravo Kosova! Panucci një sharlatan që po shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar”, shkruan Nishani.

Lexone

“Sampaoli është qesharak, skemat e tij janë të 1930-ës”

Diego Armando Maradona është kthyer të kritikojë trajnerin e Argjentinës, Jorge Sampaoli.“Kam besim te lojtarët, por jo te trajneri Sampaoli.Ai nuk ka një lojë të qartë në mendje, nuk ka një shtyllë kurrizore kur sulmon ose mbrohet”.Ish-ylli i Argjentinës ka vazhduar:“Në konferencën për shtyp të zhvilluar të hënën ka thënë se do të luajë me modulin 2-3-3-2 dhe kjo është qesharake.Është një skemë e 1930-ës.Problemi nuk janë lojtarët, por ai që i drejton dhe që i thotë atyre se çfarë duhet të bëjnë në fushën e lojës.Nëse trajneri nuk është i qartë, lojtarët nuk mund të bëjnë mrekulli”.

Lexone

De Laurentiis tri orë takim me Ancelottin, zyrtarizimi çështje orësh

Carlo Ancelotti dhe Aurelio De Laurentiis, tri orë në një takim kokë më kokë në kryeqytetin italian, Romë.Presidenti i Napolit i ka prezantuar trajnerit me shumë eksperiencë projektin e tij, për ta bindur që të kthehet për të drejtuar në Serinë A.Takimi është mbyllur rreth 25 minuta pas mesnate dhe tashmë pritet vetëm përgjigjja përfundimtare e Ancellotit për propozimin e De Laurentiis.Mësohet se trajnerit 58-vjeçar i është ofruar një kontratë 2-vjeçare, me një pagë 6.5 milionë euro në sezon.Ancelotti do të marrë në stafin e tij edhe 4 bashkëpunëtorë, djalin e tij Davide, dhëndrin, Mino Fulco, përgatitësin atketik, Mauri, dhe të birin e këtij të fundit, Francesco.Më këtë lëvizje të fundit të presidentit De Laurentiis kuptohet qartë se ka rënë përfundimisht poshtë mundësia për të rinovuar kontratën me Maurizio Sarrin.Gjithsesi, kreu i klubit napolitan nuk do ta shkarkojë trajnerin toskan, sepse kërkon të përfitojë 8 milionë euro nga Zeniti ose Chelsea, si klauzolë për largim..

Lexone