Home / Tag Archives: trajneri

Tag Archives: trajneri

Shkëndija pret Rosenborgun për të hyrë në histori

Shkëndija e Tetovës do të presë sonte në orën 20:15 gjigantët norvegjezë të Rosenborgut, në sfidën e kthimit të Play Off-it të Europa Leagues, një takim të cilin Supersport do ta sjellë live dhe ekskluzivisht për të gjithë sportdashësit shqiptarë.Kuqezinjtë do të tentojnë historinë në stadiumin “Filipi II”, pasi do të zbresin në fushë me synimin për të eliminuar kundërshtarët dhe për të arritur për herë të parë në fazën e grupeve.Rezultati i ndeshjes së parë, 3-1 për Rosenborgun, nuk është shumë shpresëdhënës, por loja e Shkëndijës në “Lerkendal Stadium”, bën që trajneri Qatip Osmani të shpresojë në një rezultat të mjaftueshëm për t’u kualifikuar më tej.Kuqezinjtë e nisën eksperiencën europiane me eliminatoret e Champions League, ku arritën deri në turin e tretë dhe u eliminuan nga austriakët e Salzburgut, ndërsa më pas vijuan në Play Off-in e Europa Leagues.Trajneri Qatip Osmani ka grupin e plotë në dispozicion dhe theksoi edhe në intervistën e parandeshjes, se skuadra është g..

Lexone

Një kampion bote për Romën, Nzonzi vishet verdhekuq

Pas një beteje të gjatë me Sevillan, Roma ia ka dalë të sjellë në kryeqytetin italian, mesfushorin francez Steven Nzonzi.Marrëveshja mes dy klubeve është arritur përfundimisht dhe mesfushori kampion bote pritet të mbërrijë sot në Romë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me verdhekuqtë.Në arkat e Sevillas do të shkojnë 30 milionë euro dhe disa bonuse në lidhje me paraqitjen, ndërsa Nzonzi pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me pagë 3 milionë euro në sezon.Kështu, pas një pune mjaft të mirë të drejtorit sportiv Mario Monchi, trajneri Di Francesco do të ketë tashmë mesfushorin e preferuar në skuadër, një futbollist i fortë fizikisht dhe me shumë eksperiencë.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shkëndija pret Salzburgun, gati të tentojë të pamundurën

Shkëndija e Tetovës do të luajë aktin e dytë të turit të tretë eliminator të Ligës së Kampionëve, teksa në orën 20:15 do të presë në stadiumin “Filipi II” të Shkupit, gjigantët austriakë të Salzburgut.Ndeshja e parë në Austri u fitua pastër dhe thellë, 3-0 nga skuadra vendase, ndërsa kuqezinjtë zhvilluan një lojë të mirë, po treguan shenja të mungesës së eksperiencës dhe u ndëshkuan.Në pamje të parë, sfida e sotme duket si formalitet për tetovarët, por trajneri Qatipi premtoi se skuadra e tij do të bëjë maksimumin për të vënë në vështirësi austriakët dhe për të mos u dorëzuar lehtë.Gjithsesi, edhe në rast eliminimi, Shkëndija do të vijojë aventurën në Play Off-in e Europa Leagues, ku do të ndeshet me skuadrën që do të kalojë nga çifti Cork City-Rosenborg.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Pas largimit të Behramit nga Kombëtarja Zviceriane, një tjetër shqiptar përjashtohet nga skuadra

Lajmi se Valon Behrami u largua nga Kombëtarja e Zvicrës bëri bujë në të gjithë vendin. Futbollisti shqiptar u përjashtua nga trajneri Petkoviç, një largim që vet Behrami e quajti si ‘vendim politik’.Ndërkaq, “RSI”, ka bërë të ditur se të njëjtin fat si Behram do ta kenë edhe Zhordhu, Gelson Fernandes dhe një tjetër shqiptar, Blerim Xhemali.Kjo media zviceriane ka bërë të ditur se këta lojtarë nuk duken në planet e trajnerit për Ligën e Kombeve dhe në të ardhmen e skuadrës.The post Pas largimit të Behramit nga Kombëtarja Zviceriane, një tjetër shqiptar përjashtohet nga skuadra appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Kryeson Joachim Low, ja trajnerët e Kupës së Botës me pagat më të larta

Ka mbetur më pak se një javë nga fillimi i Botërorit të Rusisë dhe kjo është koha për të kujtuar se çfarë rrogash marrin trajnerëte kombëtareve finaliste, sipas raporteve të ndryshme, që janë botuar në muajt e fundit. Aliou Cissé, tekniku i Senegalit, është ai me pagën më të ulët, 200.000 euro.Më pak se gjysmë milion euro në vit përfiton trajneri i Polonisë, Adam Nawałka (270.000), ndërsa para tij vjen trajneri i Serbisë, Mladen Krstajiç (300.000). Dhe kështu me radhë, pagat e të tjerëve janë: trajneri i Kosta Rikës, Oscar Ramirez, 350.000 euro; trajneri i Panamasë, Bolillo Gomez, 400.000 euro; trajneri i Suedisë, Janne Andersson, 450.000 euro dhe ai i Koresë së Jugut, Shin Tae-Yong, 450.000 euro.Gernot Rohr, që drejton Nigerinë, përfiton si pagë gjysmë milion euro në vit, diçka më pak se Zlatko Daliç në stolin e Kroacisë (550.000). Nga aty, pastaj, pagat ngrihen “në qiell”. Heimir Hallgrímsson i Islandës paguhet 700.000 euro në vit; Hervé Renard i Marokut me 780.000 euro, Vladimir..

Lexone

Të rinj pa fund, Luftëtari i pret afrimet e “rënda” javën e ardhshme

Skuadra gjirokastrite ka dy ditë që ka nisur stërvitjen dhe numri i lojtarëve në dispozicion të stafit teknik është mjaft i lartë.Luftëtari ngjan vërtet si një kantier ndërtimi, ku trajneri Kostiç dhe ndihmësit e tij do të testojnë shumë lojtarë të rinj.Janë mbi 10 lojtarët e rinj që kanë shkuar në Gjirokastër për t’i treguar trajnerit slloven se vlejnë. Por tifozët e Luftëtari duan të dinë se kush do të zëvendësojë yjet e larguar nga ekipi, Bregun dhe Abazajn.Burime të “Vipsport.al” pranë klubit gjirokastrite kanë pohuar se në fillim të javës së ardhshme pritet të bëhen përforcimet me lojtarë nga jashtë, të cilët do të kenë cilësinë e duhur për të mbushur boshllëkun e lënë nga Bregu dhe Abazaj.Te Luftëtari mungojnë aktualisht në stërvitje dhe Rroca dhe Jakovljeviç, për shkak dëmtimesh. Për Rrocën ka shpresa se do të jetë gati për ndeshjen e parë në Europa League.

Lexone

Anglia mposht Costa Ricën, bind edhe formacioni i dytë

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka testuar edhe atë që pritet të jetë formacioni i dytë i tij, ose lojtarët që do të nisen nga stoli.Në miqësoren e fundit para startit të Botërorit, “Tre Luanët” mposhtën me rezultatin 2-0 Costa Ricën, falë golave të shënuar nga Rashford dhe Dany Welbeck, nga një për secilën pjesë.Anglia ka treguar një formë mjaft të mirë jo vetëm në ndeshjet kualifikuese, por edhe në testet miqësore të zhvilluara në 2018-ën. Skuadra e Southgate është shfaqur mjaft cinike, duke u mbrojtur mjaft mirë dhe duke shfrytëzuar maksimalisht hapësirat për të sulmuar.7 qershor 2008 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Zbulimi i bujshëm: Ja kush do të jetë trajneri i ri i Real Madrid

José Maria Gutiérrez Hernández, i njohur si Guti, duket se do të jetë trajneri i ri i Real Madrid.E ka konfirmuar presidenti i Murcia, Victor Galvez. “Kam folur me Guti dhe duhej ta takoja të enjten për t’i kërkuar që të drejtojë skuadrën time.Por, për tani nuk është e mundur sepse Florentino Perez duket se ka për qëllim që ta zgjedhje 41-vjeçarin spanjoll si trajnerin e ri të Real Madrid”, tregoi Galvez.“Nga ajo që kuptova, do të jetë Guti trajneri i ri i Real Madrid dhe nuk do të vijë te Murcia. Guti më telefonoi dhe më falenderoi për interesimin.Fatkeqësi që Zidane nuk e mori vendimin e tij vetëm disa ditë më vonë”, rrëfeu trajneri i Murcia, Victor Galvez. Guti do të zërë vendin e Zizou, që ka udhëhequr Los Blancos që nga 2016 dhe pasi fitoi gjithçka dha dorëheqjen e tij.

Lexone

Trajneri i Egjiptit tregon datën e rikthimit të Salah

“Ne jemi optimist se po”, ka thënë Hector Cuper me besim se Mohamed Salah do të shërohet me kohë dhe do të luaj në ndeshjen e parë të Egjiptit kundër UruguaitFaraonët janë duke vuajtur pa Salah, por Cuper ka thënë sot se ylli i tyre mund të luaj në ndeshjen e radhës kundër Uruguait.Sipas trajnerit të Kombëtares se Egjipti, ata ishin përgatitur edhe për me të keqen nëse Salah nuk do të shërohej dhe nuk do të ishte gati për këtë Botëror.Për trajnerin Salah është një lojtar shumë i rëndësishëm i Egjiptit, por ai ka thënë se skuadra nuk mund të varet në një lojtarë gjatë gjithë garës derisa ata do të luajnë të premten e ardhshme në Rusi.“Ne shpresojmë që ne mos të ndikohemi. Ne do të përpiqemi të jemi e njëjta skuadër dhe mos të varemi nga një lojtar”, ka thënë Cuper.“Ai është një lojtar i rëndësishëm por nëse nuk është gati ne do të luajm me një lojtar tjetër. Ky është futbolli dhe këto gjëra ndodhin tek të gjithë lojtarët. Ne kemi nevojë që ta zëvendësojmë atë, por shpresojmë s..

Lexone

Eksod te Luftëtari, drejt largimit nga Gjirokastra edhe 4 futbollistë të tjerë

Luftëtari është një nga ekipet shqiptare që do të marrë pjesë në Kupat e Europës dhe drejtuesit e tij po përpiqen ta riorganizojnë sa më shpejt grupin e futbollistëve, pasi kanë sjellë në stol trajnerin slloven Milosh Kostiç.Katër të larguarit direkt pas mbylljes së sezonit, Bregu, Abazaj, Athanasopulos dhe Toledo u pasuan nga kapiteni Orjad Beqiri, i cili dy ditë më parë shpalli “divorcin” me ekipin gjirokastrit. Por largimet vazhdojnë.Lojtarët me aktivizim të paktë si Minga, Lamçe, braziliani Aurelio dhe Janku, janë të larguar nga Luftëtari, edhe pse nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga klubi.Gjirokastritët kanë “hyrë në ujë” dhe u duhen përforcime me urgjencë, por për to do të vendosë trajneri i ri. Nesër Luftëtari nis punën në terren dhe pritet të ketë emra të rinj.Luftëtarit i duhen patjetër afrime në sulm dhe në mbrojtje, por edhe një portier tjetër, pasi për momentin ka vetëm Ruçin.

Lexone