Home / Tag Archives: tragjike

Tag Archives: tragjike

E rëndë: Djali nga Peshkopia vret me automatik nënën dhe babanë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Peshkopi, një i ri ka vrarë nënën dhe babanë.Nga informacionet paraprake mësohet se i riu kishte ardhur dje nga Anglia.Ngjarja tragjike ka ndodhur te ‘Ligja’, ku 26-vjeçari Qemal Sela ka qëlluar për vdekje me automatik babanë dhe nënën e tij.Policia ka kapur autorin e krimit të dyfishtë, ndërsa njofton se viktima kanë mbetur shtetasit Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeç.Informacioni paraprak: Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje. Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij, shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje. (TemA)

Lexone

Futet në det për të shpëtuar gruan, por mbytet vetë

Pak ditë pas ngjarjes tragjike në Vlorë, ku brenda një ditë u mbytën katër persona, deti vijon të marrë jetë. Rreth orës 16:15, në Plazhin e Velipjës, policia është njoftuar se është mbytur në det F.H. 35 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Nga deklarimet paraprake, është bërë me dije se …

Lexone