Home / Tag Archives: trafikun

Tag Archives: trafikun

Misioni i pamundur për të udhëtuar Tiranë-Durrës, “kalldrëmi” që rëndon trafikun

Të udhëtosh në fundjavë në autostradën Tiranë-Durrës ose anasjelltas, mund të jetë një “mision i pamundur”.Çdo të shtunë dhe të diel në këtë aks shtohet ndjeshëm qarkullimi i mjeteve që i drejtohen bregdetit. Por trafiku i rënduar shndërrohet në kaos, si pasojë dhjetëra aksidenteve që ndodhin megjithëse policia ka shtuar shërbimet.“Problem është mos respektimi i distancës së mjeteve pasi qëndrojnë shumë afër dhe amortizimi i rrugës në disa pjesë”, shprehet Ismet Roqi, shef i trafikut interurban.Shefi i trafikut interurban, gjen si zgjidhje të situatës problematike, rrugët alternative, megjithëse edhe ato nuk përmbushin standardet.“Rrugë alternative për Durrësin do thosha Ndrroqin, po edhe ajo është e amortizuar, ne kemi dërguar shkresa autorietit rrugor, ka filluar puna në disa pjesë për mbushjen e gropave”.Në këto akse policia rrugore në fundjavë do operojë me shërbime të përforcuara ndërsa një ndihmesë pritet të japë edhe urdhri për kufizimin e qarkullimit për mjetet e tona..

Lexone

Paloka: Xhafaj pengon hetimin e të vëllait për trafik droge

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka thotë se çdo orë në zyrën e ministrit të Brendshëm prishen provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës.Në një status në Facebook ai thotë se ministri i Brendshëm duhe të largohet. “Çdo orë në zyrën e Ministrit të Brendshëm: Prish provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës. Pengon hetimin e të vëllait për trafik droge. Pengon arrestimin e tij për vuajtjen e dënimit me 7 vjet e dy muaj burg. Pengon zbatimin e ligjit antimafia”, thotë Paloka.15 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

PD komenton rastin Xhafaj: I vetmi në botë që kapet në flagrancë, pse hesht ministri i Brendshëm

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me akuzat ndaj ministrit Fatmir Xhafaj.Edhe pse audio përgjimi nuk është vertëtuar ende nga organet kompetente Paloka thotë se Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parëReagimi i Edi PalokësPse hesht Ministri i Brendshëm?Fatmir Xhafaj duhet të jetë rasti i vetëm në botë që kapet në flagrancë duke shkelur ligjin dhe fshihet pas karriges së Ministrit të Brendshëm.Kanë kaluar më shumë se 24 orë që kur shqiptarët panë sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm kapet në pazare droge, por Fatmir Xhafaj bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë.Çdo orë në zyrën e Ministrit të Brendshëm:Prish provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogësPengon hetimin e të vëllait për trafik drogePengon arrestimin e tij për vuajtjen e dënimit me 7 vjet e dy muaj burg.Pengon zbatimin e ligjit antimafia. (TemA)

Lexone

Vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj padit 3 zyrtarët e PD, pas audiopërgjimit: I rremë, i konsumuar nëpërmjet sajesës e manipulimit të provave

Vellai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj ka depozituar kallëzim penal për 3 zyrtarët e PD duke i akuzuar se kanë sajuar prova dhe në asnjë moment zëri qe eshte degjuar ne audiopergjimin e publikuar sot nuk është i Agron Xhafajt.Kallëzimi penal ndaj tre zyrtarëve Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji u be pasi kete te hene, ishin ata që publikuan një material, që sipas tyre është përgjim ambiental, që provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.Mesohet se ne kallezimin penal depozituar ne oret e vona te mbremjes se te henes, Agron Xhafaj deklaron se audio-përgjimi është i rremë, i konsumuar nëpërmjet sajesës dhe manipulimit të provave.

Lexone

Saimir Tahiri: Visho Ajazi ushtar i Berishës, turp që është ambasador në NATO

Në debatin mes Saimir Tahirit dhe analistëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku në emisionin “Të Paekspozuarit” këtë të enjte, doli në pah edhe emri i ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.Armand Shkullaku: Ti u shkarkove dhe menjëherë sapo ti u shkarkove, dolën në dritë raportet që provonin të gjithë atë që përflitej për trafikun e drogës.Saimir Tahiri: Cilat raporte?Armand Shkullaku: Raportin e Visho Ajazit.Saimir Tahiri: Visho Ajazit, atij ushtarit të Berishës?!Armand Shkullaku: Atij ushtarit të Berishës që sot është ambasadori juaj në NATO.Saimir Tahiri: Turp që është ambasador në NATO.Andi Bushati: jeni zarat e kriminelëve.

Lexone

Zhvillime në dosjen ‘Tahiri’, ja çfarë ka ndodhur sot te Krimet e Rënda

Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në lidhje me trafikun e drogës dhe përfshirjen e tij në organizatën kriminale të ‘Habilajve’.Burime nga prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur sot se në lidhje me dosjen ‘Tahiri’, so është marrë në pyetje truproja i ish-ministrit të Brendshëm.Truproja është thirrur me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi.Po ashtu në pyetje janë marrë dhe dy efektivë të Policisë së Vlorës.

Lexone