Home / Tag Archives: tenxhere

Tag Archives: tenxhere

Recetë gatimi: Mish i kuq me mollë dhe patate

Nga Rolina Naço, dietologePërbërësit(për 6 racione)60 gr vaj ulliri 1kg mish 700 gr qepë, të prera hollë 300 gr verë e bardhë 500 gr(lëng mishi) 500 gr patate 150 gr mollë, të prerë hollë 30 gr rrush të thatë Piper, rigon, kripëI hedhim mishit kripë dhe e vendosim në tenxhere me pak vaj dhe e përziejmë disa herë deri sa të marrë ngjyrë. Vendosim një tenxhere tjetër dhe shtojmë në të qepën, duke e lënë deri sa të zbutet. Shtojmë mishin dhe e fikim me verë dhe e lemë të avullojë. I shtojmë ujin , rigonin, kripën, piperin, dhe e lemë të gatuhet në zjarr të ulët (ose në tenxhere ose dhe në furrë në 140° C,deri sa mishi të zbutet. Shtojmë patatet, mollën, rrushin e thatë, dhe i lëmë deri sa patatet të zbutet, dhe receta është gati për t’u servirur.

Lexone