Home / Tag Archives: sulmuesi

Tag Archives: sulmuesi

Vendimi i dhimbshëm, sulmuesi mbyll karrierën me Kroacinë!

Pas veteranit Vedran Corluka, që deklaroi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar në javën e kaluar, sot ka qenë radha e Mario Manduzkic për t’i dhënë lamtumirën Kroacisë.Mandzukic, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Kroacisë , mbushi 32 vjeç në maj.Në 89 ndeshje me kombëtaren, sulmuesi i Juventus ka shënuar 33 gola, 12 më pak se rekordmeni Davor Suker.Goli i tij më i rëndësishëm ishte padyshim ai në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, në kohën shtesë të sfidës ndaj Anglisë. Më pas, Mandzukic shënoi një gol dhe bëri një autogol në finale.15 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Super ‘e nxehtë’! Gruaja e futbollistit të njohur përvëlon Afrikën

Edhe pse pa Botërorin, kjo do të jetë një verë e nxehtë me Wanda Naran, bashkëshorten e njëkohësisht agjenten e kapitenit të Interit, Mauro Icardi.Bjondja argjentinase ka shpërthyer sërish me fotot e saj në rrjetet sociale, gjatë një safari që ka bërë këto ditë në Afrikë, së bashku me Icardin. Në një prej fotove duket se sulmuesi i Interit ka qenë protagonist, teksa e ka shkrepur një foto shumë të nxehtë të Wandas.Wanda ka qenë duke bërë dush, ndërsa nga krahu tjetër i xhamit majmumët admironin format e trupit perfekt të modeles argjentinase.The post Super ‘e nxehtë’! Gruaja e futbollistit të njohur përvëlon Afrikën appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Fenomeni zgjedh 11-shen më të mirë, por injoron CR7-ën

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle ElMundo Deportivo, Luiz Nazario De Lima Ronaldo ose më saktë Ronaldo fenomeni ka zgjedhur 11-shen më të mirë të të gjithë kohërave. Ndër emrat e përzgjedhur nga ish sulmuesi i Interit nuk ka vend për asnjë ish shok skuadre tek Interi por as Cristiano Ronaldon e Neymar Jr.Përveç tij janë edhe 3 brazilianë të tjerë në 11-shen ideale të fenomenit Ronaldo. Në portë është Buffon, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Cafu në të djathtë, Cannavaro e Maldini në qëndër dhe Roberto Carlos në të majtë. Mesfusha nis me Pirlon përpara mbrojtjes, Messi në të djathtë Maradona e Zidane më të avancuar dhe Pele në të majtë, ndërsa në sulm është i vetëm ai pikërisht Ronaldo fenomeni. Skema e zgjedhur nga ish sulmuesi i Brazilit është 4-1-4-1.3 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT nga dasma: Elis Bakaj i jep fund beqarisë, martohet me modelen rumune

Futbollisti Elis Bakaj i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme,Sulmuesi i Shakhtyor Soligorsk në kampionatin bjellorus, mbrëmjen e të shtunës është martuar me të fejuarën e tij, modelen rumune, Andreaa Alexandra Constantin.Ceremoni madhështore u zhvillua në ambientet e një hoteli në kryeqytet, në praninë e 200 të ftuarve, të cilët ia bënë më të bukur Elis Bakajt ditën më të lumtur të jetës së tij.Pas më shumë se 6 viteve lidhje me bukuroshen rumune, ish-lojtari i kombëtares kuqezi bëri hapin e madh duke lidhur kurorë me Andreaan.Mes të ftuarve ishin edhe ish futbollistë, ish-shokë skuadre të Bakajt në ekipe të ndryshme të kampionatit shqiptar.

Lexone

“Revolucion” tek Bayerni, shumë yje drejt largimit

Është koha për ndryshime në radhët e Bayernit. Në shtëpinë e bavarezëve. tashmë ndryshimet e para janë bërë. Përsa i perket stolit, Niko Kovac në vend të Jupp Heynckes, por drejtuesit e klubit nuk do të ndalen me kaq.Do të ketë largime dhe afrime në radhët e lojtarve. Jerome Boateng pas 6 kampionateve të fituara me Bayernin, kërkon të ndryshojë ambjent për te gjetur stimuj të tjerë. I njëjti argument vlen edhe për Lewandowskin, por në listën e atyre që mund ti japin lamutmirën kampionëve të Gjermanisë pritet të shtohen edhe të tjerë emra.Çështja me e disktuar është ajo e bomberit polak, për të cilin vetë menaxheri i tij u shpreh se sulmuesi kërkon largimin. Bavarezët nuk duket se e dëshirojnë largimin e Lewandowskit, por nëse nëse në dyert e tyre paraqitet një ofertë prej 100 milionë eurosh, atëherë diskutimi mund të marrë një tjetër drejtim. Lamtumira më e sigurtë duket së është ajo e Vidal.Kontrata e mesfushorit skadon më 2019 dhe deri më tani nuk ka asnjë propozim për rinovimi..

Lexone

Balaj: Sfida me Kosovën ishte një mundësi për të provuar lojtarë të rinj dhe skema të reja loje

Pas Mërgim Mavrajt në konferencën për shtyp ishte dhe sulmuesi shkodran Bekim Balaj.Sulmuesi që luan në Terek Grozny theksoi në konferencën për shtyp se sfida ndaj Kosovës ishte një test për të parë nga afër gjëndjen e lojtarëve të rinj dhe disa skema të reja.“Kjo ndeshje u pa më tepër për të provuar. Ndeshja me Kosovën ishte një mundësi për të provuar lojtarë të rinj, për të provuar skema të reja loje.Por në fund, çdo lojtar që luan në kombëtare nuk ka justifikim, gjithsecili duhet të japë maksimumin”, tha Balaj.Sfida e radhës e Kombëtares shqiptare do të jetë të dielën më 3 qershor kundër kombëtares së Ukrainës.Një sfidë që do të luhet në orë 16:00 në Evian të Francës.

Lexone

Lewandowski vendos të ardhmen, i komunikon Bayernit largimin!

Robert Lewandowski nuk do të jetë më një futbollist i Bayern Munich duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Sulmuesi polak e ka marrë tashmë vendimin e tij për t’u larguar nga kampionët e Gjermanisë dhe këtë gjë drejtuesve të Bayernit u ka komunikuar agjenti i Lewandowskit.Duke iu referuar asaj që shkruan gazeta prestigjioze Bild, Leva nuk dëshiron të luajë më në Gjermani pasi objektivi i tij është të provojë një eksperiencë të re larg Bundesligës. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra e re e Lewandowskit.Chelsea dhe Reali i Madridit, janë dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e sulmuesit polak.30 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Sulm me armë në Belgjikë, autori thirri “Allahu Ekbar” para se të vriste dy oficerë policie

Dy oficerë policie dhe dy kalimtarë u qëlluan me armë zjarri gjatë një sulmi në Liege, Belgjikë. Sulmuesi u qëllua për vdekje pasi mori peng një grua në shkollën e mesme të zonës, bëjnë të ditur mediat belge.Sipas belges RTBF, në sulm kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.Sipas gazetës “La Libre”, sulmi ndodhi rreth orës 10:30 në Café des Augustins. Më pas, autori u largua në drejtim të shkollës së mesme “Waha”, ku mori peng një grua.Policia ndërhyri menjëherë dhe ekzekutoi autorin. Dyshimet e para janë për një sulm terrorist. Ka raportime se autori është dëgjuar të thërrasë “Allahu Akbar”.Liezhi ka qenë edhe në të shkuarën vend ku kanë ndodhur vrasje në masë.Në dhjetor 2011, Nordine Amrani hapi zjarr në tregun e Krishtlindjeve në sheshin “Saint-Lambert”, duke vrarë 6 persona e lënë të plagosur 125 të tjerë. Më pas, ai u vetëvra. (TemA TV)

Lexone

Momo Salah jep lajmin e mirë: Do të jem në Botëror

Edhe pse pësoi një dëmtim serioz në shpatull, Mohamed Salah nuk dorëzohet dhe pavarsisht se mediat e japin si të sigurtë mungesën e tij në Botëororin rus, sulmuesi i Liverpoolit ka bindjen se do të jetë në kompeticionin më të rëndësishëm në rang kombëtaresh. Salah me një mesazh në Twitter ka lumturuar pa masë të gjithë tifozët egjiptianë të cilët dëshirojnë ta shikojnë me çdo kusht me fanellën e ekipit përfaqësues “faraonin” e tyre“.Ishte një natë shumë e vështirë por unë jam një luftëtar. Pavarsisht probabilitetit, unë jam besimplotë se do të jem në Rusi për tiu bërë të gjithëve të ndiheni të lumtur. Dashuria dhe juaj do të më japin forcën e duhur për të cilën kam nevojë”, shkruan Salah në Twitter. Edhe përplasja me Sergio Ramos ishte shumë e fortë në Egjipt besojnë se do të kenë në dispozicion idhullin e tyre për Botërorin rus.28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Tifozët e Juves: Alice, na e kthe Alvaron në Torino!

Kanë qenë të shumtë fansat që kanë komentuar një foto të Alvaro Moratas, ku sulmuesi aktual i Chelsea-t shfaqet me bashkëshorten e ti italiane, Alice Campello, e cila së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit. Nuk kanë munguar me komentet e tyre as tifozët e Juventusit, të cilët e kanë duartrokitur spanjollin kur luante me bardhezinjtë.1 of 6Pikërisht në këto ditë merkatoje, kur janë shtuar zërat për një largim të tij nga blutë e Londrës, fansat e Juves i luten Alices, që ta bindë bashkëshortin e saj për t’u rikthyer në Torino. “Na e kthe Alvaron se do të fitojmë Championsin! A nuk do të dojë që t’i rrisnit fëmijët në Torino?”. Vendimet e futbollistëve të rëndësishëm shpeshherë kushtëzohen edhe nga dëshirat që kanë bashkëshortët e tyre. Ky është rasti ku tifozët e Juves shpresojnë që ndërhyrja e Alices të ndikojë në karrierën e Alvaros.25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone