Home / Tag Archives: sportive

Tag Archives: sportive

Klipi i këngës së FIFA 2018 “Live it up” sapo doli dhe ju do doni ta shikoni!

Siç ishte lajmëruar edhe më parë, klipi i këngës zyrtare të Kampionatit Botëror të FIFA 2018 “Live it up”, u publikua ditën e sotme.Si kurrë më parë, një këngëtare shqiptare është pjesë e këtij bashkëpunimi botëror, i cili merr famë në të gjithë botën dhe do të këndohet live në një nga eventet sportive më të rëndësishme në botë.Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith janë tre këngëtarët që këndojnë në këtë klip, të cilin mund ta dëgjoni mëposhtë. Duhet përmendur se pamja e Erës në këtë klip është fantastike…The post Klipi i këngës së FIFA 2018 “Live it up” sapo doli dhe ju do doni ta shikoni! appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

15 raste kur njerëzit kanë lënë nam me veshjet e tyre skandaloze (Foto)

Jo çdo gjë që del në modë duhet të jetë patjetër e bukur dhe me stil. Mëposhtë po ju rendisim disa raste kur veshjet që kanë dalë në modë, kanë dështuar komplet.Veshjet denim që përbëhen nga pjesë xhinseshThe ultimate denim remix, #VETEMENTSxLEVIS has dropped. Get it before it's gone!A post shared by Selfridges (@theofficialselfridges) on Mar 27, 2017 at 11:00am PDTStreçe të përbëra nga qimeXhaketat që duken sikur kanë baltë sipër tyreThonjtë me qimeThoughts? We know what we think! @sb.london #furnails #sheadbeauty #sheadnails #eastlondon #nailsA post shared by Shea'D Beauty East London (@sheadbeauty) on Feb 25, 2016 at 3:06am PSTGeta të qëndisura me stoli•Wild Cherries• #handmade #fishnettights #madeinnyc #wildcherries •SHOP ON ETSY• (link in bio)A post shared by Lirika Matoshi (@lirika.matoshi) on Jan 31, 2017 at 7:36am PSTReçipetat-peshqirGetting ready doesn't have to mean getting sweaty! Try your glam routine in a #tatatowel tonight! Get..

Lexone

Prishet harmonia te Gjermania, përplasje fizike Kimich-Rudiger

Kombëtarja e Gjermanisë, kampione e Botës në fuqi, dallohet për disiplinën e hekurt dhe sjelljen tepër korrekte të futbollistëve në fushë, por ky “mit” është rrëzuar në prag të “Rusi 2018”.Gjatë stërvitjes së “Pancerave” ka patur një përplasje të fortë fizike mes Joshua Kimich dhe Antonio Rudiger, për një dueli të ashpër mes tyre, aq sa është dashur ndërhyrja e pjesëtarëve të stafit, veçanërisht e Miroslav Kloses për të shmangur precipitimin e mëtejshëm të situatës.Edhe Juian Draxler qëndroi për disa minuta në tokë, pasi mori një goditje më bërryl, por për mbrojtësin me shumë eksperiencë Mats Hummels, bëhet fjalë vetëm për një luftë të fortë sportive mes futbollistëve për vendin e titullarit.Të jetë vetëm kaq? Gjermania kampione e botës, është në grupin F në turneun e kësaj vere, së bashku me Meksikën, Korenë e jugut dhe Suedinë.30 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Mallkimi i stadiumeve dhe trajnerët kampionë, skuadrat janë të destinuara të dështojnë

Skuadrat që kanë stadiume të mira në Shqipëri dhe trajnerët që ato kanë në drejtim janë të destinuar të dështojnë.Deri më tani ka rezultuar se nuk bëhet fjalë për koincidencë, por për realitet.Kur Mirel Josa mori drejtimin e Tiranës, ishte një prej trajnerëve më të mirë në Superiore.Kishte fituar tituj me Skënderbeun dhe mund të zgjidhte të drejtonte cilëndo skuadër që dëshironte dhe zgjodhi Tiranën.Me stadium të ri dhe trajner kampion, bardheblutë nuk mundën të shkëlqenin, por për më tepër dështuan. Ranë në Kategorinë e Parë dhe Josa u largua. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Ernest Gjokën, trajnerin e dorëhequr nga nga Vllaznia. Një vit më parë u shpall kampion me Kukësin dhe pritej të ishte i suksesshëm edhe te Vllaznia.Por, kjo nuk ndodhi dhe, dy javë nga fundi, skuadra ka pak shanse të mbijetojë në Superiore. Dhe Vllaznia ka një stadium modern, siç është “Loro Boriçi”. Të mos harrojmë Elbasanin, një tjetër ekip me traditë në Shqipëri, shkruan Panorama Sport.Ka stadium t..

Lexone

“Noto, pedalo, vrapo”, Veliaj fton të rinjtë në Liqenin e farkës

Liqeni i Farkës është tashmë jo vetëm destinacioni i preferuar i fundjavës, por edhe vendi perfekt për gara sportive. Më 10 qershor, do të mirëpresë Triatlon, një sport që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap.Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë të apasionuarve pas sportit që të bëhen pjesë e kësaj sfide sportive, por që do të jetë njëherësh edhe shumë argëtuese me festën që do të organizohet pas gare.“Jo vetëm destinacioni i preferuar i fundjavës, por Liqeni i Farkës tani është edhe vendi perfekt për gara sportive! Tirana – Triathlon, një garë emocionuese dhe plot sfida. Not, çiklizëm, vrap në një super event. Mos mungo”, shkruan Veliaj.Kjo garë argëtuese por në të njëjtën kohë edhe sfiduese, vjen për herë të parë në qytetin e Tiranës, organizuar nga Bashkia Tiranë.Itinerari në harmoni me natyrën fantastike të liqenit të Farkës, do të përshkrojë distancat prej 750 m..

Lexone

Miley kërcen twerk, mamaja i gjuan në të pasme (Video)

Ajo kurrë nuk ka pasur frikë të thyejë kufijtë me veshjet e saj, muzikën ose personalitetin e egër.Pra, Miley Cyrus nuk e kishte fare problem të dilte në rrjetet sociale me nënën e saj Tish në nder të Ditës së Nënës të dielën.Këngëtarja e këngës “Wrecking Ball”, shkëlqente me veshjen e saj sportive, ndërsa e ëma u bë protagoniste e videos, teksa i gjuante në të pasme gjatë kërcimit twerk të 25-vjeçares.14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Emily Ratajkowski, sportive dhe seksi në Nju Jork (Foto)

Tutë e shkurtër nën gjoks dhe pantallona të shkurtra dhe të ngushta për Emily Ratajkowski, e cila ka bërë një shtirje me bashkëshortin e saj, Sebastian Bear-McClard në rrugët e Nju Jorkut.1 of 9Me kombinimin e fundit, trupi i modeles binte në sy, duke treguar edhe një herë sensualitetin që e karakterizon.11 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO/ Momenti i frikshëm: Audi përplaset për një mur, shoferi “fluturon” nga dritarja

Ky është momenti kur një makinë sportive e vjedhur Audi u përplas në një mur.Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Broadway West, Walsall Angli, rreth orës 21:00 të hënën.Siç thuhet më tej, shoferi, një 37 vjeçar personi i cili kishte vjedhur makinën nuk pati ndonjë dëmtim të rëndë pavarësisht se kishte “fluturuar” jashtë veturës në momentin e aksidentit.Ai është tani është në spital nën arrest policor.Mendohet se vetura është vjedhur në një vjedhje në Derbyshire më parë të hënën. (TemA)

Lexone

LIVE/ Sinan Idrizi: Togat e zeza realizuan skenarin!

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i ftuar te Rubrika Sportive, në RTSH, po flet në lidhje me ngjarjet në Vlorë dhe te sfida Flamurtari-Vllaznia, 1-1, me shumë episode të çuditshme…“Jam më i qetë teorikisht, praktikisht më i acaruar. Më vjen keq që u realizua një skenar nga ajo që do të realizohej nga zotërinjtë e togave të zeza…Më vjen keq nga ajo që thuhet se në Vlorë u dhunua një gjyqtar, sepse nuk ndodh kurrë. Thjesht u dhunua një qytet i gjithë, në format më të ndryshme. Ky zotëri që dhunon Vlorën, vjen me stemën e federatës shqiptare të futbollit”.

Lexone

Një eksperiencë e re për Ilda Bejlerin

Moderatorja e mirënjohur e “Supersport” dhe një nga ikonat e “Digitalb”, Ilda Bejleri ka pozuar nën logon e “Netflix”, teksa ka bërë edhe një njoftim të rëndësishëm.Në foton e postuar në ‘Instagram’, ajo njofton se do të shfaqet këtë herë në një sfidë të re, si aktore.Ilda Bejleri do të jetë pjesë e filmit “Rimetti a noi i nostri debiti”, me regji të Antonio Morabito, që tregon historinë e Guidos (Claudio Santamaria), që mundohet të ecë përpara në jetë si të mundet.“Ndihem me fat që jam pjesë e këtij filmi dhe njëkohësisht po e shijoj në maksimum këtë eksperiencë timen të parë si aktore”, shkruan Ilda në Instagram.Ilda Bejleri njihet si gazetare dhe moderatore e emisioneve sportive në “Digitalb”, por edhe si prezantuese ku spikati me super shoën gjigant “Kthimi i Dallëndysheve”, pak kohë më parë.1 of 55 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone