Home / Tag Archives: spitalin

Tag Archives: spitalin

Shkel minën, plagoset rëndë 45-vjeçari në Tropojë

Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka shkelur mbi një minë që ndodhej në tokë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së sotme, në fshatin Berishë të Tropojës.45-vjeçari Azgan Doçi ka qenë duke ecur, kur befas i ka shkelur këmba në minë. Kjo ka bërë që të mbetet i plagosur rëndë, për shkak të dëmtimeve të shumta të shpërthimit.Ai u dërgua në spitalin e Bajram Currit ku gjendja paraqitet kritike, ndërkohë që pritet të dërgohet me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Aksident në minierën e Martaneshit, plagoset një minator

Një minator ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti në punë, në minierën e kromit në Martanesh.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.30 të ditës së sotme, ku në minierën e kromit është aksidentuar një zjarrmëtar miniere.Nga verifikimet paraprake është konstatuar se aksidenti ka ndodhur në minierën e kromit në Batër-Martanesh, Bulqizë.Gjatë punës është aksidentuar në galeri N.L., rreth 53 vjeç, banues në Mat.I dëmtuari aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Burrelit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Plagosja e dyfishtë në Gjirokastër, pranga bashkëpunëtorit

Policia e Delvinës në bashkëpunim me atë të Gjirokastrës vunë në pranga një person që dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor i autorit të plagosjes së dyfishtë që ndodhi mbrëmë në këtë qytet.Sipas policisë është ndaluar 39-vjeçari Paolo Xhaferri, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër. Policia bën të ditur se ky shtetas ka transportuar me automjet nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës, autorin e dyshuar të krimit që është shpallur në kërkim.Plagosja e dyfishtë në Gjirokastër dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie, konkretisht për një dyqan.Autori i dyshuar i krimit, 40-vjeçari Kristaq Llukani plagosi me armë Valentin Bucin dhe Xhelo Gerveshin, të dy banues në Lazarat. Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Fier, autobusi përplaset me “Fouristradën”, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites në autostradën Lushnjë-Fier. Raportohet se janë përplasur një autobus i linjës Shkodër-Athinë me targa AA 336RO, me një mjet tjetër tip Fouristradë.“Një mjet tip ‘Fuoristradë’ me drejtues shtetasin B.B, 35 vjeç banues në Vlorë është përplasur me një autobus me drejtues shtetasin A.N, 36 vjeç, banues në Shkodër. Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i fuoristradës, shtetasi B.B i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.Asnjë nga pasagjerët e autobusit nuk ka lëndime. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.1 of 26 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Durrës, 28-vjeçari i vë flakën vetes

Një 28-vjeçar, në gjendje të rënduar psikologjike i ka vënë zjarrin vetes në Durrës. Raportohet se shtetasi me inicialet R.P. ka mundur të shpëtojë dhe ndodhet në spitalin e Durrës, ku po merr mjekimin e nevojshëm.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen Nr. 1 në Durrës.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Berat, makina del nga rruga, plagoset 40-vjeçari

Një aksident ndodhi pasdites e sotme në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, ku një mjet tip Benz doli nga rruga. Policia sqaron se mjeti drejtohej nga 55 vjeçari me iniciale H.H, banues në Kuçovë, i cili ka humbur kontrollonin në momentin e ngjarjes.Për pasojë, është dëmtuar pasagjeri shtetasi A.K, 40 vjeç, i cili është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat, në gjendje të pa stabilizuar për jetën.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Video e Ramës/ Mjeku tregon pse zgjodhi spitalin e Gjirokastrës, flet për pagesën: Jemi humanë, por …

Kryeministri Edi Rama e ka nisur diten sot duke ndare nje tjeter histori, te mjekeve qe vendosin te punojne ne spitalet e rretheve.Kete radhe rrefen mjeku Erjon Panajoti, mjet anestezist reanimator. Ai tregon se pse zgjodhi Gjirokastren, duke pranuar se bonusi financiar ka qene nje nga arsyet kryesore.“Erdha ne spitalin e Gjirokastres per dy aryse, e para sepse ministria aplikon nje binus qe eshte stimul financiar per mjeket, aspekti human eshte pjese e punes sone, por nese num nderthyer edhe me anen financiare gjerat per ne veshtiresohen. Dhe se dyti, sepse ne kete spital gjeta nje ambient te kenaqshem”- thote ai.Mesazhi i RamesMIRËMËNGJES dhe me këtë tjetër shembull të një prej shumë mjekëve që falë programit të ri të qeverisë, Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës, vendosi të ushtrojë profesionin e tij në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ju uroj një ditë të mbarë

Lexone

“Berisha” parcelizoi Bulqizën me koncensione kromi, Basha viziton në spital minatorin e plagosur dhe sulmon Xhafajn. Tallja e…

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot në Spitalin Ushtarak ku ka vizituar minatorin e plagosur një ditë më parë në Bulqizë.Por Basha u perqendrua serisht te Xhafaj dhe pse ishte per nje tjeter arsye ne spital.Ai theksoi se ‘kjo nuk mund të vazhdojë më, kjo duhet të ndalet dhe që të ndalet ne duhet t’i japim fund një qeverisje të marrë peng nga krimi dhe nga korrupsioni’.“Ashtu si krimi i organizuar ka marrë peng ministrinë e Brendshme që nga koha e Saimir Tahirit dhe tani Agron Xhafaj dhe Fatmir Xhafajt, ashtu mafia e kromit, mafia e lojërave të fatit ka marrë peng Edi Ramën, Olsi Ramën, Damian Gjiknurin.Kjo që themi sot është e shkruar me vuajtje, me plagë, me varre të hapura në kurriz të shqiptarëvedhe lexohet qartë nga partnerët ndërkombëtarë.Ndaj është një arsye më shumë për të gjithë shqiptarët të kuptojmë se ka ardhur koha ta flakim tutje këtë qeveri, e cila nuk përfaqëson interesat e njerëzve por të mafies”, u shpreh kreu i PD.

Lexone

Matjanët mbajnë radhën, për te kardiologu pensionist!

Gjendesh përpara një situate problematike shëndetësore, e të nevojitet një vizitë te specialisti kardiolog në Spitalin e Burrelit?Së pari do të të duhet të përballesh me radhët e gjata, por në fund mund të të rezultojë edhe që të mos ia dalësh mbanë të kryesh vizitën.Kjo ndodh sepse, siç ankohen qytetarët matjanë në “Fiks Fare”, kardiologu në Spitalin e Burrelit vjen vetëm një herë në javë, pasi është pensionist.Një situatë për të vënë duart në kokë, ndërsa qytetarëve nuk mund t’u themi gjë tjetër veçse ju ruajttë Zoti, e nëse iua mban xhepi, merrni rrugën për t’u vizituar në Tiranë!

Lexone

Manastirliu në Vlorë: Mamografi e re, 600 mijë euro investime për aparatura moderne në spitalin e Vlorës

Spitali Rajonal i Vlorës është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, duke ofruar një standart të ri të shërbimit për pacientët.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pa nga afër investimet në këtë spital, ku janë instaluar mamografia e re, grafia dixhitale, grafia e lëvizshme, aparati i ri i anestezisë në sallat e operacionit, inkubatorë të rinj në neonatologji e një sërë aparaturash moderne me vlerë 608 mijë euro.“Pas Durrësit, Gjirokastrës, Dibrës, jemi sot në Vlorë për investimet e mëdha që Qeveria po ndërmerr për fuqizimin e spitaleve rajonale sepse ne kemi një plan konkret për të mundësuar që qytetarët ta marrin shërbimin me cilësi, afër vendbanimit të tyre”, tha Manastirliu.Spitali i Vlorës është nga përfituesit më të mëdhenj të programit kombëtar të investimit në spitalet rajonale në aparatura të reja biomjekësore.“4.5 milion euro po investojmë për të rritur cilësinë e shërbimit në spitalet rajonale për diagnostikimin dhe trajtimin më të mirë përmes apar..

Lexone