Home / Tag Archives: spanjoll

Tag Archives: spanjoll

Klauzolat te Barcelona, 3 miliardë e 855 milionë euro!

Të mësosh duke gabuar. Barcelona duket se ka zënë mend nga rasti “Neymar”, kështu që i ka marrë të gjitha masat për të mos humbur asnjë lojtar cilësor në të ardhmen, sigurisht nëse çmenduritë nuk shkojnë përtej çdo imagjinate. Pas transferimit të brazilianit te PSG për 222 milionë euro, që ishte dhe shifra e klauzolës së largimit, klubi spanjoll ka nxituar që futbollistëve të tjerë cilësorë t’u vendosë klauzola të paimagjinueshme.“Marca” ka shfaqur grafikisht formacionin e Barcelonës, duke u bashkangjitur emrave shumat që duhen shpenzuar për t’i shkëputur nga katalanët. Nga 700 milionë që duhet për të rrëmbyer Messin te 125 milionë që mjaftojnë për të marrë Rakitic. Nëse mblidhen të gjitha shifrat e klauzolave, shumë totale shkon 3 miliardë e 855 milionë euro. Si përfundim, nuk ia vlen t’i blesh futbollistët e Barcelonës një e nga një, sepse kushton shumë më lirë nëse blen të gjithë klubin “blaugrana”!5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ramos kritikon Kristiano Ronaldon: Kërko falje që të të ndihmojmë

Sergio Ramos i ka tërhequr veshin Cristiano Ronaldo-s.Sipas “Marca”-s, kapiteni spanjoll nuk ka qenë aspak i kënaqur me deklaratat befasuese të portugezit pas finales së Kievit.Qendërmbrojtësi mësohet të jetë përballur me shokun e skuadrës, duke i thënë këtij të fundit: “Cris, nuk është e bukur ajo që ke bërë, nuk ishte momenti i duhur.Prit, mos këmbëngul.Duhet të bësh një hap mbrapa dhe ne do të ndihmojmë.Jemi me ty, por duhet të na ndihmosh edhe ti”.

Lexone

Nadal tjetër rekord, 50 sete radhazi të fituara në fushat me dhè

Me fitoren 2-0 ndaj Diego Schwartzman në turneun e Madridit, tenisti spanjoll Rafael Nadal vendosi një tjetër rekord, duke u bërë tenisti i parë që fiton 50 sete radhazi në fushat me dhè, pa pësuar asnjë humbje. Hera e fundit që ka humbur një ndeshje apo një set për Nadal daton 12 muaj më parë, në turneun e Romës, kur u mund 2-0 (6-4, 6-3) nga Dominic Thiem. Nga ajo kohë, 21 fitore radhazi, të gjitha 2-0 apo 3-0, duke fituar 50 sete radhazi (49 në fushë dhe një pas tërheqjes së rivalit).Seria e seteve radhazi të fituara në fushat me dhè nisi në grand slemin e Roland Garros së vitit të kaluar, pasoi me me ndeshjet e Kupës Davis (po vjet) dhe më pas ka vijuar këtë vit, me turnetë e Montekarlos, Barcelonës dhe Madridit. Rafael Nadal ka thyer rekordin e 35 seteve radhazi të fituara në fushat me dhè nga Guillermo Coria (vitet 2003-2004), duke u bërë një legjendë e këtij sporti. Spanjolli konfirmon se në këtë sipërfaqe është një “mbret”, i pamposhtur.11 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Morata pendohet, gati kthimi në Itali

Një ndër blerjet më të rëndësishme të sezonit në Angli, por njëkohësisht një ndër dështimet më të mëdha, Alvaro Morata, me shumë gjasa do të largohet nga Çelsi dhe nga Anglia këtë verë.Sulmuesi spanjoll kaloi në Londër për 60 milionë sterlina verën e shkuar, duke lënë Realin, por duket se ka bërë zgjedhjen e gabuar.15 gola në 45 ndeshje, por edhe shumë ndeshje ku është dukur si “mish i huaj” te Çelsi, bëjnë që Morata të mendojë largimin, pasi stili i tij i lojës nuk duket i përshtatshëm për Anglinë.Rai Sport raporton se Juventusi është gati ta blejë dhe pritet të ofrojë 52 milionë euro për 25-vjeçarin, që në Torino ka lënë mbresa.

Lexone

Maquez “mbret” në Spanjë, merr kryesimin e Botërorit

Marc Marquez me Honda dolën fitimtarë në çmimin e Madh të Spanjës të zhvilluar në pistën e Jerez. Piloti spanjoll me këtë sukses merr kreun e renditjes së përgjithshme, duke lënë pas Johan Zarco dhe Maverick Vinales. Marquez mori kryesimin në mesin e garës dhe duke përfituar edhe nga një aksident 8 xhiro nga fundi, që përfshiu 3 ndjekësit e tij më të afërt, Pedrosa, Lorenzo e Dovizioso, e kaloi i pari vijnë e finishit. Një garë e dobët përgjithësisht me Yamahan, me dy pilotët e saj Rossi dhe Vinales që e mbyllën garën respektivisht në vendin e pestë dhe të shtatë.Renditja për pilotë6 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Nadal konfirmohet pretendent në Barcelonë

Turneu i Barcelonës nuk solli asnjë surprizë në ditën e djeshme, teksa Rafael Nadal vazhdon të mos humbasë qoftë edhe një set, në fushat me dhe të kuq.Tenisti spanjoll u kualifikua në çerekfinale, pasi mposht lehtësisht 2-0 me sete bashkëkombësin Garcia Lopez, me shifrat 6-1 6-3.Nadal vijon kështu rrugën drejt mbrojtjes së titullit në Barcelonë, teksa kundërshtari i radhës për spanjollin do të jetë sllovaku Martin Klizan.Në çerekfinale u kualifikua edhe finalisti i edicionit të kaluar, austriaku Dominic Thiem, që në 1/8-at mposhti në 2 sete sllovakun Kovalik.Hasi vështirësi favoriti numër 2 për t’i shkuar deri në fund turneut 500 pikësh të Barcelonës, bullgari Grigor Dimitrov, i cili mposhti tunizianin Jaziri. Avancuan në çerekfinale edhe Pablo Carreno Busta, David Goffin e Roberto Bautista Agut.27 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Neymar kërkon nga PSG-ja ta transferojnë yllin spanjoll

Neymar po e dëshiron me ngulm largimin e Edinson Cavanit nga skuadra. Ylli brazilian nuk po mund të kuptohet me uruguaianin, andaj po e kërkon largimin e tij në verën që po vjen. Neymar ka kërkuar nga PSG-ja që ta shet Cavanin, në mënyrë që ata ta transferojnë Alvaro Moratan …

Lexone

Sot shkarkohet Conte, Chelsea e transferon super-trajnerin

Antonio Conte is on the brink of the sack after Chelsea were smashed 4-1 at Watford last night

Antonio Conte pritet që të shkarkohet sot. Humbja e turpëruese ndaj Watfordit mbrëmë, ka bërë që bordi i klubit londinez ta marr vendimin e shkarkimit të italianit. Sipas mediave angleze, me shkarkimin e Antonio Contes, Chelsea do ta transferoj ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enrique, përcjell ORAinfo. Trajneri spanjoll është aktualisht …

Lexone

Punë e kryer! Cavani nga sezoni i ri te gjiganti evropian

Edinso Cavani do të largohet nga PSG-ja në fund të këtij sezoni. Sulmues uruguaian nuk është i lumtur me trajtimin që po i bëhet në Francë, andaj e kërkon largimin. Cavani është bërë cak i shumë skuadrave, ku tani në garë është futur edhe Real Madridi, përcjell ORAinfo. Klubi spanjoll …

Lexone