Home / Tag Archives: skuadres

Tag Archives: skuadres

U kapën me prostituta, pezullohen 4 basketbollistët japonezë

Dënim mjaft i rëndë për 4 lojtarë të kombëtares japoneze të basketbollit, të cilët janë skualifikuar për 1 vit, pas skandalit në Lojërat Aziatike javën e kaluar.Lojtarët Takuma Sato, Nagayoshi Yuga, Takuya Hashimoto dhe Keita Imamura, e kishin tepruar me festimin e tyre në qytetin e Xhakartas të Indonezisë, ku janë kapur në një lokal nate me 4 prostituta. Madje ata ishin të gjithë të veshur me uniformën e kombëtares së tyre, që me siguri e ka bërë më të lehtë për t’u dalluar.Reagimi i federatës japoneze ishte i menjëhershëm. Vetë kreu i basketbollit në vend, deklaroi se sjellja e lojtarëve ishte e papranueshme, duke zhgënjyer të gjithë besimin e botës së sportit dhe jo vetëm, në Japoni.Ndërkohë lojtarët kanë kërkuar falje publike, duke shoqëruar fjalimin e tyre me shumë përulje. E vetmja gjë që ata kanë arritur të marrin, është stërvitja me shokët e skuadrës gjatë këtij sezoni, edhe pse nuk do të kenë mundësi të luajnë.30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

PSG gati të “rrëmbejë” yllin e Tottenham

PSG dëshiron të krijojë “bombën” e radhës këtë merkato. Klubi francez do të kërkojë të blejë Christian Eriksen nga Tottenham Hotspurs dhe për të janë gati të ofrojnë plot 100 milionë paund.Mesfushori ende nuk ka firmosur rinovimin e kontratës me londinezët, ndërkohë që diskutimet vazhdojnë ende, e për këtë arsye disa nga klubet më të fuqishme të Europës janë gati të bëjnë çmendurira për ta pasur danezin në grup.Por duhet theksuar që Tottenham do të jetë një kockë e fortë për tu bindur, pasi ekipi anglez nuk është përforcuar e nuk ka shitur asnjë lojtar gjatë kësaj vere. E humbja e 26-vjeçarit do ti kushtonte shumë Mauricio Pocchetinos, i cili nuk do të humbiste vetëm një lojtar kyç të skuadrës, por as nuk do të ketë mundësinë ta zëvendësojë me një blerje tjetër.Eriksen ka ende 2 vjet kontratë me Spurs, por në ndryshim nga yjet e tjerë të skuadrës si Harry Kane, Dele Alli apo Davinson Sanchez ai nuk ka nënshkruar akoma për një rinovim. Përveç PSG, interesim për lojtarin ka shfaqur..

Lexone

Dështoi në merkato, Manchester United kërkon drejtor sportiv

Jose Mourinho nuk mbeti aspak i kënaqur me merkaton e realizuar nga Manchester United këtë verë, që i vuri në dispozicion vetëm dy futbollistë të rinj, shumë pak për një skuadër që synon trofe.Gjithsesi tashmë merkato është mbyllur dhe portugezi do të duhet të kënaqet me organikën në dispozicion dhe të tentojë të marrë më të mirën.Nga ana tjetër, klubi anglez është vënë në lëvizje për të afruar një Drejtor Sportiv, që të mbulojë merkaton e skuadrës dhe të punojë për të përforcuar organikën.Emrat që janë vënë në shënjestër, janë Mario Monchi i Romës, Fabio Paratichi i Juventusit dhe ish portieri i “djajve të kuq”, Edwin Van der Sar, që aktualisht mbulon të njëjtin pozicion te Ajaxi.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Seks treshe me shokun e skuadrës, rrëfimi i lojëtarit trazon futbollin

Autobiografia e ish-lojtarit të Arsenal dhe Liverpul Jermaine Pennant ka zbuluar detaje interesante edhe për jetën private të futbollistit apo kolegëve të tij të Premier Ligës duke krijuar jo pak reagime në publik. Ndonëse ka vetëm 12 ndeshje për Arsenalin, Penant ka folur shumë për jetën e sthurur të futbollistëve mes të cilëve edhe Ashely Cole.Pennant tregon në libër se ai dhe shoku i tij kanë kryer marrëdhënie seksuale treshe me një vajzë. “ Nuk më kujtohet emri i gocës tani por mund të them se une dhe Ashely kryem mardhënie treshe me të. Ajo ishte gati për këtë.”Jermaine PennantIsh-anësori i djathtë gjithashtu zbulon edhe mardhënien me femra të tjera. “Ne kishim një lojë që e quanim Monopoli. Nëse dikush kishte fjetur me një vajzë dhe një tjetër flinte pas ty, atëherë ai duhet të të paguante 100 paund në formën e qerasë.”Pennant zbulon ne liber edhe një detaj tjetër për kolegun Cole, kur tregon se gjatë kohës që nisi të dilte me bashkëshorten aktuale Cheryl, ai kishte qenë ..

Lexone

Portieri shënon gol, Shpresat barazojnë me Bjellorusinë

Tre ditë pas triumfit 3-2 të Shqipërisë U-21 ndaj Bjellorusisë, të dy skuadrat u ndeshën sërish pasditen e sotme në “Elbasan Arena”. Këtë herë kuqezinjtë nuk e patën aspak të lehtë, pasi e panë veten në disavantazh që në fillim të lojës.Gjithsesi kuqezinjtë e Alban Bushit arritën të marrin një barazim 1-1, falë një goli të shënuar nga portieri Gentian Selmani, në minutën e tretë shtesë të takimit.Portieri i Laçit iu bashkua shokëve të skuadrës në zonë, gjatë ekzekutimit të një këndoreje, ndërsa përfitoi nga rrëmuja dhe shtyu topin në rrjetë.Vlen të përmendet se kuqezinjtë ishin më aktivë dhe më kërkues gjatë gjithë takimit, por nuk arritën të tregohen konkretë para portës bjelloruse.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO: “Shqiponja” ndalon “BMW” X5 me hashash në mes të Tiranës, trafikantët arratisen

Skuadra e policisë Shqiponja ka finalizuar këtë të enjte një operacion anti drogë në kryeqytet ku ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme kanabisi.“TemA TV” ka siguruar planet tek sa një patrullë policie ka ndaluar një automjet tip “BMW” X5 me dy persona brenda, në “Rrugën Bardhyl”.Teksa automjeti luksoz ka ndaluar dhe dy punonjës policie po ushtronin kontroll, njërit prej tyre i janë venë pranga ndërsa sipas dëshmitarëve okular nga vendi i ngjarjes, drejtuesi i automjetit ka goditur me grusht njërin nga punonjësit e policisë dhe është larguar me vrap në mes të lagjes.E ndërsa efektivët e skuadrës shqiponja janë vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit, nga krahu tjetër është larguar i riu që ishte në pranga.Por ky i fundit është arrestuar vetëm pak minuta më vonë.Ndërkohë nuk dihet ende nëse është arrestuar drejtuesi i automjetit që qëlloi punonjësin e policisë.(TemA TV)

Lexone

Në Argjentinë ngrenë alarmin: Duan të na përjashtojnë nga Botërori i Rusisë

“Duan të në nxjerrin jashtë Botërorit”. Është ky alarmi që vjen nga Argjentina, ku “Ole” u referohet zhvillimeve të fundit, pas ndeshjes së anuluar me Izraelin.Ekziston frika se ai vendim mund t’i kushtojë shumë skuadrës së Mesit me shokë.E përditshmja argjentinase, përfaqësuesit e “COMTEC”, që kishte organizuar ndeshjen në fjalë, janë gati të nisen për në Zyrih, me qëllimin për t’i kërkuar FIFA-s përjashtimin e Argjentinës nga Botërori i Rusisë. Arsyeja? Anulimi i miqësores me Izraelin.Sipas shoqërisë që kishte marrë përsipër organizimin e miqësores, në këtë rast kemi të bëjmë me një “diskriminim fetar”. Këtë çështje po e ndjekin nga afër avokatët tashmë.

Lexone

Perez mendon për Conten si pasues i Zidane

Vendimi i Zinedine Zidane për t’u larguar nga Reali, pas triumfit për herë të tretë radhazi në Champions League, duket se ka kapur të papërgatitur presidentin Florentino Perez.Ky i fundit nuk po arrin ende të gjejë një pasues për francezin, ndonëse ka kontaktuar disa trajnerë të njohur në Europë, si Allegri, Nagelsmann, Pochettino, etj.Emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i ish trajnerit të Italisë dhe Chelseat, Antonio Conte, i cili sapo është larguar nga stoli i skuadrës londineze.Mediat italiane dhe spanjolle raportojnë se mes palëve është realizuar një kontakt paraprak, për të testuar gatishmërinë e Contes për t’u ulur në stolin e Realit.Gjithsesi në ditët në vijim do të mësohet më shumë në lidhje me pasuesin e Zidane në stolin kampionëve të Europës, një çështje kyçe për t’u zgjidhur, para se të fillojë puna në merkato.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Mërgim Mavraj drejt një lëvizje të bujshme

Futbollist i Kombëtares shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj është pranë kalimit te njëra prej skuadrave me më shumë histori në futbollin turk.Mbrojtësit kuqezi me gjasë do të luaj me Fenerbahçe.Mbrojtësi kuqezi nuk pati marrëdhënie të mira kohët e fundit me gjermanët e Hamburgut.Për Mavrajn do të ishte një transferim i goditur. Jo vetëm ambiciet e skuadrës në kampionatin turk, por edhe në arenën evropiane.Fenerbahçe e përfundoi këtë sezon në vendin e dytë.Ky pozicion i jep mundësinë që të luajë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Lexone

FOTOT: Portieri De Gea “injoron” kryeministrin spanjoll, mban duart në xhepa kur ai flet

Portieri spanjoll i Manchester United, David de Gea ka injoruar kryeministrin e ri spanjoll gjatë ceremonisë që ky i fundit mbajti përpara ekipit kombëtar.Këtë veprim mesa duket portieri spanjoll e ka bërë pasi dy vite më parë u kritikua ashpër nga ish-kreu i opozitës spanjolle asokohe Pedro Sanchez.Tashmë që Pedro Sanchez merr “frerët” e qeverisë spanjolle, rol prej të cilit është i detyruar moralisht të përshëndesë ekipin kombëtar përpara një aventure tejet të rëndësishme, si Botërori “Rusi 2018”, portieri De Gea duket se ka realizuar dëshirën e tij për hakmarrje.Portieri i “djajve të kuq” ka mbajtur duart në xhep, edhe pse shokët e tij të skuadrës ishin rreshtuar dhe po duartrokisnin kryeministrin e ri të Spanjës. Një veprim ky që mediet spanjolle e kanë mbiquajtur “hakmarrja e De Geas”.Udhëheqësi socialist, Pedro Sanchez kritikoi portierin dy vite më parë, kur ai u implikua në akuza seksuale, akuza të cilat ai i kishte mohuar gjithsesi. Asokohe, Sanchez thoshte në një inter..

Lexone