Home / Tag Archives: skuadren

Tag Archives: skuadren

Shkëndija pret Salzburgun, gati të tentojë të pamundurën

Shkëndija e Tetovës do të luajë aktin e dytë të turit të tretë eliminator të Ligës së Kampionëve, teksa në orën 20:15 do të presë në stadiumin “Filipi II” të Shkupit, gjigantët austriakë të Salzburgut.Ndeshja e parë në Austri u fitua pastër dhe thellë, 3-0 nga skuadra vendase, ndërsa kuqezinjtë zhvilluan një lojë të mirë, po treguan shenja të mungesës së eksperiencës dhe u ndëshkuan.Në pamje të parë, sfida e sotme duket si formalitet për tetovarët, por trajneri Qatipi premtoi se skuadra e tij do të bëjë maksimumin për të vënë në vështirësi austriakët dhe për të mos u dorëzuar lehtë.Gjithsesi, edhe në rast eliminimi, Shkëndija do të vijojë aventurën në Play Off-in e Europa Leagues, ku do të ndeshet me skuadrën që do të kalojë nga çifti Cork City-Rosenborg.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Usain Bolt debuton në futboll, luan 20 minuta me Stromsgodset (Video)

Rreth 20 minuta në fushë, disa sprinte, një rast i mirë për të shënuar me kokë dhe një humbje e ngushtë. Kjo është sinteza e debutimit të Usain Bolt me skuadrën norvegjeze Stromsgodset.Rekordmeni i shumëfishtë në atletikë, në garat e 100 dhe 200 metrave, luajti në minutat e fundit të miqësores që skuadra e tij zhvilloi ndaj përfaqësueses U-19 të Norvegjisë, që fitoi minimalisht 1-0.Për Bold ishte një eksperiencë e vyer para ndeshjes së bamirësisë që do të luajë me 10 qershor në “Old Trafford” të Manchesterit, stadium ku gjithmonë ka ëndërruar për të qenë protagonist.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Zvicra ndal Spanjën, barazon 1-1 në miqësore

Zvicra ka arritur të ndalë Spanjën me një barazim 1-1, tetë vite pas fitores 1-0 të marrë në ndeshjen e fundit të luajtur kundër “Furive të Kuqe” në ndeshjen hapëse të këtyre dy ekipeve në Botërorin e 2010-ës.Gjithsesi, ky nuk është një lajm i keq për skuadrën e Lopetegui, duke parë se spanjollët kanë fituar Kupën e Botës pas humbjes së pësuar në 2010-ën.Për sa i takon ndeshjes, Odriozola ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 29-të. Reagimi i zviceranëve ka ardhur në minutën e 62-të me Rodriguez, që ka dërguar topin në rrjetë pas një gabimi të De Gea-s.3 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Zvicra ndal Spanjën barazojnë 1-1 në miqësore

Zvicra ka arritur të ndalë Spanjën me një barazim 1-1, tetë vite pas fitores 1-0 të marrë në ndeshjen e fundit të luajtur kundër “Furive të Kuqe” në ndeshjen hapëse të këtyre dy ekipeve në Botërorin e 2010-ës.Gjithsesi, ky nuk është një lajm i keq për skuadrën e Lopetegui, duke parë se spanjollët kanë fituar Kupën e Botës pas humbjes së pësuar në 2010-ën.Për sa i takon ndeshjes, Odriozola ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 29-të. Reagimi i zviceranëve ka ardhur në minutën e 62-të me Rodriguez, që ka dërguar topin në rrjetë pas një gabimi të De Gea-s.3 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Jade dhe Taylor, dy motrat Mega festojnë për Juven

1 of 5Jade dhe Taylor Mega janë dy tifoze të zjarrta të Juventusit. Dy motrat bukuroshe këtë vit kanë festuar bashkë me skuadrën bardhezi fitimin e titullit të 7-të kampion radhazi dhe Kupës së Italisë për të 4-n herë rresht.Dy modelet seksi janë krenare për skuadrën që bëjnë tifo dhe ende po i gëzohen sezonit fantastik që zhvilloi Juventusi.23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Sfida për Champions, Spalletti e Inzaghi ndajnë mendjen për formacionin

Të dielën në mbrëmje, në orën 20:45, sfida Lazio-Inter do të japë edhe verdiktin e fundit në lidhje me skuadrën që do të luajë në edicionin e ardhshëm të Champions leagues.Në ‘Olimpico’, bardhekaltrit luajnë për dy rezultate, ndërsa Inter i i Spallettit do të kërkojë me patjetër fitoren, për të arritur objektivin sezonal, pjesëmarrjen në Champions.E gjithë java ka qenë e ngarkuar veçanërisht në kampin e Lazios, ku çështja De Vrij ka ndarë opinionin, nëse duhet të luajë nesër apo jo, ndërsa edhe dëmtimet kanë bërë punë ne tyre.Nga ana tjetër, Luciano Spalletti udhëton me grup të plotë në Romë, teksa dilema e vetme është mbi formën e Gagliardinit dhe gatishmërinë për ta nisur sfidën nga fillimi.Gjithsesi duket se tashëm të dy trajnerët e kanë të qartë formacionin që do të hedhin nesër, për të përballuar me sukses sfidën e fundit dhe më të rëndësishmen e sezonit.Ja formacionet e mundshme të Lazio-Inter:

Lexone

Afrime të reja te Kukësi, ja kush janë dy mesfushorët spanjollë

Drejtuesit e Kukësit mesa duket kanë filluar të mendojnë për merkaton e verës dhe për skuadrën që do të marrë pjesë në Europë.Te Kukësi, kanë ardhur në provë dy mesfushorë spanjollë, të cilët do të vëzhgohen nga trajneri Pakult dhe nga stafi i tij e më pas do të vendoset për të ardhmen e tyre.Bëhet fjalë për mesfushorët Aleks Cano dhe Pao Otero, të cilët janë bashkuar me skuadrën gjatë ditës së sotme dhe do të vazhdo0jë provën për disa ditë të tjera.Aleks Cano, 28 vjeç, ka lindur në Barcelonë dhe vjen nga Kategoria e Tretë e kampionatit spanjoll.Ai aktivizohej me skuadrën e Gavas në Spanjë, skuadër që renditet në vendet e fundit, ndërkohë që te Kukësi vjen si lojtar i lirë.

Lexone

Bomba e Suarezit, Grizman te Barcelona!

Antuan Grizman te Barcelona, tashmë nuk është më thjesht një spekulim mediatik. Nëse mediat spanjolle janë për t’u besuar, sulmuesi francez e ka mbyllur marrëveshjen me klubin katalanas dhe burimi i lajmit është as më shumë e as me pak por një lojtar i Barcelonës, Luis Suarez.Sulmuesi uruguaian ka folur për një radio në vendlindje dhe me apo pa dashje, e ka bërë fakt të kryer transferimin e Grizmanit në Katalunjë, me francezin që kushton 100 milionë euro, nëse nuk rinovon.“Jemi krenarë që te Barcelona duan të vijnë lojtarët më të mirë, si Antuan Grizman, apo si ata që kanë ardhur muajt e shkuar, si Dembele e Kutinjo”.Pikërisht për Grizmanin deklaratat e Suarezit janë të bujshme: “Ai luan në nivele të larta prej vitesh, është lideri i sulmit tek Atletiko dhe është i mirëpritur në Barcelonë. Nuk vjen për t’i marrë vendin ndokujt, por vjen për te fituar trofe me skuadrën më të mirë në botë”.Po Nejmari pse iku? “Më erdhi shumë keq, sepse në jemi miq, përveçse ishim kolegë në re një..

Lexone

Superiorja luhet të shtunën, dy ndeshje me dyer të mbyllura

Kur kanë mbetur vetëm 5 javë deri në përfundimin e sezonit në Kategorinë Superiore, gara është e hapur për një ven dnë Europa League dhe për të përcaktuar skuadrën që do të shoqërojë Lushnjën në Kategorinë e Parë.Java e 32-të do të luhet e gjitha të shtunën, me 3 ndeshje në orën 16.00 dhe dy ndeshje në 19.00.Laçi-Skënderbeu do të luhet me dyer të mbyllura dhe korçarët kërkojnë të paktën një pikë, për të festuar titullin 4 ditë më vonë në rast suksesi në Lushnjë.Partizani do të presë në mbrëmje Teutën dhe ashtu si në Laç, do të luhet pa tifozë, pasi Partizani është dënuar me dy ndeshje.Kamza kundër Luftëtarit është një ndeshje e gjitha për t’u parë, sepse në lojë janë objektiva madhorë në të dy krahët dhe kush fiton, thuajse përmbush misionin e vet në këtë fund sezoni.Diskutim i njëjtë për Flamurtari-Vllaznia, sfidë ku vlonjatët duan të mbajnë gjallë shpresat evropiane dhe Vllaznia kërkon të mbajë larg Teutën. Në fund, Kukësi pret Lushnjën dhe është rasti ideal për hakmarrje, ..

Lexone

(VIDEO) Përjetimi nga stoli, Ikardi nuk i mban lotët!

Mauro Ikardi e ndien vërtet këtë fanellë, e ndien vërtet Interin. Ndryshe nuk mund të shpjegohen lotët e tij në fund të takimit përballë Juventusit. Kapiteni i Interit ka qenë pa dyshim heroik në fushë. Ai ka marrë skuadrën për dore siç di të bëjë vetëm një kapiten, e ka udhëhequr drejt përmbysjes në fushë, por në momentin që ka dalë nga loja nuk ka mundur të shmangë një humbje që mund të shkatërrojë plot ëndrra.Kjo e ka bërë të ndihet keq, sepse e ka pasur të pamundur t’i japë një dorë shokëve në fushë, që janë dorëzuar atëherë kur “San Siro” kishte nisur festën. Goli i 27-të në këtë sezon në Serinë A, i teti kundër Juventusit në 11 takime do të shtohet në listë, por për fatin e keq të tij, një gol pa shumë vlerë. Edhe ai e di fort mirë, ndaj e ka mbyllur takimin mes lotëve.

Lexone