Home / Tag Archives: skenderbeut

Tag Archives: skenderbeut

Edicioni 2018-2019, UEFA rrit shpërblimet, ja sa fitojnë ekipet shqiptare

550 milionë euro shpërblime për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në edicionin 2018-2019 në Europa League.Ky është buxheti i UEFA-s për kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në Europë, një shumë ndjeshëm më e lartë se ato të akorduara në ediconet e kaluara. Çdo skuadër pjesëmarrëse në fazën e grupeve do të shpërblehet me 2.92 milionë euro.Fituesit e çdo grupi do të marrin një bunus prej 1 milion eurosh, ndërsa të kualifikuarat si të dytat e çdo grupi 500 mijë euro secila. Çdo fitore në fazën e grupeve vlen 570 mijë euro, ndërsa barazimi 190 mijë euro.Risia e këtij edicioni lidhet me shumën prej 84 milionë eurosh në total që do t’u shpërndahet skuadrave të mëdha me probleme financiare, në bazë të paraqitjeve në 10 vitet e fundit. Vlera 1 e koeficientit është 71 430 euro, pra skuadra më e dobët më ranglistë do të marrë këtë shumë.Kjo do të thotë se skuadra me koeficientin më të lartë, e para nga 48 skuadrat pjesëmarrëse në fazën e grupeve, do të përfitojë 3.42 milionë eu..

Lexone

UEFA rrit shpërblimet për Europa League, ja sa fitojnë ekipet shqiptare

550 milionë euro shpërblime për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në edicionin 2018-2019 në Europa League. Ky është buxheti i UEFA-s për kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në Europë, një shumë ndjeshëm më e lartë se ato të akorduara në ediconet e kaluara. Çdo skuadër pjesëmarrëse në fazën e grupeve do të shpërblehet me 2.92 milionë euro. Fituesit e çdo grupi do të marrin një bunus prej 1 milion eurosh, ndërsa të kualifikuarat si të dytat e çdo grupi 500 mijë euro secila. Çdo fitore në fazën e grupeve vlen 570 mijë euro, ndërsa barazimi 190 mijë euro.Risia e këtij edicioni lidhet me shumën prej 84 milionë eurosh në total që do t’u shpërndahet skuadrave të mëdha me probleme financiare, në bazë të paraqitjeve në 10 vitet e fundit. Vlera 1 e koeficientit është 71 430 euro, pra skuadra më e dobët më ranglistë do të marrë këtë shumë. Kjo do të thotë se skuadra me koeficientin më të lartë, e para nga 48 skuadrat pjesëmarrëse në fazën e grupeve, do të përfitojë 3.42 milionë euro...

Lexone

Shpenzimi kolosal i Skënderbeut, 600 mijë euro studios ligjore për të fituar betejën në KAS

Klubi i Skënderbeut ka fituar gjithçka në sezonin e fundit, por tani ka edhe “finalen” e madhe, atë ndaj KAS-it, që është thelbësore edhe për ekzistencën e tij.Për ta fituar çështjen e hapur në lidhje me dënimin 10-vjeçar nga Kupat e Europës, drejtuesit e Skënderbeut kanë pajtuar një studio ligjore zvicerane dhe kostot janë të jashtëzakonshme.Burime të “Vipsport.al” pranë klubit jugor mësojnë se bëhet fjalë për një pagesë prej 600 mijë eurosh për këtë studio, e cila ka dhënë garanci në një përqindje të lartë për ta fituar çështjen në KAS.Mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë realisht dhe brenda datës 5 pritet të mësohet se pari, nëse Skënderbeu do të marrë pjesë apo jo në Champions, më pas vazhdon beteja ligjore në KAS.Drejtuesit janë optimistë për fitimin e çështjes, ndaj dhe janë bindur të shpenzojnë një shifër kaq të lartë për studion ligjore.

Lexone

FOTOT: Plehra, gurë dhe shkatërrim, ja çfarë la pas protesta e opozitës

Xhama të thyer, fasada të ndotura, rrjeta teli të shkatërruara, lulishte të dëmtuara, flakadanë të djegur, e mbeturina pa fund.Kjo ishte panorama e asaj që la pas protesta e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ambientin rreth Ministrisë së Brendshme.Protestuesit kanë goditur në vazhdimësi godinat e institucioneve shtetërore me flakadanë dhe bojë, ndërsa kanë shkatërruar dhe shkelur çdo gjë që u ka dalë para.Siç shihet edhe nga fotot ata kanë shkatërruar edhe gjithë rrethimin e firmës që po bënë ndërtimin e lulishtes pas monumentit të Skënderbeut, ndërsa platformat e hekurta i kanë përdorur edhe si masë për të goditur policinë dhe për të mësyrë në Ministrinë e Brendshme.Por edhe kësaj here punëtorët e qytetit kanë qenë në lartësinë e duhur, pasi ndërsa demokratët vijonin protestën e tyre para Ministrisë së Brendshme ata kanë ndërhyrë për të pastruar të gjithë bulevardin dhe itinerarin ku kaloi protesta.

Lexone

Nuk mjafton fitorja 5-1 në Korçë, Vllaznia bie për herë të parë nga Kategoria

Vllaznia fitoi 5-1 në Korçë ndaj Skënderbeut kampion, por kjo fitore e thellë nuk mjaftoi dhe tashmë shkodranët do të luajnë në Kategorinë e parë.Kamza arriti të merrte 3 pikët e mbijetesës në kryeqytet ndaj Partizanit me një gol të shënuar nga Rezi.Ndërkohë, në Korçë, Vllaznia arriti të shënojë dy gola në pjesën e parë dhe 3 në të dytët, të cilët ishin të mjaftueshëm për mbijetesën nëse Kamza do të barazonte me Partizanin, por kjo gjë nuk ndodhi në “Selman Stërmasi”.23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Skënderbeut përgënjeshtron sërish: Lajme të pavërteta, UEFA ka shlyer çdo detyrim ndaj nesh

Për të dytën ditë me radhë, klubi korçar ka reaguar me anë të faqes së tij zyrtare, duke hedhur poshtë lajmin e publikuar sot nga e përditshmja “Panorama Sport” në lidhje me bllokimin e parave nga ana e UEFA-s.Klubi korçar saktëson në këtë reagim të fundit se nga UEFA janë shlyer të gjitha detyrimet financiare në lidhje me aktivitetet europiane.Ja dhe reagimi i plotë i klubit korçar:“Duke marrë shkas nga shkrimi i publikuar sot në gazetën ‘Panorama Sport’, në lidhje me detyrimet financiare të UEFA-s karshi KF Skënderbeu, dëshirojmë të mohojmë kategorikisht lajmin e publikuar në shtypin e shkruar, sot më datë 19 maj 2018.Shpjegojmë se UEFA ka shlyer çdo detyrim financiar karshi klubit për aktivitetet europiane të sezonit aktual dhe nuk ka asnjë detyrim të prapambetur. Shprehim keqardhjen tonë që prej disa ditësh, media po trillon lajme totalisht të pavërteta karshi KF Skënderbeut dhe drejtuesve të klubit.Faleminderit për mirëkuptimin!Me respekt, KF Skënderbeu

Lexone

Luftëtari ka mungesa para Skënderbeut, por fitorja nuk duhet vënë në diskutim

Ndeshja e së shtunës me Skënderbeun është shumë e rëndësishme për Luftëtarin, që duhet të sigurojë pjesëmarrjen historike në Europa League.Me një fitore të mundshme ndaj korçarëve, në kombinim me rezultatet e Laçit dhe Partizanit, që kanë ndeshje të vështira, gjirokastritët mund ta realizojnë objektivin që të shtunën. Në të kundërt, duhet të fitojë edhe në Lushnjë javën e fundit.Për sfidën me kampionët e rinj të Superligës, trajneri Lika duket se do të ketë mungesa, ku veç Rrocës, janë edhe Jakovljeviç dhe Lamçja që rrezikojnë.Asnjëri nga këta nuk është stërvitur dje me grupin dhe mbetet për t’u parë gjendja deri të shtunën. Beqiri dhe Abazaj i janë bashkuar ekipit.Megjithatë, ka shumë besim se ndeshja e radhës do të fitohet, duke ditur se Skënderbeu e ka realizuar objektivin dhe nuk do të sforcohet në Gjirokastër. Gjithsesi, vlerësimi i gjirokastriteve është maksimal.

Lexone

Zyrtare: Kukësi në vazon e parë në Champions… në pritje të Skënderbeut

Zyrtarizimi dje i vendit të dytë në Superiore për Kukësin ka përkuar edhe me zyrtarizimin e pranisë në vazon e skuadrave të forta në shortin e turit të parë të Ligës së Kampioneve.Sigurisht, verilindorët duhet të presin të mësojnë se çfarë do të ndodhë me Skënderbeun dhe apelimin e tij në KAS para se të fillojnë përgatitjet për një aktivitet të tillë.Por në kushtet aktuale, vendimi në fuqi është ai i përjashtimit nga Europa të korçarëve, që bën kuksianët pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve.Nëse Skënderbeu dihej se e kishte të sigurt praninë në vazon e më të fortëve për turin e parë, kësaj arritje tashmë mund t’i gëzohet edhe Kukësi.Me mbylljen e pjesës më të madhe të kampionateve në Europë dhe me përllogaritjet e koeficienteve, skuadra e drejtuar nga Pakult e sheh veten mes 15 emrave në pjesën e sipërme të grupit të ekipeve që marrin pjesë në Ligën e Kampioneve në këtë tur duke pasur mundësi më të mëdha për kalimin e tij.Kështu do të ketë ekipe të kampionateve më të dobëta si r..

Lexone

Daja i dëshpëruar: Kështu nuk vazhdohet!

Rezultate imazhesh për alex seitaj

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ishte dukshëm i zhgënjyer pas humbjes në Laç, aq sa shkon deri aty sa të përmendë edhe largimin, duke e justifikuar me shpërbërjen e skuadrës në pjesën e dytë në Laç.“Bëmë gjithçka mirë në pjesën e parë, përveç golit në fund. Bëmë ndërrime të detyruara, Shehi kishte bllokim total, ashtu si Muzaka që pësoi dëmtim dhe u prishën ekuilibrat në pjesën e dytë.“Marr përgjegjësitë e mia, natyrisht, sepse nuk mund të prishen ekuilibrat në këtë mënyrë dhe duhet të bëjmë një analizë të fortë. Do të reflektojmë, të gjithë, duke nisur nga unë. Skuadra nuk është e qetë, ka ndikuar edhe ardhja e lajmit të djeshëm nga Apeli i UEFA-s, por nuk na falet kjo rënie. Nëse grupi dhe unë si trajner nuk gjejmë forcë të ruajmë të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë, atëherë është një problem mes nesh, nuk kanë të bëjnë fare drejtuesit. Nuk do të thotë që tani që po dënohet Skënderbeu unë po largohem, por unë dua që skuadra të tregohet serioze deri në fund, jo të shpërbëhet..

Lexone

DIREKT/ Laçi gjen golin e barazimit, shënon Rexhinaldo

Do të matin forcat dhe në finalen e Kupës, por fillimisht duhet të zhvillojnë takimin e katërt sezonale në kampionati. Laçi ka mundur ta befasojë Skënderbeun në fazën e dytë me një gol të Myrto Uzunit dhe kërkohet një tjetër sukses, për t’u rikthyer në rrugën e mbarë në kampionat pasi kanë disa ndeshje që nuk po marrin dot fitore. Skënderbeu në anën tjetër nuk mundi që ta festonte titullin në ndeshjen me Kukësin dhe nuk do që ta shtyjë dhe për shumë marrjen e titullit të 8-të në histori.Laçi 2-2 Skënderbeu Shënues: Lulaj 45+1′, Rexhinaldo 52′, Soue 32′, 39′32′ – Vertikalizim i bukur për Soue, sulmuesi i vetëm me Slemanin nuk gabon duke kalaur të tijtë në avnatazh .http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2018/05/Goli-i-Korces.webm 39′ – Sërish është Soue që tregohet vigjilent dhe shfrytëzon pasigurinë e kurbinasve në mbrojtje dhe shënon golin e dytë.45+1′ Pas një harkimi nga e djathta, Lulaj me kokë tregohet i saktë dhe ngushton diferencën.http://sportekspres.com/wp-content..

Lexone