Home / Tag Archives: sistemin

Tag Archives: sistemin

Arben Ahmetaj shkarkon një kryetar dhe 13 inspektorë të ISSH-së: Çdo muaj do largojmë punonjësit më të dobët

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka zhvilluar një takim me Drejtorite rajonale te Sigurimeve Shoqerore.Në këtë takim, Ahmetaj ka shkarkuar 13 inspektore te kontributeve ne drejtorite rajonale dhe nje kryetar dege.“Kemi vendosur objektiva te matshem performance per cdo inspektor.Çdo muaj do te largohen nga puna inspektoret me performancen me te ulet.Zinxhiri i pergjegjesisë do ts shtrihet nga drejtoret rajonale, deri tek inspektoret ne terren.ISSH duhet te kthehet ne nje institucion qe arketon te ardhura ne favor te buxhetit te shtetit.Rritja e performances, do zbatojme metodologji te re pune. Nderlidhje online me sistemin e tatimeve per kontributet”, ka thënë Ahmetaj gjatë fjalës së tij.

Lexone

FOTO/ Në burg apo në Turqi? Ja ku ndodhet Adriatik Llalla

Ish- prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla po qëndron në Gjermani.Lapsi.al ka siguruar një foto të Llallës në një lokal në Bremen në shoqërinë e familjarëve të tij.Mësohet se në të njëjtin qytet jeton edhe motra e ish- kryeprokurorit.Fillimisht u tha se Llalla strehohej në Turqi.Shkak u bë një letër e shkruar në turiqsht, një prokurorë drejtuar Kolegjit të Apelimit (një nga organeve të vetingut), ku ai konfirmonte se përfaqësues i tij, do të ishte avokati Sokol Hazizaj.Ka pasur raportime madje, se ai ndodhet në burg në Gjermani.Llalla nuk pranoi të rikthehej në sistemin e drejtësisësi prokuror i thjeshtë dhe u dorëhoq me një letër dërguar presidentit.Pavarësisht se nuk është pjesë e sistemit të drejtësisë, vazhdon të jetë në diskutim çështja nëse Adriatik Llalla duhet t’i nënshtrohet vetingut apo jo.Vendimi i parë i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte që ish- kryeprokurori nuk do t’i nënshtrohet vetingut, por pas ankimimit të Komisionerit Publik, një vendim ..

Lexone

VIDEO/ Ja përmendin babain në emision, çuni i Fahriut “shpërthen” ndaj themeluesit të PD: Je komunist që ke fut njerëz në burg, jam perëndimor

Çuni i Fahri Balliut ka vendosur standardin e radhës në daljet e tij televizive. Ai ka kërkuar nga moderatorët që në panel me të të mos ulen persona me bindje komuniste pasi nuk është mësuar të rrijë me të tillë individë.Deputeti i Bashës, është konfliktuar edhe me themeluesin e PD Shenasi Rama fill pasi ky i fundit i përmendi pasurinë dhe babain Fahri Balliu.Demokrati i ri ka akuzuar demokratin e vjetër për përfshirje në sistemin e Enver Hoxhës.Në këtë vend kemi dëgjuar mjaft çudi, por që djali i Fahriut të akuzojë bashkëmoshatarët e të atit për lidhje me diktaturën, kjo vërtet guxim si deklaratë pasi jo të gjithë mund ta kapërdijnë kaq lehtë “turpin me bukë”.(TemA)

Lexone

Dy gjyqtarë në sitën e vettingut, në “valle” hyn dhe Gjykata e Lartë

Më 1 qershor është radha e gjyqtares Marçela Shehu që të dalë në seancën dëgjimore publike në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.Gjyqtarja e rrethit gjyqësor të Kurbinit do të kalojë në sitën e vettingut për anën profesionale, pasurinë dhe integritetin. Trupa e KPK-së që do të shqyrtojë rastin e saj përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.Në bazë të vendimit të kësaj trupe do të varet edhe e ardhmja e kësaj gjyqtareje në sistemin e drejtësisë, nisur nga fakti që Marçela Shehu është kandidate edhe për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.Ndërkohë, katër ditë më vonë në sitën e vettingut do të kalojë gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Trupa gjykuese që do të vendosë për të do të përbëhet nga Suela Zhegu, Pamela Qirko dhe Genta Tafa.28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Stuhia e vetëtimat “pushtojnë” Britaninë

Pjesa më e madhe e Britanisë së Madhe këtë fundjave është pushtuar nga shirat e rrëmbyeshëm dhe vetëtimat që kanë zbardhur në mënyrë spektakolare qiellin.Rreth 15 mijë vetëtima janë regjistruar brenda 4 orësh mesnatën e së shtunës.Kjo solli që Aeroporti “Stansted” të raportonte për vonesa në fluturime mëngjesin e kësaj të diele, pasi një goditje vetëtime nxori jashtë funksioni përkohësisht sistemin e furnizimit me karburant të avionëve.Mëngjesin e së dielës, stuhitë shkaktuan më shumë sesa 25 mm shi në disa pjesë të Uellsit dhe Midlands, për më pak se një orë.Por, nuk ka mbaruar me kaq, pasi Uellsi dhe Anglia jugore do të përballen sërish me stuhi e vetëtima këtë fundjavë e deri të hënën. (TemA)

Lexone

Erdogan do të shkrijë Ministrinë e Punëve Europiane

Nëse do të rikonfirmohet president i Turqisë në zgjedhjet e 24 qershorit, Recep Tayyip Erdogan, do të shkrijë Ministrinë e Punëve Europiane me atë të Jashtme.Lajmin e bën të ditur “Hurriyet”, e cila saktëson se kjo lëvizje ka të bëjë me premtimin e presidentit për të reduktuar nga 25 në 15 numrin e ministrive të Turqisë.Kjo bëhet e mundur falë ndryshimeve kushtetuese që bëjnë të ligjshëm sistemin presidencial, duke i dhënë më shumë pushtet kreut të shtetit.Marrëdhëniet me Brukselin me shumë gjasa do t’i besohen njërit prej 4 zv.presidentëve që Erdogan do të ketë në administratën e re.Në manifestin elektoral të AKP-së, partia e Erdoganit, premtohet forcimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike me disa rajone, në mënyrë të veçantë me BE-në. (TemA TV)

Lexone

Studimi më i fundit: Viagra dhe vaksina ndaj gripit mund të trajtojnë kancerin

Një kombinim i viagrës dhe vaksinës për gripin mund të trajtojë kancerin, sugjeron një studim i ri. Kjo përzierje e ilaçeve mund të nxisë sistemin imunitar të sulmojë qelizat tumorale të mbetura pas operacionit për heqjen e masës tumorale.Pasi e testuan trajtimin tek minjtë me kancer të mushkërisë, hulumtuesit shkencorë kanadezë vunë re një rënie me 90% të përhapjes së sëmundjes.Trajtimi do të testohet tani tek 24 pacientë me kancer të mëlçisë dhe mund t’i hapë rrugë aprovimit të tij për t’u përdorur gjerësisht tek pacientët me kancer.Normalisht, qelizat imunitare të quajtura qelizat vrasëse natyrale luajnë rol në zhdukjen e qelizave kancerogjene metastatike. Por, operacioni shkakton një tjetër lloj të qelizës imunitare, e quajtur qeliza shtypëse e nxjerrë nga mieloidi, që bllokon qelizat vrasëse natyrale. Shkencëtarët nga Universiteti Ottawa, me drejtuese dr. Rebecca Auer, kanë zbuluar se ilaçet për disfunksionin erektim bllokojnë këto qeliza shtypëse, duke lejuar qelizat vrasës..

Lexone

OnePlus 6, telefoni i vitit

Smartphone më i ri, që pritet të lançohet bujshëm në treg, është OnePlus 6. Nga karakteristikat që kanë dalë deri më tani, kjo pajisje pritet të bëhet një nga telefonat më të mirë të këtij viti.Ekrani i madh pa rritur dimensionet e telefonit, çmimi i ulët dhe përditësime të reja brenda në sistemin e operimit të celularit, mund ta bëjnë OnePlus 6 që të vendoset në krye të listës së telefonisë celulare.Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar ende, OnePlus 6 mendohet se do të operojë me proçesorin Qualcomm Snapdragon 845.The post OnePlus 6, telefoni i vitit appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

DOSSIER/ Zbulohet rrëfimi i hershëm i princit gjerman për femrat shqiptare: Janë kaq të bukura, me shtat dhe pamje si Junona

Në faqen n°231 të librit me titull “Mémoires et voyages du prince Puckler-Muskau. Tome V.”, botuar në vitin 1832 – 1833, në Paris, nga shtëpia botuese “H. Fournier jeune”, gjejmë rrëfimin e princit gjerman, Hermann Ludwig Heinrich Pückler-Muskau (1785 – 1871) mbi takimin e tij me bukuroshet shqiptare në Itali.Çfarë mbresash i ka lënë asokohe ky takim ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja“…Ndërkohë, vetëm kur mbërritëm në territorin napolitan, mësuam se ç’ishte udhëtimi me pozicione. Ditën e parë, qe ende e mundur të shijonim, nga lartësitë e Albanos dhe Aricias, pamjen e bukur të detit dhe fshatrave të Romës ; Madje, ne mundëm, gjatë një ngjitjeje, të dilnim nga makina (karroca), të ecnim drejt një burimi nën hije të Aricias, dhe ku biseduam për disa çaste me këto shqiptare të bukura, të cilat kishim dëshiruar aq shumë t’i njihnim.Ne gjetëm në këtë vend, dhe sidomos në Velletri, gra kaq të bukura, me shtat dhe pamje si Junona, ku u bindëm p..

Lexone

Google bën hapa të mëdha me inteligjencën artificiale: Ja risia që do të sjellë

Teknologjia e re e kompanisë Google e njohur si asistenti i Google mund të fitojë aftësi të reja për trajtuar veprime si rezervimet e restoranteve pa përdorur duart.Google mund të zbulojë përditësimet për sistemin operativ Android, të mundësojë sugjerime më të mira të lundrimit në Google Maps dhe të shtyjë më tej në teknologjinë e zgjeruar të realitetit, që mbivendos një pamje të botës reale me imazhe dixhitale.Gjigandi i kërkimit synon të bëjë ndihmësin e tij të dobishëm që njerëzit të mos jetojnë pa të, ose rezultatet e shpejta që i shfaqen përdoruesve kur kërkojnë diçka.Një gjë tjetër që mund të prezantojë Google është plani për përmirësuar kujdesin shëndetësor, për të ruajtur mjedisin apo për të bërë zbulime shkencore

Lexone