Home / Tag Archives: siperfaqe

Tag Archives: siperfaqe

Në Gjirin e Lalzit priten pishat e “mbillet” betoni

Vazhdon prerja e pishave të buta në Gjirin e Lalzit, ku bizneset e ndërtimit nxitojnë të ngrënë të tjera objekte betoni për t’iu përgjigjur kërkesës për vila luksi dhe interesit në rritje të turistëve për këtë zonë.Në emër të zhvillimit të turizmit, subjektet vijojnë të dëmtojnë brezin e gjelbër për të përfituar sipërfaqe të reja për ndërtime dhe infrastrukturë rrugore.Pylli, që mbeti i paprekur gjatë viteve ’90, po dëmtohet vazhdimisht, ndërsa e gjithë kjo veprimtari betonizimi ka rritur ndjeshëm edhe ndotjen në zonë.Mbetje urbane dhe inertesh i gjen të hedhura pa kriter mes pemëve dhe pranë rrugëve dytësore. Vatra moçalore janë krijuar.Ndërkohë, gjurmët e masakrës në pyll janë të dukshme dhe pse trungjet e pishave të prera janë hequr. Pas kanë mbetur degë e mbetje pemësh të prera dhe firmat e ndërtimit që punojnë me intensitet të lartë.Gjiri i Lalëzit i ngjan një kantieri të madh ndërtimi në këtë fillim sezoni turistik, ndërsa prerja e pemëve dhe ndërtimet që ngrihen në ven..

Lexone

“Zbërthehen” para hetuesve punëtorët që ndërtuan laboratorin e drogës në Fier: Po ngrinim një pulari, ja ç’ndodhi

Kanë dëshmuar para grupit hetimor punëtorët që ndërtuan laboratorin e drogës në Fier.Punëtorët kanë mohuar përfshirjen e tyre duke thënë se nuk kishin dijeni për kanabisin.Ata nënvizojnë se po ndërtonin një pulari dhe jo laborator.“Po ndërtonim një pulari, jo laborator droge”, kanë deklaruar punëtorëtAktiviteti u zbulua një ditë më parë në fshatin Mbrostar të Fierit, në pronësi të 50-vjeçarit Vladimir Çilotaj.Nga hetimet e kryera, ky i fundit rezultoi se ishte emër i njohur për drejtësinë ku ai ishte arrestuar më parë për vjedhje dhe rrëmbim të një vajze.Ndërkohë, laboratori me sipërfaqe 300 metra katror përmbante brenda bazë ushqimore për bagëtinë, por në brendësi hetuesit gjetën pajisje të montuara, që dyshohet se do të përdoreshin për kultivimin dhe përpunimin e hashashit.Gjithashtu, në afërsi të fshatit Seman u gjet dhe një gomone 12 metra e gjatë, që dyshohet se do të përdorej për trafikimin e lëndës narkotike drejt Italisë.(TemA)

Lexone

Largoni dhimbjet e shpinës me këtë ushtrim të thjeshtë…

Është aq i lehtë sa që mund ta bëni edhe në 35 gradë, madje mund ta bëjnë edhe njerëzit e moshës së shtyrë.Nëse jeni shumë dembelë dhe nuk keni vullnet për stërvitje të rënda, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të kujdeseni për trupin dhe shëndetin.Edhe në temperatura të larta, edhe në moshën e shtyrë, duhet të ushtroni shputat – nëse ato janë të dobëta, trupi kompenson gjithë ato që shputat nuk janë në gjendje t’i bëjnë.Ushtrimi i shputave mund të lehtësojë dhembjen e shpinës, të forcojë eshtrat e këmbëve dhe të forcojë balancën dhe kontrollin e lëvizjeve tuaja.Mjafton që të ngriheni në gishta dhe t’i lëshoni shputat në dysheme.Ushtrimet bëni këmbëzbathur, mirëpo kur shputat të forcohen, ushtrimin mund ta bëni në sipërfaqe të pjerrtë kështu që ngritja e thembrës nga dyshemeja do të jetë edhe më e vështirë.

Lexone

Zjarr i madh ka përfshirë këtë lagjje të Shkupit

Po digjet bar i thatë dhe mbeturina në një sipërfaqe prej 10.000 metër katror në Novo Lisice, tek ndalesa e fundit e autobusëve të linjës numër 5. Aktualisht zjarri është duke u shuar, ka njoftuar komandanti i Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Shkupit, Zvonko Tomevski. “Zjarri është duke u shuar …

Lexone