Home / Tag Archives: siguruar

Tag Archives: siguruar

“Tirana Parking” dhuron gjak për të sëmurët talasemikë

Tirana Parking iu bashkua sot nismës për dhurimin e gjakut në ndihmë të sëmurëve me talasemi dhe atyre ne nevojë. Punonjësit e agjencise ne varesi te Bashkise se Tiranes, u sensibilizuan per te kontribuuar vullnetarisht në dhurimin e gjakut.Tirana parking është institucioni i gjashtë i Bashkisë së Tiranës që ka kontribuar në këtë nismë, pas APR-së, Policisë Bashkiake, DPN3, AMK dhe UKT.Falë kontributit të institucioneve të Bashkisë së Tiranës, gjatë periudhës së verës është siguruar nje sasi e mire gjaku per te semuret, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ka bërë që problematika e furnizimit me gjak të mos ndjehet më gjatë periudhës së verës, ku dhe nevoja është më e lartë, si për shkak të sëmundjeve, ashtu edhe të aksidenteve.Ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se tashmë me kalimin e kësaj faze emergjente, institucionet e saj do ta kthejnë dhurimin e gjakut në një proces të periodik.30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ende pa ardhur shtatori nisin ndryshimet në qeveri! Rama firmos shkarkimin e zv.ministres

Kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra sot me vendim te Këshillit te Ministrave Kleopatra Maliqin, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Lajmi behet i ditur nga burime te “Panorama”, e cila ka siguruar edhe vendimin.JA VENDIMI:VENDIM Nr. 341, datë 7.6.2018PËR LIRIM NGA DETYRA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Kleopatra Maliqi, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYEMINISTRI Edi RamaThe post Ende pa ardhur shtatori nisin ndryshimet në qeveri! Rama firmos shkarkimin e zv.ministres appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

VIDEO: “Shqiponja” ndalon “BMW” X5 me hashash në mes të Tiranës, trafikantët arratisen

Skuadra e policisë Shqiponja ka finalizuar këtë të enjte një operacion anti drogë në kryeqytet ku ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme kanabisi.“TemA TV” ka siguruar planet tek sa një patrullë policie ka ndaluar një automjet tip “BMW” X5 me dy persona brenda, në “Rrugën Bardhyl”.Teksa automjeti luksoz ka ndaluar dhe dy punonjës policie po ushtronin kontroll, njërit prej tyre i janë venë pranga ndërsa sipas dëshmitarëve okular nga vendi i ngjarjes, drejtuesi i automjetit ka goditur me grusht njërin nga punonjësit e policisë dhe është larguar me vrap në mes të lagjes.E ndërsa efektivët e skuadrës shqiponja janë vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit, nga krahu tjetër është larguar i riu që ishte në pranga.Por ky i fundit është arrestuar vetëm pak minuta më vonë.Ndërkohë nuk dihet ende nëse është arrestuar drejtuesi i automjetit që qëlloi punonjësin e policisë.(TemA TV)

Lexone

FOTO/ Në burg apo në Turqi? Ja ku ndodhet Adriatik Llalla

Ish- prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla po qëndron në Gjermani.Lapsi.al ka siguruar një foto të Llallës në një lokal në Bremen në shoqërinë e familjarëve të tij.Mësohet se në të njëjtin qytet jeton edhe motra e ish- kryeprokurorit.Fillimisht u tha se Llalla strehohej në Turqi.Shkak u bë një letër e shkruar në turiqsht, një prokurorë drejtuar Kolegjit të Apelimit (një nga organeve të vetingut), ku ai konfirmonte se përfaqësues i tij, do të ishte avokati Sokol Hazizaj.Ka pasur raportime madje, se ai ndodhet në burg në Gjermani.Llalla nuk pranoi të rikthehej në sistemin e drejtësisësi prokuror i thjeshtë dhe u dorëhoq me një letër dërguar presidentit.Pavarësisht se nuk është pjesë e sistemit të drejtësisë, vazhdon të jetë në diskutim çështja nëse Adriatik Llalla duhet t’i nënshtrohet vetingut apo jo.Vendimi i parë i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte që ish- kryeprokurori nuk do t’i nënshtrohet vetingut, por pas ankimimit të Komisionerit Publik, një vendim ..

Lexone

VIDEO: Emirates Airline prezanton avionin me dritare virtuale

Emirates Airline ka zbuluar një suitë të re të klasit të parë në bordin e avionit të saj të fundit që përmban dritaret virtuale.Në vend që të shohin direkt jashtë, udhëtarët shohin imazhe të projektuara nga jashtë aeroplanit duke përdorur kamerat me fibra optike.Linja ajrore thotë se hap rrugën për heqjen e të gjitha dritareve nga aeroplanët e ardhshëm, duke i bërë ato më të lehta dhe më të shpejta.Presidenti i kompanisë, Sir Tim Clark tha se imazhet ishin “aq të mira, është më mirë se me syrin natyral”.Dritaret virtuale mund të gjenden në kabinën e klasit të parë të avionit më të ri të Emirateve Boeing 777-300ER. Sir Tim i tha BBC se qëllimi përfundimtar ishte që të kishte avionë pa dritare fare.“Imagjinoni tani një avion si ju jeni në konvikt pa dritare, por kur hyni brenda, ka dritare. Tani ju keni një avion që nuk ka dobësi strukturore për shkak të dritareve. Avionët janë më të lehtë, avioni mund të fluturojë më shpejt, do të djegin më pak karburant dhe do të fluturojnë m..

Lexone

“Apokalipsi” britanik! Skenari i një divorci pa marrëveshje

Më 29 mars të vitit të ardhshëm do të zyrtarizohet përfundimisht procesi i njohur si Brexit. Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Europian duke hequr dorë edhe nga detyrimet dhe privilegjet që i jep deri më tani Unioni.Për të mos u zënë të papërgatitur, qeveria e Theresa May ka hartuar një plan ku parashikohen të gjithë skenarët e mundshëm. Skenari më pesimist është ai që mban emrin “Skenari i Apokalipsit”. Zyrtarisht nuk ka asnjë deklaratë pohuese apo mohuese për ekzistencën e tij, por në mediat britanike qarkullon prej disa ditësh.Bëhet fjalë për një parashikim të zymtë të shkëputjes, që do të trondiste vendin, aq sa në rajonet më të largëta të Britanisë së Madhe të mungonin edhe ilaçet.Sipas këtij skenari, që në ditën e parë të shkëputjes, porti i Doverit, më i madhi në vendin ishullor, do të paralizohej për shkak të procedurave të zhdoganimit, që do të rinisin, pasi vendi nuk do të jetë më pjesë e tregut të përbashkët europian.Brenda pak ditësh rajonet si Kornuel dh..

Lexone

Politika përzihet me futbollin/ Argjentina anulon miqësoren me Izraelin

Argjentina ka anuluar një ndeshje miqësore me Izraelin, nën presionin politik të kohëve të fundit në Rripin e Gazës. Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i tha kanalit ESPN se ndeshja është anuluar.“Më në fund bënë gjënë e duhur”, ka thënë ai në një intervistë.Edhe ambasada e Izraelit në Argjentinë njoftoi përmes Tuiterit se ndeshja është anuluar. Mediat raportojnë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i ka telefonuar presidentit Mauricio Macri në përpjekje për të arritur mirëkuptim për miqësoren që duhej të luhej në Jeruzalem të shtunën, por pa sukses.Lajmi i anulimit të ndeshjes u prit me festime në Gaza, ku të paktën 120 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite gjatë protestave të fundit.Në Ramallah, në Bregun Perëndimor, shoqata palestineze e futbollit me anë të një deklarate falënderoi sulmuesin e Argjentinës, Lionel Messi, dhe kolegët e tij për anulimin e ndeshjes.“Vlerat, morali dhe sporti kanë siguruar fitoren sot dhe një karton i kuq i është ngritur Izra..

Lexone

Historike: Dhjetë gra saudite pajisen për herë të parë me… patentë

Arabia Saudite u ka lëshuar grave patenta për drejtim të makinave për herë të parë në disa dekada, vetëm disa ditë pasi është larguar ndalesa shtetërore për këtë gjë.Dhjetë gra kanë zëvendësuar këtë dokument me patentat e huaja në disa qytete saudite.Sipas ligjeve të këtij shteti, gratë duhet të kërkojnë leje nga burrat e tyre për shumicën e vendimeve dhe veprimeve, duke përfshirë edhe ndalimin e drejtimit të automjetit.Më herët familjeve u është dashur të angazhojnë shofer privat për të bartur gratë nga një lokacion në tjetrin.Mirëpo grupet për të drejtat e njeriut në Mbretëri kanë bërë fushatë me vite për t’iu siguruar grave këtë të drejtë, derisa disa prej tyre janë burgosur për shkak të sfidimit të këtij rregulli.Ministria saudite për Informim ka thënë se pritshmëritë janë që javën e ardhshme edhe 2,000 gra të tjera t’i shtohen personave që kanë të drejtë të ngasin makinën në Mbretëri.Sipas ministrisë dhjetë gratë që tashmë kanë fituar patentat e tyre “kanë bërë histori..

Lexone

Zjarri në Londër, fatale instruksionet për të qëndruar në shtëpi (Foto)

Urdhri për të “qëndruar në shtëpi”, i siguruar nga udhëzimet anti-zjarri të vendosura nga administratorët brenda Kullës Grenfell në Londër, grataçela rezidenciale që u shkrumbua më 14 qershor 2017, ishte një faktor fatal dhe kontribues në vdekjen e disa prej 72 viktimave të zjarrit. Kjo mbështetet nga një raport nga ekspertja Barbara Lane, para se të fillojë hetimi i ngritur nga qeveria britanike pas polemikave.1 of 20Kjo zgjedhje, bazuar në vlerësimet e ngushtësisë së dyerve kundër zjarrit, ishte “në fakt një gabim”, tha Lane gjatë nisjes së fazës së fundit të seancave të komisionit (pas dëshmive të javëve të fundit të të mbijetuarve dhe anëtarëve të familjes) 10 ditë para përvjetorit të parë të katastrofës. “Një evakuim në kohë i ndërtesës, brenda gjysmë ore nga alarmi, do të ishte e nevojshme” dhe shumë më e përshtatshme, vazhdoi ekspertja, duke pranuar se “nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë”.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Arbitra e vëzhgues, tre muaj pa u paguar nga FSHF

Një nga problemet kryesore të zhvillimit të futbollit në vendin tonë është keqadministrimi brenda institucionit të FSHF-së, me pasoja të cilat më pas shfaqen thuajse çdo javë në fushat e futbollit në vendin tonë.I tillë është edhe problemi i mosshlyerjes së detyrimeve që FSHF ka ndaj gjyqtarëve apo vëzhguesve, disa prej të cilëve kanë rreth 3 muaj pa u paguar nga institucioni që drejton futbollin në vendin tonë.VipSport ka mësuar se gjyqtarë dhe vëzhgues të kategorive të ndryshme janë në pritje të pagesave të tyre, disa për një periudhë prej 3 muajsh, pasi FSHF nuk u ka shlyer detyrimet për ndeshjet në të cilat kanë marrë pjesë në këtë sezon.Askush nuk di të thotë se cila është arsyeja e kësaj vonese, por mungesa e korrektesës ndaj pagesës së detyrimeve financiare për këto kategori ka qenë problem i vazhdueshëm edhe në të kaluarën.Situata të tilla, ku për shumë syresh pagat që marrin nga FSHF shërbejnë për të siguruar jetesën, kanë qenë jo rrallëherë objekt problemesh që më pas..

Lexone