Home / Tag Archives: sigurise

Tag Archives: sigurise

Tregtoheshin jashtë standarteve. AKU sekuestron midhje, reçel, mish dhe kos

AKU ka sekuestruar produkte të skaduara në disa njësi tregtare gjatë kontrolleve në qarqet e Gjirokastrës, Beratit dhe Sarandës.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.Për këtë arsye AKU është në vazhdimësi të aksionit, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë vendin.Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar një furgon i cili shpërndante 100 kg midhje pa kushte frigoriferike dhe pa asnjë dokumentacion shoqërues. Ndaj shtetasit KristoVeizi u mor masë administrative gjobë si dhe asgjësim i menjëhershëm i produktit.Në fshatin Memaliaj të Përmetit në një subjekt me aktivitet “ minimarke..

Lexone

Sekuestrohet mbi gjysmë ton mish, shitej në restorante dhe ‘fast food’ në plazh

528 kg produkte mishi që tregtoheshin në Shëngjin, u sekuestruan pasi shiteshin në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.Policia njofton se është finalizuar operacioni “Rotten meat”, ku u sekuestruan 528 kg produkte mishi, të prodhuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, si dhe në bashkëpunim me AKU Tiranë, u bllokua punishtja ku prodhohej.Sipas policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi Arsim Çurdina, 55 vjeç, banues Kosovë.“Ky shtetas, në qytetin e Shëngjinit, me mjetin e tij, është kapur duke tregtuar në disa lokale një sasi prej 528 kg produkte mishi, të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme në një ambient në Tiranë jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, produkt të cilin, ia shiste restoranteve dhe ‘Fast Food’ në Shëngjin, si dhe pa faturë tatimore duke fshehur të ardhurat”, deklaron policia.Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, për të gjithë subjektet tregtare dhe perso..

Lexone

Blendi Fevziu: Kush po shkel ligjin për të përgjuar Ben Blushin?

Faqja e Ben Blushit ka bërë një shënim, pas publikimit të disa fotove të Ben Blushit nga ana e Sali Berishës.Bëhet fjalë për një takim që Blushi ka zhvilluar me gjyqtarin Dvorani dhe që sipas Berishës dhe mediave pranë PD-së, ka pasur si qëllim gjyqin e Vjollca Hoxhës për pronësinë e TCH.“Ben Blushi ka gati 1 vit që është shkëputur nga jeta politike në vend.Prej disa muajsh ai i është rikthyer “dashurisë së vjetër” gazetarisë, duke drejtuar një prej mediave më të mëdha në vend siç është Top Channel.Por edhe pse ai vendosi të mos ishte më protagonist në jetën publike, duket se mediat kërkojnë ta rikthjenë në vëmendje, madje duke shkelur edhe rregullat bazike të privatësisë.Duket se Ben Blushi po “përgjohet” në mënyrë aspak korrekte, nga njerëz anonim të cilët çdo takim të tijin nëpër vende publike, po e kthejnë në lajm dite.Rasti më flagrant, ishte një shkrepje nga video e kamerës së sigurisë së një hoteli, ku Blushi takohej me një person që thuhet se është gjyqtar. Pa ku..

Lexone

Djali që vrau prindërit në Peshkopi: Pranon krimin por s’e di se viktimat janë i ati dhe e ëma

Qemal Sela, 26 vjecari që vrau të enjten prindërit në Peshkopi, ende nuk ka dhënë asnjë motiv për krimin e rëndë që tronditi qytetin juglindor mesditen e së enjtes, 7 qershor.I riu është marrë në pyetje, por hetuesit thonë se ai është kontradiktor ndërsa bën deklarata mbi të cilat është forcuar se ai vuan nga sëmundje të shëndetit mendore.Madje burime brenda komisariatit, thonë se ai bën veprime të pakontrolluara ndërsa i bie me kokë mureve të ambientit ku mbahet.Gjatë deshmisë ka pohuar se e ka kryer vrasjen e dyfishtë, por nuk pranon që viktimat jane prindërit e tij.Në këto kushte, burimet thonë se pas masës së sigurisë, 26 vjecari Sela do të dërgohet në një prej spitaleve psikiatrike të vendit, pasi gjendja e tij është kritike gati në kushtet e skizofrenise.Një tjetër dyshim është se Sela është përdorues lëndësh narkotike, pasi krahët i kishte të lidhura me fasho, për këtë priten analizat.I riu ishte kthyer nga Anglia vetëm një natë para krimit.Burimet thonë se atë e k..

Lexone

VIDEO tronditëse: Grushte e shkelma kokës, policët rrahin për “vdekje” të riun

Stacioni policor i qytetit Messa në Arizonë ka publikuar një video të filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihen policët duke goditur me grushta dhe shqelma Robert Johnsonin, 35-vjeç, të cilin më pas e përplasin për tokë dhe e prangosin.Videoja që është shpërndarë në rrjetet sociale, fillon me daljen e një polici nga ashensori, i cili e ndal Johnsonin për ta marrë në pyetje.Më pas shfaqen edhe tre policë tjerë që e rrethojnë Johnsonin dhe e godasin pa mëshirë me grushte e shkelma.Kamerat e sigurisë më pas tregojnë se si policët e prangosin Johnsonin dhe i lidhin këmbët.Sipas informacioneve Johsnon është akuzuar për sjellje të pahijshme.Policia e Arizonës fillimisht është munduar ta arsyetoj veprimin e zyrtarëve policorë, duke thënë se ai është rrahur pasi i nuk i është bindur urdhrave të policisë. (TemA)

Lexone

Histori si nëpër filma: Xhaferr Mata në lidhje me 19-vjeçaren, por ishte i martuar dhe ka një djalë 2 vjeç

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që tronditi “Don Boskon” mëngjesin e kësaj të premteje.Fax News dhe gazetarja Xhensila Kodra kanë shkuar në banesën e 31-vjeçarit Xhaferr Mata, që vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni e më pas qëlloi veten me pistoletë.Familjarët e autorit të krimit kanë thënë jashtë kamerave se janë të shokuar nga ngjarja.Ata kanë shtuar se nuk kanë patur dijeni për një histori dashurie mes dy të rinjve.Familjarët kanë zbuluar se 31-vjeçari Mata ishte babai i një djali të vogël 2 vjeç dhe se prej dy muajsh ishte divorcuar nga bashkëshortja.“Ngjarje shumë e rëndë, nuk dimë çfarë të themi.Nuk jemi në dijeni të historisë së dy të rinjve.Ngjarjen e kemi mësuar kur erdhi policia në shtëpi.Djali kishte dy muaj që ishte divorcuar nga bashkëshortja. Xhaferr Mata ka edhe një djalë”, kanë thënë familjarët.Fqinjët e autorit, pasi kanë dëgjuar lajmin në TV, kanë menduar se Xhaferr Mata kishte vrarë ish-bashkëshorten, pasi me të ka patur konflikte të vazhdueshme ...

Lexone

Ndalimi i makinave jashtë stacionit, rrezik për aksidente rrugore

Pavarësisht nga paralamjërimet, drejtuesit e automjeteve të transportit publik vijojnë të ndalojnë vend e pavend për të marrë pasagjerë. Në autostradën Tiranë-Durrës ky fenomen rrezikon të kthehet në burim aksidenti.Së fundmi, Policia Rrugore e Tiranës ka monitoruar këtë segment, duke kontrolluar 50 automjete dhe vendosur masa administrative.Përveç masave administrative për mjetet e shërbimit publik, të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që kategoria e këmbësorëve të stacionohen në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse, me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.Një tjetër shqetësim për Policinë e Tiranës është mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët, duke kaluar në rrugët interurbane dhe në rrugët urbane, jo në mbikalimet apo në vijat e bardha, por në vendet e pa lejuara duke ju ndërprerë rrugën automjeteve.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Lajmërim i rëndësishëm për të gjithë udhëtarët e rrugës “Tiranë-Durrës”, policia: Shqetësimet do marrin fund

Autostrada Tiranë-Durrës dhe anasjelltas prej kohësh është shndërruar në një shqetësim të madh.Krahas degradimit të infrastukturës, drejtuesit e mjeteve të transportit vijojnë të abuzojnë me oraret, vendqëndrimet por edhe pagesat të cilat ndryshojnë dita ditës.Policia Rrugore e Tiranës ne nje njoftim per mediat thote: Nisur nga shqetësimet dhe rreziku permanent që shfaqin mjetet e shërbimit publik kryesisht në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, duke ndaluar jashtë stacioneve të miratuara për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëve jashtë stacioneve të miratuara, Policia Rrugore e Tiranës prej disa ditësh ka monitoruar pikat e rrezikut ku haset më së shumti ky fenomen dhe sot janë organizuar disa pika kontrolli për monitorimin, kontrollin dhe procedimin e tyre administrativ sipas shkeljeve të evidentuara nga agjentët verifikues.Përveç masave administrative për mjetet e shërbimit publik të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që kategoria e këmbësorëve të st..

Lexone

Kinë, 11 të vdekur e 2 të zhdukur nga një shpërthim në minierë

Njëmbëdhjetë minatorë të vdekur dhe dy të zhdukur. Ky është bilanci paraprak i një shpërthimi në një minierë hekuri në qytetin Benxi, në provincën verilindore kineze të Liaoning.Njëzet e tre vetë u shpëtuan nga zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit. Kjo është raportuar nga Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, duke theksuar se shpërthimi ka ndodhur gjatë fazës së transportit të lëndëve plasëse në hyrje minierës.Por kjo ka dëmtuar boshtin kryesor, të thellë më shumë se një mijë metra duke shkaktuar rrëshqitje dherash që kanë zënë poshtë 25 punonjës, të cilët punonin në galeri. 11 minatorë vdiqën në çast, ndërsa nëntë të tjerë u plagosën dhe u transportuan në spital. Pesë prej tyre janë në gjendje serioze, por jo kritike për jetën.Tragjedia është e fundit në një seri të gjatë aksidentesh në minierat kineze, të cilat përkundër përmirësimeve në ruajtjen e sigurisë, mbeten ndër më të rrezikshmet në botë.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Elbasan, dy të arrestuar për trafik njerëzish dhe falsifikim dokumentesh

Dy shtetas janë ndaluar në qytetin e Elbasanit pas një hetimi disamujor, të dyshuar për aktivitet kriminal në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.Në përfundim të operacionit policor të koduar “Premtimi” janë sekuestruar pasaporta biometrike, dokumente dhe certifikata të falsifikuara dhe 850 euro.Në pranga kanë rënë 60-vjeçari Musa Rama, i lindur në Librazhd e banues në Tiranë, si dhe 51-vjeçari Arben Hako, lindur e banues në Durrës, që të dy me precedentë të mëparshëm kriminalë.Të arrestuarit ishin shpallur në kërkim nga forcat blu, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në datën 4 qershor.Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata mundësonin dërgimin e shtetasve të ndryshëm në drejtim të Anglisë, Gjermanisë dhe vende të tjera të Europës, përmes falsifikimit të dokumenteve përkundrejt shumave në vlerën e 10 mijë euro apo 16 mijë eurove për person.6 qershor 2018 (gaze..

Lexone