Home / Tag Archives: shtetasit

Tag Archives: shtetasit

Vrau dy persona në 1999, kapet në Pukë i dënuari me 20 vite burg (Video)

Ndalohet dhe kapet një person i shpallur në kërkim për një vrasje të dyfishtë, i dënuar me 20 vjet burg.“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcave Operacionale të D.V.P. Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Ndue Memaj 39 vjeç, banues në Lezhë”, njoftoi Policia.Ndalimi i tij u bë pasi me 03.11.1999 ka vrarë me armë zjarri shtetasit J.N dhe A. H., dhe për këtë ngjarje, Gjykata e Apelit Shkodër me vendim nr. 407 dt 07.11.2013 e ka enuar me 20 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.PukëVijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkimKapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 20 vjet burg. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcave Operacionale të D. V. P. Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u kap dhe u ndalua shtetasi ..

Lexone

E rëndë: Djali nga Peshkopia vret me automatik nënën dhe babanë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Peshkopi, një i ri ka vrarë nënën dhe babanë.Nga informacionet paraprake mësohet se i riu kishte ardhur dje nga Anglia.Ngjarja tragjike ka ndodhur te ‘Ligja’, ku 26-vjeçari Qemal Sela ka qëlluar për vdekje me automatik babanë dhe nënën e tij.Policia ka kapur autorin e krimit të dyfishtë, ndërsa njofton se viktima kanë mbetur shtetasit Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeç.Informacioni paraprak: Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje. Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij, shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje. (TemA)

Lexone

Vlorë, sekuestrohen armë, municione luftarake dhe drogë

Policia e Vlorës ka sekuestruar armë, municione luftarake dhe drogë në stanin e një 35-vjeçari, të cilin e ka shpallur në kërkim. Policia njofton se kanë sekuestruar 4 automatikë dhe 246 kg kanabis në stanin e shtetasit A. N., ndërsa vijon puna intensive për kapjen e këtij të fundit.Në stanin e shtetasit A.N. janë sekuestruar: 4 armë zjarri tip automatik; 4 krehëra model 56; 210 fishekë model 56; 246 kg kanabis.Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, si dhe po punohet për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe ”Mbajtja pa leje e prodhimi armëve shpërthyese dhe municionit”.2 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ministria e Jashtme jep lajmin e mirë: Belgjika njeh lejet e drejtimit shqiptare

Belgjika njeh lejen e drejtimit të automjetit të lëshuar nga autoritetet shqiptareMinistria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se, për shtetasit shqiptarë që qëndrojnë në Blegjikë më pak se 3 muaj, mund të përdorin lejen shqiptare te drejtimit të automjetit.Për shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi në Belgjikë, duhet të paraqiten në komunë për t’u pajisur me leje drejtimi belge në bazë të lejes shqiptare të drejtimit.

Lexone

Shëngjin, digjet gjatë natës lokali veror

Një lokal veror me konstruksion druri është përfshirë nga flakët në Kune të Shëngjinit, ku për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.“Më datë 26.05.2018, rreth orës 04:30 është marrë njoftim se në Kune – Shengjin në Lezhë, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstrukt druri , në pronesi të shtetasit G.Ç. Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thotë policia e Lezhës.26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

E rëndë në Peqin, 35-vjeçari vdes duke korrur barin

Një burrë 35 vjeç është gjetur i vdekur në Peqin. Ilir Sharka ishte duke punuar me korrëse bari në kopshtin e I.M. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen Teqe. Dyshohet se Sharkën e ka zënë korenti.Informacion paraprak nga Policia:Më datë 22.05.2018 rreth orës 11:30, në lagjen “Teqe” Peqin, është gjetur i pa jetë shtetasi, Ilir Sharka , 35 vjeç i cili ishte duke punuar me nje korre bari që punon me tension elektrik, tek kopshti i shtetasit I.M.Nga kqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër por paraprakisht dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike që furnizonte makinën korrëse të barit dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.The post E rëndë në Peqin, 35-vjeçari vdes duke korrur barin appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

E zë korenti teksa korrte bar, vdes 35-vjeçari në Peqin (EMRI)

Kontakti me rrymën elektrike i ka marrë jetën një 35-vjeçari në Peqin. Mësohet se i riu ishte duke korrur barin me makinë, që punon me tension elektrik dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen “Teqe”.Viktima quhet Ilir Sharka, ndërsa ai është gjetur i pajetë në kopshtin e banesës së shtetasit me iniciale I.M.“Nga kqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër por paraprakisht dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike që furnizonte makinën korrëse të barit dhe si pasojë ka gjetur vdekjen”, bën me dije policia.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.22 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Ishin pa certifikatë sigurie, AKU sekuestron 58 kavanoza dhe 13 bidona me mjaltë

AKU Gjirokastër bashkё me Policinë Qarkut Gjirokastër, nё Ujin e Ftohtë Tepelenë, kryen njё operacion pёr goditjen e aktivitetit tё paligjshëm tё tregtimit të produktit “Mjalt” nga tregtare ambulante.Gjatë operacionit u konstatua se shtetasi Ediator Qibini, tregtar ambulant, po tregtona 58 kavanoza, 1 kg dhe 13 bidona plastik 2 kg, me produkt tё pretenduar me mjaltë.Mjalti ishte i pakontrolluar, pa certifikate origjine, pa raport analiza dhe pa etiketa. Tregtohej në ambiente të hapura, në kushte të papërshtatshme higjienike, të ekspozuara ndaj rrezeve tё diellit, ndotjeve dhe kushteve atmosferike.Sipas analizave laboratorike, produkti i cili pretendohej mjaltë natyral, nё fakt ishte mjaltë industrial dhe jashtë parametrave tё konsumit njerëzor.Sipas informacionit paraprak, tregtarët e blinin mjaltin industrial me çmim tё ulët, nga prodhues tё rregullt nё qytetin e Korҫёs, dhe mё pas ia hiqnin etiketat qё tregonin origjinën dhe përmbajtjen reale tё produktit, pёr t’ua shitur për..

Lexone

VIDEO: U zhduk në lumin Erzen, polombarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 20-vjeçarin

Polombarët e RENEA-s vijojnë kërkimet në grykën e Skuranës në lumin Erzen, për gjetjen e trupit të 20 – vjeçarit Xh.S.Prej orës 08.00 të ditës së sotme, polumbarët e Renea-s kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të 20 – vjeçarit, i cili dyshohet se është mbytur ditën e djeshme në lumin Erzen, në vendin e quajtur Shpella e Pëllumbasit.Kërkimet nga polumbarët kanë vijuar në gjatësinë e lumit, deri në në grykën e Skuranës, në një terren shumë të vështirë.Është devijuar një pjesë e lumit me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor dhe shumë i thepisur.Krahas kërkimeve nga polumbarët e Reneas, një grup punonjësish police të Stacionit të Polcisë Farkë, kanë vijuar krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.Gajtë kërkimeve nga Polumbarët e Renea-s, ka qenë i pranishëm edhe vëllai i shtetasit që dyshohet i mbytur.Deri në këto momente nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 20 vjeçarit. Kërkimet po vijojnë. (TemA)

Lexone

I vodhën me dhunë portofolin një qytetari, dy në pranga

Dy persona janë vënë në pranga në Mirditë pasi ditën e mërkurë dhunuan dhe më pas i grabitën paratë një personi.Policia bën të ditur se në pranga ka vënë shtetasit Angjelin Perleka, 29 vjeç dhe Erjol Shtjefanaku, 32 vjeç, të dy banues në Mirditë.Sipas policisë, këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi më datë 09.05.2018, në Rrëshen, i kanë vjedhur me dhunë portofolin ku brenda kishte rreth 200.000 lekë të reja, shtetasit N.Gj. duke e goditur fizikisht si dhe me mjete të forta.10 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone