Home / Tag Archives: shtepine

Tag Archives: shtepine

Faturë 20-milionëshe, për abonentin që s’ka hyrë ende në shtëpi

Çuditë shqiptare nuk kanë të sosur. Pa hyrë në shtëpinë e re, qytetarit i vjen një faturë e energjisë elektrike me vlerë prej gati 20 milionë lekësh.Jako Blani me kursimet e një jete dhe punës në Greqi si emigrant, prenotoi për të blerë një shtëpi të re në zonën e Qesarakës, në Tiranë.“Në 2015-ën më thotë ndërtuesi që të ka ardhur një gjobë prej 19 milionë lekësh. Kur shkova tek zyrat e OSHEE-së, më thonë që kam edhe një afrofe prej 1 milionë lekësh të vjetra. Faturën ma anuluan, ndërsa afrofenë jo”, shprehet qytetari.Jako i kërkon ndërtuesit t’i ndërpresë punimet deri në zgjidhjen e problemit.“Po jetoj prej 3 vjetësh në një shtëpi me qira, me 200 mijë lekë muaji, pasi siç e shikoni, shtëpia nuk po përfundon. Kam 3 vjet që sorollatem. Për një lidhje të paligjshme, këta të futin në burg”, thotë qytetari.Aktualisht Jako paguan tarifën e shërbimit prej 3400 lekësh të vjetra.Teksa zbresim shkallët, takojmë lexuesin e sahatit që po mat energjinë e harxhuar nga banorët e pallatit..

Lexone

Loja me thikë gjatë seksit i shkaktoi vdekjen kësaj vajze

Një burrë u dënua me 6 vjet burg pasi u shpall fajtor pasi goditi me thikë një grua gjatë “aktivitetit të çuditshëm seksual”, të cilat çuan në vdekjen e saj.Jason Gaskell, 24 vjeç, nga Mildane, Hull, ndërpreu arterjen karotide të Laura Huteson dhe venat jugore me një thikë, ndërsa kishte marrëdhënie seksuale me 21 vjeçaren në shtëpinë e tij në Hull më 27 shkurt. Ai u deklarua fajtor me një akuzë për vrasje.Gjatë dënimit, gjyqtari Jeremy Richardson tha: “Në terma të thjeshtë ju vratë në mënyrë të paligjshme një grua me të cilën keni pasur marrëdhënie seksuale duke e goditur atë përmes qafës gjatë aktivitetit seksual të dhunshëm dhe të sadomazokist”.“Rreziku i goditjes së viktimës ishte i dukshëm dhe kjo ndodhi. Ju keni marrë atë rrezik me vetëdije dhe me dashje dhe keni paguar një çmim të tmerrshëm. Çmimi i paguar, nga Laura Huteson, ishte pafundësisht më i madh. Ajo ka vdekur.”Gjatë gjykimit, Sheffield Crown Court dëgjoi se si çifti, i cili ishte takuar vetëm atë ditë, kishte p..

Lexone

Arrestime në Singapor përpara samitit Trump-Kim

Policia në Singapor arrestoi dy gazetarë jugkoreanë, nën akuzat se kanë shkelur në shtëpinë e ambasadorit verikorean, pëpara samitit midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.Policia tha se është thirrur në rezidencë të enjten pasdite.Trump dhe Kim pritet të arrijnë në Singapor të dielën, ndërsa do të takohen të martën.Trump tha se do ta shqyrtojë ftesën për Kimin në Shtëpinë e Bardhë nëse takimi në Singapor shkon mirë.Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre rajonalë duan që Koreja e Veriut të heqë dorë nga armët e saj bërthamore, por Trump ka thënë se do të duhet më shumë se një takim për të arritur këtë qëllim. Rreth 3,000 gazetarë pritet të mbulojnë takimin në Singapor.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO/ Pas Parisit, një tjetër “Spider-man” shfaqet në Kinë: Shpëton fëmijën në katin e pestë

Pas “Spider-man” të Parisit, një tjetër është shfaqur në Kinë.Një ushtar në pension u ngjit përmes ballkoneve në katin e pestë të një pallati për të shpëtuar një djalë të vogël.Zhang Xin është ngjitur në një ndërtesë banimi, deri në katin e pestë, për të arritur dy vjeçarin, i cili ishte mbërthyer në mes të dritareve.Siç bëhet e ditur, foshnja ishte lënë në shtëpinë e tij pa mbikëqyrje nga gjyshja e tij.“Unë kam shërbyer në ushtri dhe stërvitur në provincën Henan për dy vjet.Instinkti im më tha se duhej ta shpëtoja djalin”, ka thënë Zhang.Zhang Xin është krahasuar me emigrantin heroik, i cili u ngjit në pesë kate për të shpëtuar një fëmijë në Paris, më pak se dy javë më parë. (TemA)

Lexone

Gjendet e vdekur motra e vogël e mbretëreshës së Holandës

Motra e vogël e Mbretëreshës së Hollandës ka vdekur në shtëpinë e saj në kryeqytetin argjentinas, kanë njoftuar mediat lokale.Ines Zorreguieta humbi jetën në moshën 33 vjecare pasi u vetëvra. Thuhej se ajo vuante nga depresioni, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndonëse dyshohet për një vetëvrasje. Ajo ka punuar si nëpunëse civile në Buenos Aires.Ajo ishte shoqëruese e dasmës në martesën e motrës së saj, Maxima me Willem-Alexander në vitin 2002 dhe u bë kumbara për vajzën e tyre më të vogël, princesha 11-vjeçare Ariane.“Mbretëresha Maxima u trondit dhe u mërzit për vdekjen e motrës së saj”, njoftoi shtëpia mbretërore.Ajo ka anulluar angazhimet e saj të ardhshme, duke përfshirë një vizitë shtetërore në Estoni, Letoni dhe Lituani, të cilat Mbreti Willem-Aleksandër do ti shikojë i vetëm.

Lexone

Kur ta kërkon Kim Kardashian, si thua dot jo…

Ka rezultuar i suksesshëm takimi mes Kim Kardashian dhe Presidentit Donald Trump në zyrën Ovale.Modelja 37-vjeçarja kaloi një orë në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ku diskutoi me dhëndrin e presidentit, Jared Kushner, njëkohësisht këshilltar i tij, e më pas edhe me Trumpin vet për të kërkuar faljen e një 63-vjeçareje të dënuar me burg përjetë pasi ishte arrestuar në 1993-shin për trafik droge.E këtë pasdite Donald Trump ka dëgjuar këshillën e Kim Kardashian duke amnistuar 63-vjeçaren Alice Marie Johnson.Historia e Johnsonit ia tërhoqi fillimisht vëmendjen yllit të “reality show”-t, kur pa një video të shkurtër mbi të, të postuar në një medie sociale.Kim u prek aq shumë sa i kërkoi avokates së saj, Shawn Holley, t’i hidhte një sy rastit, e vendosi të paguajë për të një ekip të ri ligjor, i cili do të kujdeset me mbrojtjen e gruas, si dhe të bashkojë forcat me Kushnerin, që këmbëngul prej kohësh për një reformë federale të sistemit penitenciar.

Lexone

Burri me dashnoren bëjnë plan për ta vrarë dhe të fitojnë 250.000 euro, por…

Në gjykatën rajonale të Hamburgut ka nisur procesi gjyqësor ndaj një 39-vjeçari dhe dashnores së tij të të njëjtës moshë, te cilet akuzohen për veprën penale “tentativë për vrasje”.I pandehuri akuzohet se ka dashur të vrasë bashkëshorten e tij, për të arkëtuar fitimin nga sigurimi jetësor në një shumë prej 250.000 eurosh.Që në fillim të vitit të kaluar, ai ishte zhytur në vështirësi financiare, ndërsa bashkëshortësia po zbehej, thotë Prokuroria gjermane në Hamburg, raporton Albinfo.ch.Pas dy përpjekjeve të dështuara që të angazhojë një vrasës, dashnorja e tij ishte shprehur e gatshme të kryejë aktin.Sipas akt-akuzës, më 29 nëntor të vitit të kaluar ajo ishte fshehur në shtëpinë e çiftit.Pasi në mëngjes burri ka shkuar në punë, ajo është futur e maskuar në dhomën e fjetjes dhe ka tentuar ta vrasë me thikë bashkëshorten e tij, atëbotë 34-vjeçare.Shtetasja gjermane me prejardhje nga Maqedonia, ka arritur të arratiset në ballkon dhe të kërkojë ndihmë, ndërsa sulmuesja është lar..

Lexone

Diskutime për emrin e ri të Maqedonisë, ja alternativa e re që trazoi “ujërat” Athinë-Shkup

Një nga alternativat e propozuara për ndryshimin e emrit është “Demokracia e Krushevës” përpos tre propozimeve që dalin nga paketa e ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic, thuhet në shkrimin e radhës të gazetës greke “Ta Nea”.Por çfarë është dhe çfarë simbolizon Krusheva?Krusheva është një qytet i bukur malor. Qyteti është i banuar me shumicë popullatë maqedonase, si dhe me Vllehë, ndërsa është i rrethuar me fshatra shqiptare të kësaj Komune. Në fillim të shekullit 18-të ka qenë vetëm një fshat, por në prag të kryengritjes se Ilindenit popullsia arriti 18 000 banorë.Sipas gazetës “Ta Nea” shumica e popullsisë në atë kohë ishte vllehe-greke, ndërsa tani përbën 19 % -20 % të popullsisë.Okupimi i Krushevës zgjati disa ditë nga revolucionarët Ilindenase dhe do të mbahet mend shprehja e tyre “Liri a Vdekje”.Përgjigjia turke për kryengritjen filloi në Maqedoninë Perëndimore dhe numri i popullsisë greke që humbën jetën ishte i konsiderueshëm.Sot kryetari i Selanikut është nga Kru..

Lexone

Melania Trump rishfaqet në publik pas operacionit

Pas 25 ditësh mungesë në skenat publike dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale në veshkë,Zonja e Parë Melania Trump është kthyer mes projektorëve, duke marrë pjesë me presidentin Donald Trump në një event në Shtëpinë e Bardhë në nderim të familjeve të të rënëve në luftë. “Këtë mbrëmje @Potus (profili zyrtar i presidentit) dhe unë jemi të nderuar që po kujtojmë heronjtë tanë të rënë në luftë”, – ka shkruar Melania në “Twitter”.Tonight @POTUS & I were honored to pay tribute to our fallen heroes. Thank you to the Gold Star families that joined us in celebration & remembrance. pic.twitter.com/6oSh1t88G7— Melania Trump (@FLOTUS) June 5, 20185 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

SHBA, Melania Trump rishfaqet në publik pas operacionit

Pas 25 ditësh mungesë në skenat publike dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale në veshkë,Zonja e Parë Melania Trump është kthyer mes projektorëve, duke marrë pjesë me presidentin Donald Trump në një event në Shtëpinë e Bardhë në nderim të familjeve të të rënëve në luftë. “Këtë mbrëmje @Potus (profili zyrtar i presidentit) dhe unë jemi të nderuar që po kujtojmë heronjtë tanë të rënë në luftë”, – ka shkruar Melania në “Twitter”.Tonight @POTUS & I were honored to pay tribute to our fallen heroes. Thank you to the Gold Star families that joined us in celebration & remembrance. pic.twitter.com/6oSh1t88G7— Melania Trump (@FLOTUS) June 5, 20185 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone