Home / Tag Archives: shqiptari

Tag Archives: shqiptari

Ermal Meta: Eugent Bushpepa, zëri më i mirë në Eurovision

I ftuar në “Top Show Magazine”, Ermal Meta vlerësoi lart një nga konkurrentët që ai pati në Festivalin Europian të Këngës. E sipas tij, më i miri në Eurovision ishte ai shqiptari që përfaqësonte Shqipërinë, Eugent Bushpepa. “Më duhet të them të drejtën. Eugenti këndoi shumë më mirë se unë. Është një këngëtar jashtëzakonisht i mirë. Këndoi më mirë nga të gjithë atje”, u shpreh Ermal Meta. E fakti se Italia nuk e vlerësoi me pik për këngëtarin shqiptar që përfaqësoi Italinë në Eurovision, ishte një tradhti. “Fakti që Italia nuk i dha 12 pikë Ishte një tradhti e vogël. I dhanë pikë Norvegjisë, nuk e kuptoj”, tha Ermali gjatë intervistës me Alban Dushin në “Top Show Magazine”. 7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Protesta e opozitës, reagon Rama: Faleminderit demokratëve që refuzuan babaleprotestën, qesharake dhe e pabesë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e opozitës. Ai ka falenderuar demokratët që kanë refuzuar ftesën për t’ju bashkuar duke e konsideruar tubimin e sotëm si qesharak dhe të pabesë. “ Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë”, nënvizon Rama. (TemA)

Lexone

Ky është shqiptari që ka rregulluar pamjen e Christina Aguileras në këngën e re

Nëse prisni që të lexoni emrin e Marios në këtë artikull, atëherë po gaboheni. Këngëtarja e famshme Christina Aguilera, sapo ka lançuar këngën e saj më të re, “Fall in Line”. I believe our paths were destined to cross and I am so proud to come together from the pasts we’ve overcome; to the strong women we are today! You are truly a GEM, I have immense love and respect for you! You are an inspiration for future young girls of your generation. Beautiful work! #FallInLine @ddlovato A post shared by Christina Aguilera (@xtina) on May 16, 2018 at 7:04am PDT Ky projekt muzikor është një bashkëpunim me Demi Lovaton dhe që ka rezultuar në një sukses të madh. Megjithatë, ajo çfarë ne nuk dinim ishte se një shqiptar është kujdesur për stilin e flokëve të Aguileras. #bts of #ChristinaAguilera . It was an honor to do @xtina #hair for her new music video #fallinline with @ddlovato. thanks for the opportunity and photo @lukegilford A post shared by Marki (@markishkreli) on May 17, 2018 at ..

Lexone

Ekzekutoi me sëpatë gruan në Gjermani, rrëfehet shqiptari: E vrava për një mesazh. Ja çfarë i zbulova në celular

“E vrava sepse nuk ma lejonte të lexoja njq mesazh në celularin e saj” Kjo ka qenë dëshmija fillestare e një shqiptari nga Kosova që vrau gruan e tij me sëpatë. Ai ka dalë sot para gjykatës në Gjermani ku ka treguar se si në 1 tetor të vitit të kaluar në Siegburg, ku Rushit K. 37 vjeç (Emër i ndryshuar) goditi me sëpatë gruan e tij Donika duke e lënë të vdekur në vend. Sipas dëshmisë në gjykatë, ditën e tragjedisë Donika ka marrë një SMS nga ish i dashuri dhe nuk lejonte 37-vjecarin të lexojë atë. Kjo shkaktoi një përleshje verbale, e cila përfundoi brutalisht me vdekjen e saj. Ndërkohë, avokati Ziemer thekson se Rushiti e donte gruan, megjithatë mendon se “ajo e kishte keqpërdorur dhe kishte luajtur me dashurinë e atij”. Rushiti kishte ardhur si refugjat në moshën 17-vjeçare në Gjermani. Ai punonte si ndihmës në kuzhinën e Bonnit dhe kishte njohur gruan e tij në vendlindje. Në vitin 2017 ka marrë me vete edhe gruan e tij Donikën nga Kosova. Për shkak të problemeve nga skizofrenia..

Lexone

Alarm në Turqi: Vjen kanabis i modifikuar nga Shqipëria, provokon skizofreni

Turqia po lufton në një front të ri kundër drogës. Skunk, (Qelbësi) një lloj i ri kanabisi, i modifikuar gjenetikisht po përhapet me shpejtësi, shkruan Daily Sabah. I njohur për aromën e fortë (nga e cila ka marrë edhe emrin), kjo drogë e re ka zëvëndësuar “Bonzai”-n, një drogë sintetike, deri dje shumë popullore mes të rinjve. Vitet e fundit përdorimi i sintetikes Bonzai ka rënë me 80%, dhe është zvëndësuar me shpejtësi nga përdoruesit, që thonë se “Skunk” është një drogë organike dhe si e tillë, më pak e dëmshme. Ekspertët thonë se është e vërtetë që ky lloj i ri kanabisi që është futur në Turqi, pra “Skunk” nuk shkakton të njëjtën gjendje të rëndë fiziologjike si sintetikja Bonzai, por mbetet një drogë e fortë që mund të provokojë skicofreni apo forma të tjera të sëmundjeve mendore. Për herë të parë ky lloj i ri kanabisi u kap në operacionet e antidrogës disa vite më parë. Vetëm në Stamboll, në 17 muajt e fundit, policia sekuestroi 3.9 ton. Së fundmi, për këtë lloj droge u fol p..

Lexone

I dyshuar për lidhje me ISIS, shqiptari nga Berati ndalohet në Kakavijë

Autoritetet greke kanë arrestuar pasditen e së hënës në pikën kufitare të Kakavijës, shtetasin Leonardo Rustemi nga Berati. Sipas policisë, emri i Rustemit ishte në listën e personave të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste ISIS. Raportohet se ai kishte jetuar për disa vjet në Lindjen e Mesme dhe Turqi dhe figuronte në listën e të dyshuarve si anëtar i Shtetit Islamik. Ai po udhëtonte me autobusin e linjës Berat-Athinë dhe kishte destinacion Pireun. Rustemi u ndalua gjatë kontrollit të dokumenteve në doganën greke të Kakavijës, ndërkohë që kishte kaluar normalisht kontrollin në pikën shqiptare. Ai do të dërgohet në gjykatën e Janinës, e cila do të vendose nëse do të gjykohet në Greqi apo do të ekstradohet për llogari të ndonjë vendi tjetër.

Lexone

Shqiptari me pasaportë spanjolle kapet me 6 kg heroinë (Foto)

Mbi 6 kg heroine janë kapur në një automjet super luksoz në portin e Igumenicës. Në automjetin tip “Mercedes-Benz” S-Class, që drejtohej nga një shqiptar me pasaportë spanjolle, u gjetën dhe sekuestruan 14 pako alumini dhe karboni që përmbanin 6 kg 80 gram heroinë. Në pranga ka rënë drejtuesi 38-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Droga u zbulua nga qeni i policisë “Lesi”. Mjeti do të hipte në traget për në Itali. 20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Turqi, arrestohet një shqiptar me 9.7 kg kokainë në valixhe (Foto)

Një shtetas shqiptar, me iniciale N.K., 48 vjeç, është arrestuar në aeroportin e Stambollit, pasi i janë gjetur në valixhet e tij 9.7 kg kokainë. Mësohet se shqiptari kishte mbërritur në 2 maj nga Brazili. Policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe ka vënë në pranga poseduesin e saj. 1 of 3 Atatürk Havalimanı'nda valizinde 9 kilo 709 gram kokain ele geçirilen yabancı uyruklu kişi tutuklandı. ( İstanbul Emniyet Müdürlüğü - Anadolu Ajansı ) 14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Turqi, arrestohet një shqiptar me 9.7 kg kokainë në valixhe

Një shtetas shqiptar, me iniciale N.K., 48 vjeç, është arrestuar në aeroportin e Stambollit, pasi i janë gjetur në valixhet e tij 9.7 kg kokainë. Mësohet se shqiptari kishte mbërritur në 2 maj nga Brazili. Policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe ka vënë në pranga poseduesin e saj. 14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kjo nuk pritej/ Kendall Jenner përshëndet të gjithë shqiptarët (Video)

Supermodelja e famshme dhe motra e Kim Kardashian, Kendall Jenner na ka habitur me një video të sajën ku përshëndet të gjithë shqiptarët. Met! @tiffanyandco #tiffanypaperflowers #ad A post shared by Kendall (@kendalljenner) on May 7, 2018 at 9:13pm PDT Ajo shfaqet së bashku me një djalë në këtë video dhe dërgon përshëndetje për Zvicrën dhe Shqipërinë. “Përshëndetje, Zvicër, përshëndetje Shqipëri”, thotë modelja, duke dërguar edhe një puthje. Kendall Jenner përshëndetje për të gjithë shqiptarët A post shared by Zone e Lire (@zoneelire.al) on May 10, 2018 at 3:03am PDT Kujtojmë se edhe motra e famshme e saj, Kim Kardashian, ka përshëndetur para disa kohësh shqiptarët me një video ku fliste shqip, të cilën e ka hedhur Mario, shqiptari që është njëkohësisht artisti personal i makeup-it të saj. “Sa bukur Mario…Marshallah shumë bukur”, u bë shprehja hit në atë kohë. paper hearts by @renellaice @tiffanyandco #TiffanyBlue #TiffanyPaperFlowers #ad A post shared by Kendall (@kendal..

Lexone